Basha: Rama e donte Valdrin Pjetrin në Shkodër për të garantuar rrugët e trafikut

Përmes një deklaratë për shtyp, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka folur rreth zhvillimeve të fundit politike, për krerët e rinj socialist të bashkive dhe faktet që akuzojnë Valdrin Pjetrin për trafik droge.

Basha është shprehur i bindur se kryeministri Edi Rama ishte tërësisht në dijeni të dënimit të Valdrin Pjetrit në Itali, por sërish e dërgoi në Shkodër për ta zgjedhur kryebashkiak, pasi e donte atë për të garantuar rrugët ndërkombëtare të trafikut të drogës dhe qenieve njerëzore.

“Valdrinin e çoi në Shkodër Edi Rama, duke e ditur se kush ishte edhe vëllai i tij, duke inauguruar hotelin e drogës. Dhe me qëllimin që ai të garantonte trafikun e drogës dhe të qenieve njerëzore në rrugën e Ballkanit, të cilat kalojnë përmes Shkodrës”, tha Basha.

Edi Rama e dinte shumë mirë kush ishte Valdrini, tha Basha, por atij i duhej pikërisht Valdrini në Shkodër si kryetar i bashkisë dhe si drejtues politik.

“Për Valdrinin, Edi Rama hyri në Shkodër i armatosur me forca speciale. Për Valdrinin, Edi Rama ishte i gatshëm të fuste Shkodrën në përplasje civile. Për Valdrinin, Edi Rama e provokoi Shkodrën me një 2 prill të dytë”, tha kreu i PD-së.

Basha renditi edhe emrat e disa kryebashkiakëve të tjerë të PS që, sipas tij, janë të përfshirë në vjedhje votash dhe bashkëpunim me krimin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet