Arrestohen 3 persona, kërkonin të kalonin kufirin me dokumente false

Tre shtetas u arrestuan nga policia në operacionin e koduar “Destinacioni final”, zhvilluar nga Policia Kufitare e Rinasit në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme.

Në kuadër të këtij operacioni u sekuestruan karta identiteti dhe karta shëndeti italiane të dyshuara si të falsifikuara.

Policia bën me dije se janë arrestuar në flagrancë shtetasit me iniciale: E. B., 33 vjeç, dhe E. Xh., 25 vjeç, të dy banues ne Tepelene, si dhe K. X., 19 vjeç, banues ne Tirane.

Sipas policisë nga hetimet e kryera nga ana e Specialistëve për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, ka rezultuar se këta shtetas në bashkëpunim me persona të tjerë, pasi kishin siguruar paraprakisht dokumente të falsifikuara italiane me gjeneralitete të shtetasve të tjerë (italianë) kanë tentuar të kalojnë nëpërmjet aeroportit të Rinasit tranzit drejt aeroportit të Milanos me destinacion final në Mbretërinë e Bashkuar.

Ndërkohë, po punohet për identifikimin e bashkëpunëtorëve që kanë pajisur këta shtetas më dokumente të falsifikuara dhe që do ti ndihmonin për të kaluar në mënyrë të paligjshme drejt Britanisë së Madhe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet