×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Basha e dërgoi si drejtues politik edhe në Shkodër, përkrahësit e Berishës tallen me 7 postet e Alibeajt

Pas largimit të Helidon Bushatit, drejtimin politik në Shkodër Basha ia ka besuar Enkelejd Alibeajt, që merr kështu postin e shtatë nga Basha. Reagimet në rrjetet sociale janë të shumta. Ndiqini më poshtë disa prej tyre:

NARD NDOKA

Sikur të gjithë të largohen, s’ka problem për Lulin! Alibeaj e Gjekmarkaj zëvendësues për çdo vrimë..!

EDMOND SPAHO

Urime të nxehta për këtë sihariq! Sa shumë kishim nevojë!!! U bë deti kos. Që nga Shkodra gjer në Vlorë, partia po shpërndahet si vaji në lakra. Ta dinte Fan Noli, nuk do e kishte bërë thirrjen që të ngriheshin që nga Shkodra gjer në Vlorë. Pas dorëheqjes së kryetarit të grupit parlamentar dhe zëvendësimin me Alibeajn, pasi e çuan drejtues politik në Vlorë ku me beteja legjendare kaliti çelikun e Lulit, tani po e çojnë në Shkodër. A thua që Shkodra nuk ka djem e vajza plot. Është bërë si Kiu Fiu që bridhte kurs me kurs. I propozoj të marrë me vete si zëvendës në Shkodër Kapllanajn e Mallakastrës për ta pasur “suksesin” të sigurtë.

EDI PALOKA

Memet nuk mjaftojnë më! Pak ditë më parë kur kryetari i sektit të bravave dhe vulës “shkarkoi” menjëherë gjysmën e kryesisë dhe 220 anëtarë të Këshillit Kombëtar (pasi të gjithë këta, bashkë me 5 mijë delegatë të Kuvendit dhe 44 mijë anëtarë të PD e kishin shkarkuar ndërkohë atë si kryetar), unë bëra një postim në fb: “Koha për të bërë karrierë në partine e Lulit. Kanë mbetur më shumë poste se sa ka anëtarë!” Sot, pas dorëheqjes së Helidon Bushatit, Luli nuk zhgënjeu prape; edhe Shkodrën ia dhe E.A. Është posti i shtatë që E.A do duhet të mbaje tani…! Në fund te fundit çfare rëndësie ka, kjo për sektin e bravave është thjesht lojë!

ZIRKON DISHA

Berni Alibeaj ku ka vrimë, mbushe me Enkelejdin.

ADRIANA KALAJA

Si është ai skeçi i kohës së Dullës? Kemi 7 kamiona dhe i ndajmë në 27 bataliona.

BLEDI KASMI

Pyeta njërin te selia për një numër telefoni të një tekniku lavatriçeje, më kishte dhënë numrin e Enkeleidit…pis milet!

YLLI MANJANI

Pra laj thaj ky Nul Blindi mbeti me Enkeled Alibeajn. Ka edhe Gazin po e ka për punët e shtëpisë.. Enkeledin ka nënkryetar disa herë, kryetar grupi, kryetar i disa komisioneve, i deleguar në disa vende, deputet, anëtar po e po, bodyguard, jurist… 97% dmth. Po iku edhe Enkeledi ç’ndodh me 97%?! Parti e fortë shumë! U rroftë e ardhmja se e sotmja u ka shku për lesh. Nul hesapi… 7×7=? 42 ore, mos harroni!

JULIAN DEDA

Sa i marum je mor Lul. Ne Patos nuk të priten, ktheve rruge. Ato pak njerëz që kishe, po të ikin përditë dhe tani të kanë ngelë aq pak sa je i detyruar të çosh të njëjtin drejtues politik në 3 qarqe. A të vjen zor mor burrë…!?

ARNOLD KARIQI

Ka zëra që pasi lali Eri të shkarkojë Armand Dukën nga kreu i FSHF, në postin e tij do të komandohet Enkelejd Alibeaj duke qenë se është edhe anëtar i bordit drejtues të FSHF-së!

KRESHNIK OSMANI

Të presësh që Enkelejd Alibeaj të fitojë Shkodrën, është njëlloj si të presësh që Boris Xhonson të krehë flokët!

ERGES ESKIU

Epo kjo punë?!

Enkelejd Alibeaj

1.N/kryetar i PD

2.Kryetar i grupit parlamentar

3.N/kryetar i grupit parlamentar

4.Drejtues politik i qarkut Fier

5.Kryetar i emëruar i Partisë Demokratike Dega Vlorë

6.Drejtues politik i qarkut Shkodër

7.N/kryetar i Komisionit të Ligjeve

Miqtë e mi, mos u çudisni, Enkelejdi nuk është Superman të mbajë kaq shumë detyra, madje edhe Superman dy detyra kishte, të punonte për të mbajtur veten dhe të shpëtonte njerëzimin kur lipsej nevoja, por thjesht Lul Bashës i kanë ikur bletët nga kosherja dhe s’di ç’bën.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Nga ‘I nderuari Edi Rama”, tek ‘Edi’, analiza e REL: Si u ngroh raporti Rama-Vuçiç

Nga ‘I nderuari Edi Rama”, tek ‘Edi’, analiza e REL: Si u ngroh raporti Rama-Vuçiç

Publikuar më 26.05.2022
Dikur ka qenë “i nderuari Edi Rama”, sot është “Edi” – kësht...

Dikur ka qenë “i nderuari Edi Rama”, sot është “Edi” – kështu janë zhvilluar ndër vite marrëdhëniet ndërmjet presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Prej përplasjeve që patën gjatë takimit të parë zyrtar në Beograd, në vitin 2014, për shkak të statusit të Kosovës, është arritur deri aty që Vuçiç, […]

Lexo më shumë

Rrëfimi i Françesko Tottit: Nuk është hera e parë në Tiranë, kam qenë kalimthi, jo si turist

Rrëfimi i Françesko Tottit: Nuk është hera e parë në Tiranë, kam qenë kalimthi, jo si turist

Publikuar më 25.05.2022
Ish-kapiteni i Romës, Francesco Totti, ka dhënë sot një inte...

Ish-kapiteni i Romës, Francesco Totti, ka dhënë sot një intervistë ekskluzive me gazetarin e sportit, Endi Tufa. Francesco si ju duket kjo finale këtu në Tiranë? E shoh shumë të bukur këtë finale, gjithmonë është e bukur kjo ndeshej pasi vjen pas shumë ndeshjeve të luajtura në sezon dhe të mbërrish deri këtu do të […]

Lexo më shumë

Kronologjia e zymtë e sulmeve masive në Shtetet e Bashkuara, pas masakrës në Teksas

Kronologjia e zymtë e sulmeve masive në Shtetet e Bashkuara, pas masakrës në Teksas

Publikuar më 25.05.2022
Sulmi i së martës në një shkollë në Teksas që la pas vetes 1...

Sulmi i së martës në një shkollë në Teksas që la pas vetes 19 nxënës të vrarë, është i fundit në një varg sulmesh masive në Shtetet e Bashkuara. Disa nga viktimat e sulmit në Teksas Më poshtë është një përmbledhje e sulmeve masive në vitet e fundit, kryer nga agjencia Reuters. BUFFALO, 14 maj […]

Lexo më shumë

Dreka zyrtare para finales së Conference League, FSHF mbledh drejtuesit e UEFA-s dhe legjendat e futbollit europian

Dreka zyrtare para finales së Conference League, FSHF mbledh drejtuesit e UEFA-s dhe legjendat e futbollit europian

Publikuar më 25.05.2022
Federata Shqiptare e Futbollit ka organizuar sot një drekë m...

Federata Shqiptare e Futbollit ka organizuar sot një drekë me miqtë e ardhur me rastin e finales së Conference League, duke filluar që nga Presidenti i UEFA-s, Alexander Ceferin, zyrtarë të lartë të qeverisë së futbollit europian, presidentë federatash, drejtues dhe legjenda të klubeve finaliste, Roma dhe Feynoord. Në këtë drekë ishte i pranishëm edhe […]

Lexo më shumë

Biden bën thirrje për kontroll të armëve pas 21 viktimave në Teksas

Biden bën thirrje për kontroll të armëve pas 21 viktimave në Teksas

Publikuar më 25.05.2022
Nëntëmbëdhjetë fëmijë dhe dy të rritur kanë vdekur nga të sh...

Nëntëmbëdhjetë fëmijë dhe dy të rritur kanë vdekur nga të shtënat në një shkollë fillore në jug të Teksasit, teksa presidenti amerikan, Joe Biden, ka bërë thirrje për kontroll të armëve. Sulmi u krye në shkollën fillore Robb, në qytetin Uvalde, rreth 135 kilometra në perëndim të San Antonios. Qyteti me 16,000 banorë ndodhet rreth […]

Lexo më shumë

Holandezët dhe italianët ‘pushtojnë’ Tiranën, festë në rrugët e kryeqytetit (FOTOT)

Holandezët dhe italianët ‘pushtojnë’ Tiranën, festë në rrugët e kryeqytetit (FOTOT)

Publikuar më 25.05.2022
Tirana u është “dorëzuar” mijëra tifozëve të ardhur nga Ital...

Tirana u është “dorëzuar” mijëra tifozëve të ardhur nga Italia dhe Holanda për të ndjekur finalen e madhe Roma-Feyenoord. Në rrugët e kryeqytetit s’ka atutomjete, por vetëm këmbësorë, muzikë dhe alkool. Holandezët janë pozicionuar pranë Pedonales së kryeqytetit, aty ku është fanzona e tyre, ndërsa italianët qëndrojnë kryeisht në zonën e ish-Bllokut dhe te fanzona […]

Lexo më shumë

‘Dukej si shitës fshesash’, Holanda kujton pas 31 vitesh Artur Lekbellon dhe njerëzit me rrecka në Tiranë

‘Dukej si shitës fshesash’, Holanda kujton pas 31 vitesh Artur Lekbellon dhe njerëzit me rrecka në Tiranë

Publikuar më 25.05.2022
Feyenoord ka luajtur edhe më parë në Shqipëri. Në vitin 1991...

Feyenoord ka luajtur edhe më parë në Shqipëri. Në vitin 1991 zbriste në fushë kundër Partizanit në Kupën e Kupave. Dueli luhej në “Qemal Stafa”, tani “Arena Kombëtare” moderne që pret finalen e parë të Conference League. Në fushë në atë ndeshje ishte edhe Artur Lekbello, i cili dje ka takuar holandezët në kryeqytet, ndërkohë […]

Lexo më shumë

Finalja e Conference League, pjesëtarët e Policisë së Kosovës vijnë në Tiranë

Finalja e Conference League, pjesëtarët e Policisë së Kosovës vijnë në Tiranë

Publikuar më 25.05.2022
Për sigurinë gjatë finales Conference League me fillim nga o...

Për sigurinë gjatë finales Conference League me fillim nga ora 21:00 në stadiumin “Air Albania” mes ekipit italian, AS Roma dhe atij holandez Feyenoord, do të kujdeset edhe Policia e Kosovës. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, konfirmoi për Express se për këtë ndeshje policia do t’i dërgojë disa zyrtarë policor atje. Referuar bashkëpunimit të […]

Lexo më shumë