×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Arratisja e 27-vjeçarit shqiptar, një makinë e priste Edison Pulën jashtë burgut italian

Detaje të reja kanë dalë nga arratisja e 27-vjeçarit Edison Pula nga burgu i Trevisos në Itali. Mediet italiane bëjnë me dije se Pulën po e priste një makinë jo shumë larg murit rrethues të burgut. Pula së bashku me 2 shqiptarë të tjerë prenë hekurat e qelisë dhe zbritën me çarçafë në oborr. 27-vjeçari Pula arriti të kapërcente murin dhe të humbet gjurmët, ndërsa dy të tjerët u kapën menjëherë dhe u rikthyen në qeli. Mediat italiane shkruajnë se ndoshta ky ishte një plan për të lejuar Pulën të ikte. Lajmin e arratisjes e dha sindikata Uilpa Polizia Penitenziaria, e cila drejton gishtin nga stafi i vogël i personelit të burgut. Edison Pula u arrestua në shkurt, në qendrën tregtare Emisfero di Silea. Ai ishte pjesë e bandës së grabitjeve të shtëpive dhe është ndër të dyshuarit për grabitjen në shtëpinë e naftëtarit Miotto në Mogliano Veneto. Hetuesit e akuzojnë atë për 50 vjedhje të shënuara midis provincave Treviso dhe Belluno.

Por Pula po mbahej në Santa Bona me një urdhër-arresti evropian me akuzat për tentativë vrasje, grabitje, vënie eksplozivi dhe krime të tjera të trafikut të drogës, të gjitha të kryera jashtë Italisë. Tani e gjithë policia italiane është vënë në kërkim të shqiptarit. Koha luan në favor të të arratisurit dhe ndoshta ai ka arritur të largohet nga territori italian ku kërkohet aktivisht.

“Burgu ishte shumë i ngushtë për të. Edion Pula, 27 vjeçari me origjinë shqiptare hartoi një plan të thjeshtë për tu arratisur dhe me një dozë guximi arriti të kapërcente murin. Tani ai ka të gjitha forcat e policisë italiane nga pas”, shkruajnë mediet  përtej Adriatikut. 

Këtë e konfirmon komisioneri Vito Montaruli: “Ka bashkëpunim maksimal për kërkimin e të arratisurit. Që në agim ka nisur një koordinim mes Skuadrës Fluturuese dhe zyrës së hetimit të Policisë me drejtimin e burgut dhe policisë së burgjeve”. “Kontrolle të plota, duke mos lënë gur pa lëvizur. Në lëvizje është vënë dhe policia kufitare. Dyshimet janë se Pula po tenton të largohet nga vendi dhe kontrollet e mëdha janë përqendruar në kufi.” “Megjithatë, duhet të supozojmë se është ende në territorin kombëtar – konfirmon komisioneri – të gjitha komisariatet në verilindje dhe më gjerë janë alarmuar. Fotoja e shqiptarit i është dërguar të gjitha komisariateve.”

Hetimet do të bazohen në të shkuarën e Pulës. Ai akuzohet për 50 vjedhje. Gjithashtu dyshohet se ka marrë pjesë në grabitjen në vilën e naftëtarit Giancarlo Miotto. Ai është akuzuar për tentativë vrasje, grabitje, vënie eksplozivi dhe krime të tjera që lidhen me trafikun e drogës. Pula ishte në gjendje të shmangte policët. Ai gëzonte mbështetjen e një rrjeti kontaktesh që i mundësonin atij të ndryshonte shpesh qytetin, shtëpinë dhe makinën.  Sipas medieve, të hënën e ardhshme 27-vjeçari duhej të dilte në gjykatën e Bolzanos, i akuzuar për rreth pesëdhjetë vjedhje. Ai po hetohet gjithashtu në Belluno dhe Treviso për një mori vjedhjesh të tjera në shtëpi.

“Ne kemi dislokuar forcat tona më të mira për të kapur të arratisurin”, nënvizon komisioneri.

Edison Pula së bashku me dy shqiptarë të tjerë finalizuan planin e “guximshëm” të arratisjes në orën 05:00 të mëngjesit të djeshëm. Dy personat e tjerë, emrat e të cilëve nuk bëhen me dije nga autoritetet italianë, u kapën dhe u kthyen në qeli.

Edison Pula dhe momenti i arratisjes (në rreth)

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

VIDEO/ Tragjedia në Berat, momenti kur makina me nënën dhe djalin 6 vjeç bie në lumë

VIDEO/ Tragjedia në Berat, momenti kur makina me nënën dhe djalin 6 vjeç bie në lumë

Publikuar më 27.06.2022
Ky është momenti kur nëna dhe djali 6 vjeç bien në lumë me m...

Ky është momenti kur nëna dhe djali 6 vjeç bien në lumë me makinë. Klaudia Xhaferaj është nëna që humbi jetën bashkë me të birin mesditën e sotme në Berat. Nënë e bir humbën jetën ditën e sotme, pasi makina me të cilën po udhëtonin doli nga rruga dhe përfundoi në lumin Osum.

Lexo më shumë

Nënë e bir vdiqën pasi makina ra në lum nga ura, dëshmitarët: Djali ishte me vigon në krah

Nënë e bir vdiqën pasi makina ra në lum nga ura, dëshmitarët: Djali ishte me vigon në krah

Publikuar më 27.06.2022
Nënë e bir humbën jetën ditën e sotme në Berat, pasi makina ...

Nënë e bir humbën jetën ditën e sotme në Berat, pasi makina me të cilën po udhëtonin doli nga rruga dhe ra në lum. Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën urbane “Antipatrea”, pranë vendit të quajtur “Ura e re”. Sipas policisë, K. Xh., duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka humbur kontrollin dhe ka rënë në lumë. […]

Lexo më shumë

VIDEO-SKANDALI, bashkia e Pogradecit vazhdon të keqtrajtojë kafshët e pambrojtura

VIDEO-SKANDALI, bashkia e Pogradecit vazhdon të keqtrajtojë kafshët e pambrojtura

Publikuar më 27.06.2022
Bashkia e Pogradecit vazhdon të keqtrajtojë kafshët e pambro...

Bashkia e Pogradecit vazhdon të keqtrajtojë kafshët e pambrojtura, duke i lënë ato të ngrodhin. Pamjet e siguruara nga “Shekulli” tregojnë të ashtuquajturin vendstrehim të qenve të rrugës në periferi të qytetit. Dhjetra prej tyre, të lidhur me zinxhirë, mbahen në diell pa ushqim, derisa të japin shpirt. E njëjta pamje ishte mëse një vit […]

Lexo më shumë

Aksident tragjik në Berat, makina përfundon në lumë, vdes nëna me 6-vjeçarin

Aksident tragjik në Berat, makina përfundon në lumë, vdes nëna me 6-vjeçarin

Publikuar më 27.06.2022
Një aksident është regjistruar ditën e sotme në Berat, ku nj...

Një aksident është regjistruar ditën e sotme në Berat, ku një makinë ka përfunduar në lumë.  Mësohet se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Ura e Goricës, ndërsa brenda automjetit në momentin e aksidentit ndodhej një grua së bashku me fëmijën e saj të mitur 6 vjeç, të cilët fatkeqësisht kanë humbur jetën. Njoftimi […]

Lexo më shumë

Dy shqiptarët tregojnë motivin absurd të rrahjes për vdekje të 42-vjeçarit grek: Na pa egër!

Dy shqiptarët tregojnë motivin absurd të rrahjes për vdekje të 42-vjeçarit grek: Na pa egër!

Publikuar më 27.06.2022
Policia në Greqi ka arrestuar dy persona, për ngjarjen e buj...

Policia në Greqi ka arrestuar dy persona, për ngjarjen e bujshme, ku pesë të dyshuar kanë masakruar një 42-vjeçar grek në një lokal në Athinë. Arrestimet janë kryer sot në mëngjes, ku në pranga ka rënë një grek dhe një i huaj 24-vjeçar. 42-vjeçari u dhunua për vdekje të dielën nga pesë persona, që sipas raportimeve ishin […]

Lexo më shumë

Gazetari serb rrëfen krimet e Serbisë në Kosovë

Gazetari serb rrëfen krimet e Serbisë në Kosovë

Publikuar më 27.06.2022
Gazetari serb, Rade Radovanoviç ka folur për RTV Dukagjini d...

Gazetari serb, Rade Radovanoviç ka folur për RTV Dukagjini dhe për qëndrimin e tij prokosovar. Ai ka thënë se në librin e tij, kishte shkruar për masakrat që kishin ndodhur në Kosovë nga shteti serb dhe se nuk pret rregullim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, përderisa në krye të shtetit të Serbisë është Presidenti Aleksandar Vuçiqi. “Nga Dritarja […]

Lexo më shumë

Kryeministria dhuron gjak, Rama pyet mjeken: Sa herë ma ke pirë?

Kryeministria dhuron gjak, Rama pyet mjeken: Sa herë ma ke pirë?

Publikuar më 27.06.2022
Tradita e dhurimit vullnetar të gjakut, në Kryeministri, vij...

Tradita e dhurimit vullnetar të gjakut, në Kryeministri, vijoi edhe këtë vit si një akt solidariteti njerëzor, duke ju bashkuar sloganit të Ditës Botërore të Dhurimit të gjakut 2022  “Bashkoni përpjekjet dhe shpëtoni jetë”! Kryeministri Rama një dhurues i rregullt i gjakut prej thuajse dy dekadash ishte i pari që dhuroi sot gjak në ndihmë […]

Lexo më shumë

Zjarri në Sazan, ministri Peleshi ia lë përgjegjësinë bashkisë së Vlorës: Zjarrfikëset nuk i kemi ne

Zjarri në Sazan, ministri Peleshi ia lë përgjegjësinë bashkisë së Vlorës: Zjarrfikëset nuk i kemi ne

Publikuar më 27.06.2022
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi e cilësoi një zjarr pothua...

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi e cilësoi një zjarr pothuajse serioz flakët që pushtuan për katër ditë me radhë ishullin e Sazanit. Gjatë debatit në Komision me deputetin e PD Ferdinant Xhaferaj, Peleshi u shpreh se çështja e zjarrit në Sazan është bërë sikur të ishte bërë nami. “Ne kemi pasur një zjarr pothuajse serioz në […]

Lexo më shumë