
Një 47-vjeçar me precedentë të mëparshëm penal ka rënë në prangat e policisë pasi gjatë një kontrolli të ushtruar në banesën e tij janë gjetur dhe sekuestruar 1.2 kg lëndë narkotike dhe disa kubikë ku kishte kultivuar fara cannabis sativa.
Ndërsa mësohet se është arrestuar në flagrancë shtetasin A.S., 47 vjeç, banues në Bulqizë (person me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve).
Bulqizë
Vijon puna për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.
Arrestohet një 47-vjeçar me precedent të mëparshëm penal.
Gjatë kontrollit në banesë iu gjet dhe iu sekuestrua 1.2 kg lëndë narkotike dhe disa kubikë ku kishte kultivuar fara cannabis sativa.
Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas mund të posedonte lëndë narkotike në banesën e tij, organizuan punën dhe ushtruan kontroll në banesën e shtetasit A. S.
Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1.2 kg lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa, si dhe disa kubikë ku ishin kultivuar fara cannabis sativa.
Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë arrestuan në flagrancë shtetasin A. S., 47 vjeç, banues në Bulqizë (person me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve).
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply