×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Arrestohen dy persona, policia operacion në Kavajë. Dalin detajet e para!

Kavajë

Finalizohet operacioni policor “Rrakulli”.

Operacioni, për kapjen e autorëve të vjedhjes së banesave me thyerje dhe me dhunë.

Kapen dy persona të shpallur në kërkim, të dy me masë sigurie “Arrest në burg”.

Zbardhen 12 raste të vjedhjes së banesave me thyerje e dhunë.

Vihet në pranga 28-vjeçari, si bashkautori i vjedhjes së banesës me dhunë në fshatin Rrakull dhe i katër vjedhjeve të tjera me thyerje. Një muaj më parë u arrestua edhe autori tjetër i këtyre vjedhjeve.

Po gjatë operacionit, kapet dhe vihet në pranga 41-vjeçari, i dënuar më parë për vjedhje dhe aktualisht me masë sigurie “Arrest në burg”, i dyshuar si autor i 7 vjedhjeve me thyerje.

Policia e Kavajës, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, kapjen dhe vënien para drejtësisë të autorëve, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Rrakulli”, në kuadër të të cilit u bë kapja e dy personave të shpallur në kërkim, konkretisht:

E. L., 28 vjeç, banues në Kavajë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë i kishte caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg”, për veprën penale ”Vjedhja me dhunë”, pasi ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasin K. L., 34 vjeç, banues në Kavajë, arrestuar më datë 22.02.2020 (dhe aktualisht është me masë sigurimi “Arrest në burg), në lagjjen nr. 4 Kavajë, më datë 21.02.2020, kanë tentuar të vjedhin me dhunë, duke goditur me sende të forta në kokë shtetasin Xh. L., 81 vjeç.

Nga veprimet hetimore të kryera, ka rezultuar se të dy këta shtetas janë autorë edhe të katër rasteve të tjera të vjedhjes me thyerje, konkretisht: Më datë 03.03.2020 kanë vjedhur banesën e shtetasit S. Xh.; më datë 04.03.2020, gjatë natës, në autostradën Durrës-Rrogozhinë, kanë tentuar të vjedhin në godinën e një firme private; më datë 08.03.2020, ora 02:00, kanë vjedhur me thyerje në banesën e shtetasit N. D., banues në Rrogozhinë dhe më datë 19.03.2020, në lagjjen nr. 5, Kavajë, kanë vjedhur me thyerje në banesën e shtetasit L. K.

Po gjatë operacionit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit tjetër në kërkim K. K., 41 vjeç, banues në Kavajë, i dënuar më parë për vjedhje, pasi për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë Kavajë kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg, në mungesë”, për veprën penale “Vjedhja”, pasi ky shtetas ka tentuar të vjedhë me thyerje në banesën e shtetasit M. Rr., në fshatin Rrakull, Kavajë.

Nga veprimet e shpejta hetimore dhe profesionale të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë, u bë e mundur zbardhja edhe e 7 rasteve të tjera të vjedhjes së banesave të dyshuara se janë kryer nga ky shtetas, konkretisht:

Më datë 09.02.2020, gjatë orëve të natës kanë tentuar të vjedhin me thyerje në banesën e shtetasit I. U., banues në Kavajë; më datë 23.02.2020, kanë vjedhur me thyerje në banesën e shtetasit I. K., banues në Kavajë; më datë 29.02.2020, gjatë natës është vjedhur pa thyerje, banesa e shtetasit Q. D., banues në Kavajë; më datë 03.03.2020 kanë vjedhur me thyerje në banesën e shtetasit I. Ç., banues në fshatin Vorrozen; më datë 09.03.2020 kanë tentuar të vjedhin me thyerje në banesën e shtetasit K. J.; më datë 11.03.2020 kanë vjedhur me thyerje në banesën e shtetasit Z. L.; më datë 14.03.2020, gjatë natës, në fshatin Synej, kanë vjedhur me thyerje në banesën e shtetasit I. M.

Gjate operacionit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale disa nga sendet e vjedhura në këto banesa.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

VIDEO/ Dalin pamjet e ekzekutimit të 47 vjeçarit shqiptar në Brazil

VIDEO/ Dalin pamjet e ekzekutimit të 47 vjeçarit shqiptar në Brazil

Publikuar më 03.12.2020
Mediat lokale braziliane kanë publikuar pamjet e kamerave të...

Mediat lokale braziliane kanë publikuar pamjet e kamerave të sigurisë të vrasjes së 47 vjeçarit shqiptar, Ilir Zelka. Ai u qëllua për vdekje në një restorant teksa po hante mëngjesin. Autori i krimit erdhi në vendin e ngjarjes me një motor dhe e qëlloi atë me disa plumba dhe më pas u largua nga vendi […]

Lexo më shumë

Gjykata e Korçës shpall moskopetencën për përllogaritjen e viteve të Zani Caushit, avokati: Do të shkoj deri në Strasburg

Gjykata e Korçës shpall moskopetencën për përllogaritjen e viteve të Zani Caushit, avokati: Do të shkoj deri në Strasburg

Publikuar më 03.12.2020
Gjykata e Korçës ka shpallur moskompetencë për përllogaritje...

Gjykata e Korçës ka shpallur moskompetencë për përllogaritjen e viteve që ka vuajtur në burg Zani Caushin. Avokati i Zani Caushit ka zbuluar se tashmë që Gjykata shpalli moskompetencë çështja do të shkojë në Gjykatën e Strasburgut. Zani Caushi ka kërkuar një përllogaritje të viteve që ka vuajtur në burg me pretendimin se i ka […]

Lexo më shumë

Grabitje me pasoje vdekjen dhe drogë, kush janë 3 të dënuarit që OFL ju kërkon deklarim pasurie brenda 48 orëve (Emrat)

Grabitje me pasoje vdekjen dhe drogë, kush janë 3 të dënuarit që OFL ju kërkon deklarim pasurie brenda 48 orëve (Emrat)

Publikuar më 03.12.2020
Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore n...

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve: Elton (Isa) Ferizi, banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”; Ilir […]

Lexo më shumë

Qendra e masazhit ishte kthyer në vatër prostitucioni, arrestohet menaxheri, në kërkim pronari i saj në Tiranë

Qendra e masazhit ishte kthyer në vatër prostitucioni, arrestohet menaxheri, në kërkim pronari i saj në Tiranë

Publikuar më 03.12.2020
Një tjetër qendër masazhi e kthyer në vatër prostitucioni ka...

Një tjetër qendër masazhi e kthyer në vatër prostitucioni ka rënë në gjurmët e policisë në Tiranë, në zonën e Don Boskos. Uniformat blu njoftuan se në bazë të provave të grumbulluara, si rezultat e një pune disamujore, u kap dhe u vu në pranga menaxheri i qendrës së masazhit,  shtetasi K. Sh., 28 vjeç, […]

Lexo më shumë

Ishin duke trafikuar bomba me telekomandë drejt Malit të Zi, përfundojnë në pranga të rinjtë (Emrat)

Ishin duke trafikuar bomba me telekomandë drejt Malit të Zi, përfundojnë në pranga të rinjtë (Emrat)

Publikuar më 03.12.2020
Policia e Lezhës ka arrestuar dy të rinj të cilët kanë tentu...

Policia e Lezhës ka arrestuar dy të rinj të cilët kanë tentuar të trafikojnë dy bomba me telekomandë drejt Malit të Zi. Policia njofton janë vënë në pranga shtetasit Mariglen Gruda dhe Erol Çiçi, banues në Durrës (të dënuar me parë). Këta shtetas u kapën në flagrancë në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Shëngjinit”, në […]

Lexo më shumë

Shqiptari rrëfen si e dogji grekun: I vura flakën të fshija gjurmët, e tërhoqa të banaku dhe e laga me vodka, viktimën e godita me shtizë!

Shqiptari rrëfen si e dogji grekun: I vura flakën të fshija gjurmët, e tërhoqa të banaku dhe e laga me vodka, viktimën e godita me shtizë!

Publikuar më 02.12.2020
L.I. mendoi se do të ishte në gjendje të zhdukte gjurmët e t...

L.I. mendoi se do të ishte në gjendje të zhdukte gjurmët e tij, pasi nuk kishte shumë njerëz në rrugë për shkak të bllokimit, kështu që do të ishte e vështirë për dikë që ta shihte atë. Sidoqoftë, heshtja që mbizotëronte në ishull ishte ajo që bëri që autoritetet të hetonin krimin, pasi i riu […]

Lexo më shumë

Nga Kurbin në Fier, OFL u kërkon deklarimin e pasurisë këtyre personave (Detaje)

Nga Kurbin në Fier, OFL u kërkon deklarimin e pasurisë këtyre personave (Detaje)

Publikuar më 02.12.2020
Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të d...

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020. Operacioni Forca e Ligjit ka kërkuar deklarimin e pasurisë dy shtetasve, të dënuar për disa vepra penale. Bëhet fjalë për shtetasit: Shpendi Lilaj, banues në Fier, i dënuar në Kosovë për veprat penale “Krim […]

Lexo më shumë

SPAK merr të pandehur ish-drejtorin e burgut 313 dhe shefin e Logjistikës, zbardhet skema e korrupsionit

SPAK merr të pandehur ish-drejtorin e burgut 313 dhe shefin e Logjistikës, zbardhet skema e korrupsionit

Publikuar më 02.12.2020
Ish-drejtori i burgut 313, Eduard Strugaj është marrë i pand...

Ish-drejtori i burgut 313, Eduard Strugaj është marrë i pandehur pasi akuzohet për “korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Sipas SPAK-ut Eduard Strugaj në cilësinë e drejtorit ka bashkëpunuar me  Florin Ahmetajn, me detyre shef i Logjistikës në këtë IEVP, duke kërkuar dhe marrë para nga shtetasi I. Paço, si përfitim të parregullt […]

Lexo më shumë