×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

As “opingat” e Berishës, as kostumi qeveritar i Bashës, por idealet e dhjetorit ‘90

Arben Rrozhani

Sali Berisha do të jetë sot në Durrës me “Foltoren” e tij, me përkrahës të shtuar si nga baza ashtu dhe nga udhëheqja e vjetër. Njësoj si Fatos Nano në vitin 2000 që mbathte ‘opingat” për të bërë “catharsis” në PS-në e kapur nga Ilir Meta atëherë kryeministër, ai nuk po kërkon hiç më pak se të marrë frerët e drejtimit të PD-së, që ia dorëzoi Lulzim Bashës në vitin 2013.

Berisha nuk mund të jetë e ardhmja e PD-së dhe aq më pak e Shqipërisë. Ai e mori atë parti mbushur plot me ideale dhe e bëri copë e çikë, shpalli grupe armiqësore, përzuri dhe mbyti mendimin ndryshe, instaloi kultin e njëshit, tentoi të shpallej mbret me referendumin e vitit 1994 dhe diktator me rizgjedhjen president më 3 mars 1997 kur vendi po digjej nga zjarri i revoltës popullore për 1.2 miliardë dollarët e humbur në firmat piramidale të lejuara nga rregjimi i tij.

Ai tregoi se nuk mund të ndryshonte me rikthimin si kryeministër në vitin 2005 sepse instaloi oligarkinë që sot ka pushtetin real ekonomik dhe politik, me bizneset vrasëse të tipit Gërdec, privatizimet, koncesionet dhe PPP-të që i mori dhe e sofistikoi më tej Edi Rama. Me firmën e tij, më 21 prill 2008 u bë pakti me Ramën që e kthente Shqipërinë në republikë kryeministrore, që mbyste atë pak demokraci në partitë politike shqiptare dhe në kuvend, ndërsa deputetët nuk do të ishin më përfaqësues të popullit, por të emëruar të kryetarëve.

Ai la çdo të zezë, çdo krim ekonomik dhe politik si udhërrëfyes për pasardhësit e majtë dhe të djathtë, mbi të gjitha vrasjen e demokracisë.

Lulzim Basha mund të ketë çelësin e SHQUP-it sot, por nesër nuk do të arrijë të hapë portë kryeministrie. Dhe nuk duhet. Ai është tipiku i bërjes dhe ngritjes së asgjësë, që edhe pse është në opozitë, ka veshur kostumin e qeveritarit, i akuzuar që 15 vite më parë për një rrugë pa projekt dhe me dëm ekonomik 220 milionë euro, i kapur nga oligarkët e Berishës dhe të Ramës, i frustuar nga ideja se zgjedhjet reale do t’ia merrnin partinë sh.p.k., duke shpikur gara, armiq dhe kandidatë falsë, si paraardhësi.

PD-ja nuk duhet të shkojë as pas “opingave” të Berishës dhe as pas kostumit qeveritar të Bashës. Nëse kërkon të ekzistojë ajo duhet të ribëhet demokratike, me idealet e dhjetorit ’90, me të gjitha ëndrrat që u varrosën atëherë, me liri politike për të zgjedhur dhe jo emëruar, me frymën e pluralizimit dhe parrullën “Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa”. Nuk është vonë, edhe pse po mbushen 31 vite të shkuara dëm për shqiptarët.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Përmbyset zetori në Lushnje, plagosen lehtë gjyshi me nipin, mbesa 10-vjeçare në gjendje të rëndë

Përmbyset zetori në Lushnje, plagosen lehtë gjyshi me nipin, mbesa 10-vjeçare në gjendje të rëndë

Publikuar më 16.10.2021
Një ngjarje rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Lushnjë, ku...

Një ngjarje rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Lushnjë, ku, si pasojë e rrëzimit të një zetori, janë plagosur 3 persona. Në drejtim të mjetit bujqësor ka qenë gjyshi i të miturve, Xhevair Allkaj. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Çermë të Lushnjës, kur, pas rrëzimit, u plagosën nipi 8-vjeçar dhe motra e tij 10-vjeçare, e […]

Lexo më shumë

Detaje të reja nga ngjarja në Qerret, 4 turistët rusë dyshohet se nuk vdiqën nga asfiksia në sauna

Detaje të reja nga ngjarja në Qerret, 4 turistët rusë dyshohet se nuk vdiqën nga asfiksia në sauna

Publikuar më 16.10.2021
Zbulohen detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmj...

Zbulohen detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në një hotel me 5 yje në Qerret, ku u gjetën të vdekur 4 turistë rusë. Burime jozyrtare bëjnë me dije për Faxnews se, ndryshe nga sa u tha fillimisht, ngjarja nuk është regjistruar në ambientet e saunës, por në pishinën e […]

Lexo më shumë

Pallati i djegur në Astir, fqinjët akuzojnë policinë se injoroi ankesat për djalin problematik dhe zjarrfikëset se erdhën me vonesë

Pallati i djegur në Astir, fqinjët akuzojnë policinë se injoroi ankesat për djalin problematik dhe zjarrfikëset se erdhën me vonesë

Publikuar më 16.10.2021
Pamje të rënda duken sot në apartamentin që u përfshi nga zj...

Pamje të rënda duken sot në apartamentin që u përfshi nga zjarri, sot në mëngjes, e për pasojë shkaktoi vdekjen e 62-vjeçares Hava Osmenaj, e cila u hodh nga dritarja e katit të tretë për t’iu shpëtuar flakëve. Nga dritarja u hodh edhe djali i saj 36-vjeç Klodian Osmenaj, i cili ndodhet në spital dhe […]

Lexo më shumë

LAJM I FUNDIT/ Arrestohet i riu në Fier me një sasi e madhe droge, shpallet në kërkim bashkëpunëtori

LAJM I FUNDIT/ Arrestohet i riu në Fier me një sasi e madhe droge, shpallet në kërkim bashkëpunëtori

Publikuar më 16.10.2021
Në Fier gjatë operacionit “Hoxhara” u arrestua shtetasi Irdi...

Në Fier gjatë operacionit “Hoxhara” u arrestua shtetasi Irdi Haxhiu (Bajraktari) dhe u shpall në kërkim shtetasi Përparim Smira, të akuzuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. Në një njoftim zyrtar policia u shpreh: “Finalizohet operacioni policor i koduar “Hoxhara”, sekuestrohen 10 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa. Vihet në pranga një nga […]

Lexo më shumë

Akuzohen për trafikim dhe prostitucion, sekuestrohen pasuritë e dy vëllezërve me rrezikshmëri të lartë në Tiranë

Akuzohen për trafikim dhe prostitucion, sekuestrohen pasuritë e dy vëllezërve me rrezikshmëri të lartë në Tiranë

Publikuar më 16.10.2021
Me anë të një njoftimi zyrtar bëhet me dije se Policia e Tir...

Me anë të një njoftimi zyrtar bëhet me dije se Policia e Tiranës ka sekuestruar pasurinë e dy vëllezërve në Tiranë me precedentë penalë në fushën e krimeve. Pasuria e tyre kap vlerën e 150.000 euro, nga të dhënat zyrtare njëri është arrestuar në Spanjë në 2018, ndërsa vëllai tjetër është nën hetim nga autoritetet […]

Lexo më shumë

Është koha e mbjelljes së grurit, z.kryeministër!

Është koha e mbjelljes së grurit, z.kryeministër!

Publikuar më 16.10.2021
Abdurahim Ashiku* Në vitin 1950 Shqipëria mbillte 87 mijë he...

Abdurahim Ashiku* Në vitin 1950 Shqipëria mbillte 87 mijë hektarë grurë… Në vitin 1991 mbillte 144 mijë hektarë… Në vitin 2020 mbillte 53.946 hektarë… Në vitin 2020 nuk mbillej as sa mbillej në vitin 1950 por plot 33.054 hektarë më pak. Në vitin 2013, kohë kur ju u bëtë kryeministër, sipërfaqja e mbjellë me grurë […]

Lexo më shumë

SITUATA DRAMATIKE/ Shqipëria, e fundit në Europë për indeksin e zbatimit të ligjit, kampione në korrupsion

SITUATA DRAMATIKE/ Shqipëria, e fundit në Europë për indeksin e zbatimit të ligjit, kampione në korrupsion

Publikuar më 16.10.2021
Shqipëria renditet e 83-a nga 139 shtete, e fundit në Europë...

Shqipëria renditet e 83-a nga 139 shtete, e fundit në Europë, në Indeksin e Sundimit të Ligjit, 2020-2021 të publikuar së fundmi nga “World Justice Project”, një institut kërkimor ndërkombëtar me qendër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Shqipëria merr 0.49 pikë, me rënie me 0.01 pikë në raport me një vit më parë (zero […]

Lexo më shumë

Djegia e apartamentit në “Astir”, dyshohet për zjarr të qëllimshëm, ndërhyrja e zjarrfikëses shpëtoi banorët e tjerë

Djegia e apartamentit në “Astir”, dyshohet për zjarr të qëllimshëm, ndërhyrja e zjarrfikëses shpëtoi banorët e tjerë

Publikuar më 16.10.2021
Një 62-vjeçare ka ndërruar jetë tragjikisht mëngjesin e kësa...

Një 62-vjeçare ka ndërruar jetë tragjikisht mëngjesin e kësaj të shtune në Astir, pasi u hodh nga kati i tretë i pallatit, për t’i shpëtuar flakëve. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:55, në Astir. Policia njofton se pasi ka rënë zjarr në katin e 3-të një pallati, në pamundësi për të dalë jashtë 62-vjeçarja Hava […]

Lexo më shumë