“Arena Kombëtare” në fazën finale, mund të mirëpresë ndeshjet e nëntorit

Punimet në stadiumin “Arena Kombëtare” kanë hyrë në fazën finale, dhe kombëtarja mund t’i luajë aty dy ndeshjet e muajit nëntor.

Bëhet fjalë për dy ndeshjet e fundit kualifikuese të Euro 2020, më 14 nëntor ndaj Andorrës dhe në datën 17 përballë Francës.

Këto ditë në impiantin më të madh të vendit ka nisur edhe shtrimi i tapetit.  Stadiumi ka ende edhe disa pjesë për të përfunduar.

Kështu pritet kompletimi i tribunave me stola e deri te mobilimi i brendshëm. Pasi të jetë kompletuar “Arena Kombëtare” do certifikohet nga inspektorët e UEFA-s deri në 10-ditëshin e parë të nëntorit që të mund të luhen dy ndeshjet.

Stadiumi që do të ketë një kapacitet maksimal prej 22 mijë vendesh, dhe kosto finale prej 50 milionë eurosh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet