Basha ironizon Ramën: Ma akuzoi se flija gjumë në bashki sepse s’jepja leje për kulla

Kreu i PD-së Lulzim Basha foli në intervistën për emisionin “Open” në “Top Channel” mbi lidhjet e qeverisë me oligarkinë dhe tenderat e paracaktuar për klientët e qeverisë.

Mes të tjerash kryedemokrati iu përgjigj me ironi batutave që i janë bërë nga kryeministri se ka fjetur gjumë në kohën kur drejtonte bashkinë e Tiranës.

Pjesë nga intervista

Cili është profili i oligarkut shqiptar?

Kjo është një gjë që mund ta bëni ju si gazetare në mënyrë më interesante se unë. Kjo nuk është puna ime. Oligark është një njeri që ka marrë burimet natyrore, tokën, detin etj., që nuk i ka marrë me meritë, por se ka lidhje me qeverinë.

Ju thoni një grusht i vogël?

Po një grusht i vogël njerëzisht të afërt me qeverinë.

Ju i keni dhënë 1.3 miliardë lekë kur keni qenë në Bashkinë e Tiranës, Fushës?

Kur kam qenë unë në bashki, nuk kam dhënë asnjë tender të drejtpërdrejtë. Më kanë akuzuar mua se kur kam qenë kryetar bashkie kam fjetur gjumë. Se po mos të japësh leje për kulla fle gjumë dhe kur jep leje ndërtimi, quhesh i zhdërvjellët.

Ju akuzojnë se keni lidhje me oligarkë dhe  kriminel?

Ka pesë vite që ka të gjitha pushtet, më kontrollon mua kunatin, vëllain, të gjithë familjen, o ti gjej dhe t’i vërtetojë akuza ose ta qepi. Ka pesë vite që i ka të gjithë pushtet në dorë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet