Armando Sadiku shënon pas vetëm tre minutash lojë (VIDEO)

Bomberi i Kombëtares shqiptare Armando Sadiku ka shënuar pas vetëm 160 sekondash lojë.

Sadiku dërgoi topin në rrjetë në përballjen e vlefshme për Segunda Division mes Malagas dhe Zaragozës.

Përpos Sadikut në formacionin titullar të Malagas është edhe shqiptari Keidi Bare, që janë kthyer në titullar të padiskutueshëm në formacion.

Ky është goli i dytë për sulmuesin e kombëtares që po shfaq më të mirën nga vetja pas një sezoni të vështirë.

Një lajm i mirë edhe për trajnerin Edi Reja, që pritet ta thërrasë sërish bomberin e kombëtares Sadiku në ndeshjet me Turqinë në 11 dhe tre ditë më pas ndaj Moldavisë.

Vlen për t’u theksuar fakti që Armando Sadiku ka qenë një pikë referuese e sulmit kuqezi në vitet e fundit. /E.SH/

Goli i Sadikut on Vidnews.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Lapërdhosja e shtetit

Rezart Prifti Këto ditë të bukura Tetori në Shqipëri diskutohet si përherë për surealen, për të paprekshmen, për atë që…

Abissnet