
Pesë persona kanë rënë në prangat e policisë në kryeqytet. Sipas uniformave blu, janë arrestuar shtetasit:
A.P., pasi gjatë një kontrolli fizik të ushtruar ndaj tij, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë të ftohtë (thikë), një sasi me lëndë të dyshuar MDMA, një sasi me lëndë të dyshuar metadon dhe 2 aparate celular.
Xh.P., 30 vjeç, sepse më datë 06.03.2021, në rrugën ‘’Naim Frashëri” ka vjedhur biçikletën e shtetasit E.B;
M.Ll., 34 vjeç, pasi për një periudhe kohore, ka përndjekur ish të dashurën e tij.
S.Z., 59 vjeç dhe A.A., 45 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.
Tiranë
Arrestohen në flagrancë 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Forca e posaçme “Shqiponjat”, në zbatim të Planit të Masave për rritjen e parametrave të sigurisë, parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe evidentimin e personave që lëvizin me sende të kundërligjshme, në rrugën “5 maji”, ka konstatuar dhe ndaluar shtetasin A. P. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë të ftohtë (thikë), një sasi me lëndë të dyshuar MDMA, një sasi me lëndë të dyshuar metadon dhe 2 aparate celular. Në përfundim të veprimeve, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. P., 30 vjeç, banues në Tiranë.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
Xh.P., 30 vjeç, sepse më datë 06.03.2021, në rrugën ‘’Naim Frashëri” ka vjedhur biçikletën e shtetasit E.B;
M.Ll., 34 vjeç, pasi për një periudhe kohore, ka përndjekur ish të dashurën e tij.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
S.Z., 59 vjeç dhe A. A., 45 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply