Ballkani, BE të bashkohet me SHBA

Christian Schwwarz-Schilling

Ndër çështjet e diskutuara në Forumin Strategjik të Bled, i cili u zhvillua në Slloveni në fillim të këtij muaji, ishte integrimi i mëtejshëm i shteteve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Dhe ndërsa ministrat e jashtëm nga shtetet e Ballkanit ishin duke marrë pjesë, nuk ishin dukshëm më pak diplomatët e lartë nga vendet ekzistuese anëtare të BE-së. I ftuari që tërhoqi vëmendjen më të madhe ishte Mattheë Palmer, i dërguari i posaçëm i SHBA-së për rajonin. Edhe një herë, SHBA ka shfrytëzuar iniciativën dhe ndërmori hapin e parë në përpjekje për të zgjuar një BE aktualisht të kapur nga problemet e veta. Uashingtoni po shpreson t’i sjellë vendet e Ballkanit Perëndimor, aktualisht në një vend pa mbarim, në tryezën e bisedimeve dhe t’i drejtoi ata drejt një zgjidhjeje të vërtetë për mosmarrëveshjet e tyre të vjetra. Në fakt, duhet t’i mbetet BE-së të trajtojë problemet e rajonit dhe të promovojë në mënyrë aktive integrimin e mëtejshëm evropian të vendeve. Por në vitet 1990, kur Bosnja dhe Hercegovina, dhe më vonë Kosova, u përfshinë në luftëra të tmerrshme, ishin iniciativat e SHBA që i vendosën gjërat në rrugën e duhur.

Duke kundërshtuar ndikimin e Rusisë

Por përvoja e kaluar na ka treguar që vetëm zgjidhjet e bëra midis SHBA dhe Evropës janë përmbushur me sukses të qëndrueshëm. Deri më tani, të gjitha ndërmarrjet e BE-së kanë qenë jo-realizuese dhe jo-efektive; ne mund të jemi mirënjohës për iniciativat amerikane, edhe nëse ata nuk i pëlqejnë disa në Evropë. Presidenti amerikan Donald Trump shpreson të shënojë një sukses para zgjedhjeve presidenciale në vitin 2020, dhe pamjet e tij janë vendosur në bllokun midis Serbisë dhe Kosovës, sipas Daniel Serëer, një ekspert amerikan në rajon. Vëzhguesit gjithashtu besojnë se SHBA nuk dëshiron ta braktisë rajonin ndaj ndikimit rus – i cili tashmë është bërë shumë i fortë. Ekziston një marrëveshje e përgjithshme që fokusi i të Dërguarit Special Palmer është në Serbi dhe Kosovë. Diskutimi rreth shkëmbimit të rrezikshëm të territorit midis dy vendeve, i cili do të kishte pasoja shkatërruese për Bosnje-Hercegovinën dhe shtetet e tjera në rajon, ka qenë jashtë tryezës që nga konferenca e Ballkanit Perëndimor në Berlin në fund të prillit. Unë kam paralajmëruar për një kohë të gjatë kundër demarkimeve të tilla të reja kufitare përgjatë vijave etnike, dhe shpresoj që tani është e qartë se bashkësia ndërkombëtare pajtohet me traktatet e paqes për këtë pozicion të fortë. Palmer ende nuk ka dhënë një deklaratë të prerë për këtë çështje. Sidoqoftë, ai ka një mesazh: SHBA nuk dëshiron të shohë shtete mono-etnike, por shoqëri civile, në Ballkan – një qëllim në përputhje me qëndrimin gjerman dhe evropian.

Qartësia e nevojshme nga BE

A nuk duhet që BE-ja të ngrihet dhe të emërojë një të dërguar special për të ndihmuar në bisedimet e ngecura midis Beogradit dhe Prishtinës, një i dërguar i cili gjithashtu do të jetë përgjegjës për Ballkanin Perëndimor? Ky do të ishte hapi logjik. A nuk është koha për t’i dhënë një zë pakicës serbe që jeton në Kosovë dhe jo thjesht të presësh derisa Beogradi të ecë në rrugë? Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, kohët e fundit u takua me senatorët e SHBA Ron Johnson dhe Chris Murphy. Johnson, një republikan, është një ekspert për çështje të sigurisë brenda dhe jashtë vendit – kjo është një shenjë e mirë. BE duhet të lëvizë për të bashkëpunuar me ShBA për këtë çështje sa më shpejt që të jetë e mundur, për të shtuar një perspektivë evropiane në bisedime. Ne gjithashtu duhet të pyesim nëse Bosnja dhe Hercegovina, e cila përjetoi konfliktin e tmerrshëm etnik në vitet 1990, nuk ka qenë për vite me radhë peng në konfliktet në Ballkan. Duhej të ishte bërë e qartë kohë më parë se ambicia e Milorad Dodik, anëtari serb i Bosnjës i presidencës së vendit, për të arritur pavarësinë për Republikën Srpska do të shërbente vetëm për shkatërrimin e Bosnje-Hercegovinës. Meqenëse BE-ja padyshim nuk është në gjendje të arrijë një qëndrim të qartë për këtë çështje, SHBA gjithashtu do të duhet të sqarojë çdo paqartësi në lidhje me këtë çështje. Bisedimet thjesht nuk mund të lihen tek ish-shtetet armike të Serbisë dhe Bosnje-Hercegovinës, dhe uniteti i Bosnje-Hercegovinës po dëmtohet nga politikat e Republikës Srpska. Duhet të ketë një zgjidhje të qartë për këtë çështje, për të respektuar Marrëveshjet e Dejtonit për të cilat u negociuan, në pjesën më të madhe, nga SHBA. Ende ka shpresë se SHBA dhe Bashkimi Evropian kanë përvojë të mjaftueshme me historinë për të njohur rëndësinë e bashkëpunimit, duke i lejuar ata të lëvizin në të njëjtin drejtim me iniciativën e re të Palmer dhe Komisionin Evropian të sapoemëruar.

*Autori ka qenë ministër gjerman për Komunikacionin nga viti 1982 deri në 1992. Ai hoqi dorë nga posti i tij si protestë kundër mosveprimit të qeverisë për Luftën në Bosnje. Në vitet 2006-2007 ai shërbeu si përfaqësues i lartë i Bosnjës dhe Hercegovinës në kuadrin e Marrëveshjes së Dejtonit si dhe përfaqësuesit special të BE-së për Bosnje dhe Hercegovinën. Marrë nga DW anglisht. Përshtati në shqip Erjon Dervishi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet