Arrestohet ish-futbollisti i Kombëtares, Klodian Duro

Ish-futbollisti i Kombëtares, Klodian Duro, u arrestua nga Policia e Tiranës sepse dyshohet për kanosje dhe për shkelje të urdhërit të mbrojtjes. Sipas burimeve pranë policisë, 42-vjeçari u denoncua nga ish-bashkëshortja, e cila kërkoi ndihmën e policisë që të ndërhynte. Bëhet me dije se Klodian Duro ishte divorcuar nga partnerja e tij sepse kishin pasur mosmarrëveshje të shumta dhe për këtë arsye, ajo kishte marrë një urdhër mbrojtje kohët e fundit.

Sakaq, mësohet se ai ka shkuar në banesën e saj duke e kanosur këtë të fundit dhe më pas ish-bashkëshortja ka lajmëruar policinë dhe e ka denoncuar.

Ajo ka firmosur kallëzimin ndaj Klodian Duros dhe tani pritet që ish-futbollisti të dalë para gjykatës ditën e shtunë pasi është i dyshuar për këto dy vepra penale që përmendëm më lart.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet