Asteroidi në madhësinë e Kullës Eifel kërcënon sot Tokën

Një asteroid masiv, më i madh se Kulla Eifel, po qarkullon sot në afërsi të Tokës, paralajmëron NASA.

Nëse shkëmbi do të bjerë mbi Tokë do të lërë një krater 3-4 milje dhe shkatërrim masiv.

2019 GT3 është pothuajse aq i madh sa një rrokaqiell, me një diametër prej 400 metrash.

Nëse do të lëshohet drejt planetit tonë, ka të ngjarë që të shpërthejë në atmosferë dhe mandej të rrëzohet mbi Tokë, duke shkaktuar dëme masive.

“Shkencëtarët e kanë vendosur atë në kategorinë e asteroidëve potencialisht të rrezikshëm (PHA) të përdorur nga astronomët për të përshkruar disa objekte afër Tokës që mund të kenë “afrime të shpejta kërcënuese”, sqaron CNEOS.

Takimi ynë i ngushtë me 2019 GT3 vjen vetëm disa javë pas një thirrjeje tjetër me një asteroid “qytet-vrasës”, 2019 OK, të cilin shkencëtarët e zbuluan vetëm disa orë para se të kalonte drejt Tokës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet