Autogol-Raport: ‘Shame on you’

Arben Manaj

Kur lexova raportin e fundit te OSBE-ODHIR-it, nuk pata asnje ndjenje triumfalizmi personal, sepse ne ate bote jo te larget, pra, para zgjedhjeve, kam fshikulluar publikisht OSBE per qendrimin e saj atipik dhe ademokratik, duke lejuar zgjedhje te trupshme, sic bente Enver Hoxha, i cili do s’perdridhej ne varr per faktin qe nuk e kishte ftuar qe kur ishte gjalle OSBE-ne, qe te monitoronte zgjedhjet e tij te qeta.

Nuk u ndjeva i tille, edhe pse publikisht ne median sociale, kam deklaruar se “edhe pse jam ne Shqiperi, nuk do te votoj ne zgjedhje farse, pasi kam jetuar cerek-shekulli ne Perendim dhe ora ime tregon 2019 dhe jo 1979.”

Nuk dua te merrem fare me te gjeturat e raportit, pasi OSBE ne qender ne Vjene a kudoqofshin, ka ende njerez qe dine t’i therrasin mendjes dhe ne thellesi te shpirtit jane demokrat dhe nuk jane grykes, sepse u del rroga.

Ajo qe me shqetesonte qe ne prag te fushates, ishte habia e pashpjegueshme, pavaresisht nga qellimi i “ndeshkueshmerise se precedentit te rrezikshem”, sic u justifikua, mosmarrja pjese e opozites ne zgjedhje.

OSBE-ja, si organizate qe ka relevance funksionimi vetem ne shtete me demokraci te brishte qe nuk dine te bejne sic duhet zgjedhje, ose jo perfekte, ka deshtuar masivisht ne rastin e Shqiperise, sic e verteton vete raporti i tyre.

Ka deshtuar me miopine e saj jo fiziologjike, ne rastin me te zbutur, dhe protagonizmin dhe aneshmerine e pafalshme me nje pale ne zgjedhje.

Tashme publiku shqiptar eshte ne dijeni te qendrimeve te ambasadorit te kesaj organizate ne Tirane, i cili sillej, sic nuk guxon me siguri as me familjen e vet ne Gjermani, nese ka.

Raportet e tij ne qender me siguri jane te regjistruara dhe lipset qe kjo organizate t’i analizoj per deshtimin dhe tolerimin e asaj qe po ndodhte gjate fushates, qe do duhet t’i kishte parashikuar se c’mund te ndodhte, sic edhe ndodhi, e qe tashme jane pjese e raportit.

Cdo vleresim qe ajo ka bere per shume hapa dhe veprime apo mosveprime te autoriteteve pergjegjese te zgjedhjeve ne vend, dhe sesi po shkonin zgjedhjet,  do duhet te kishin sherbyer si kambana alarmi te nje farse, qe sigurisht e kane toleruar me vetedije.

Nuk besoj se selia e OSBE-se ne Tirane te jene aq naïve, aq te paafte ne kryerjen e detyres, sepse kjo do te ishte nje arsye me shume, per padobine dhe irelevancen e tyre, te metutjeshme ne Shqiperi, per te cilen paguhen, apo sic e cilesojne anglezet “not fit for purpose”.

Korrigjimi a rekomandimi mes rekomandimesh bajate dhe te riperseritura nder dekada, qe ben zakonisht OSBE-ja, do ishte shkundja dhe riformatimi i stafit te OSBE-se ne Tirane, qe nga Mr. “Shame on You”, e deri tek gjithe zinxhiri i dobet, qe lidh Tiranen  me Vjenen.

Ironia e fatit e ben akoma me te veshtire, nese kete organizate do e drejtoj sipas rradhes, dhe me pak per shkak te merites dhe ekspertizes,  Shqiperia, e aq me teper, nese perfaqesuesi i saj vjen nga rradhet e qeverise fajtore, per kete shemti elektorale, si zgjedhjet e 30 qershorit.

Nuk po them ate qe dihet se poqese nuk ka vende problematike si Shqiperia me zgjedhjet, kjo organizate dhe zyrtaret e tyre, nuk do ishin ne marredhenie pune, dhe paguheshin majmerisht, per te shamgur sa me shume raporte te tilla autogol.

Te gjithe ata nderkombetare, perfshi edhe amerikanet e Trumpit, qe certifikuan zgjidhjet, qe i decertifikoj ky raport autogol, i kane lene shqiptaret ne balte dhe rane poshte nivelit te tyre te konceptimit te demokracise, pasi i bojkotuan masivisht zgjedhjet alla-komuniste te 2019-es.

Te pakten, le te bejne edhe ata nje mea culpa, nese do duan te mbeten serish ne zemrat e shqiptareve si fanar te demokracise, dhe jo “korrektor”, qofte edhe kufijsh per PR presidencial a elektoral.

Shqiptaret tashme e dine se çfare do thote ne anglisht; “Shame on you”, dhe nuk pertojne ta shqiptojne kur e ndjejne se duhet thene, per kedo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet