×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Aplikohet për rritjen e çmimit të energjisë, OST kërkon tarifa më të larta, vendimi “në dorë” të Entit Rregullator të Energjisë

Operatori i Sistemit të Shpërndarjes dhe Operatori i Sistemit të Transmetimit kanë aplikuar pranë Entit Rregullator të Energjisë për rritjen e tarifave të shpërndarjes dhe transmetimit të energjisë. Burime të sigurta i konfirmuan TV SCAN se niveli i kërkuar i rritjes së tarifave është i ngjashëm me aplikmet e viteve të kaluar, ndërkohë që do të jetë vendimi i Bordit të Entit Rregullator të Energjisë, ai që do të miratojë tarifat finale, që do të aplikohen në vitin 2022. Nëse i referohemi aplikimit të bërë vitin e kaluar, OST kërkoi rritjen e tarifës së transmetimit të energjisë në 1.31 lekë/kWh nga 0.75 lekë/kWh që është aktualisht. Në atë kohë ERE vendosi të mos fillonte procedurën e shqyrtimit të aplikimit për shkak të mos argumentimit nga ana e OST mbi nevojën e kësaj rritjeje. Ndërkohë që, në rast se sivjet do të ketë një ndryshim të kësaj tarife, ajo impakton drejtpërdrejt bizneset që kanë dalë në treg të lirë energjie, por edhe abonentët familjarë e biznese që furnizohen nga Furnizuesi i Shërbimit Universal, që është pjesë e OSHEE-së.

Kjo pasi kjo tarifë është pjesë përbërëse e formulës për përllogaritjen e çmimit final të energjisë, që aplikohet nga FSHU për klientët e saj. Ndërkaq, impakti është i njëjtë edhe në rast të miratimit të rritjes së tarifës së shpërndarjes së energjisë elektrike, një kërkesë që është bërë nga OSSH. Vitin e kaluar, Operatori i Sistemit të Shpërndarjes kërkoi që tarifa e shpërndarjes të shkonte në 3.70 lekë/këh për klientët e lidhur në 35 KV nga 1.5 lekë/kWh që është aktualisht. Po ashtu, u propozua që kjo tarifë të shkonte në 4 lekë/këh për klientët e lidhur në tensionin 6-20 kv nga 3.9 lekë/këh që është aktualisht. Ndërkohë që, për të gjithë klientët e tjerë fundorë të lidhur me rrjetin e shpërndarjes në nivelet e tjera të tensionit, Operatori i Sistemit të Shpërndarjes aktualisht faturon energjinë e lëvruar bazuar në tarifën mesatare të shpërndarjes së energjisë elektrike prej 4.79 lekë/kWh, ndërkohë që në aplikimin e vitit të kaluar është kërkuar që kjo tarifë të shkojë në 6.30 lekë/këh.

Gjatë vitit 2020 Enti Rregullator i Energjisë zhvilloi edhe konsultime me grupet e interesit mbi tarifat e reja të kërkura nga OST, por ato u ndërprenë për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19, ndërkohë që tarifat u mbajtën të pandryshuara. Ndërkaq, në ato seanca që u zhvilluan bizneset argumentuan se tarifat e rritura do të ndikonin në uljen e konkurrueshmërisë jo vetëm në tregun shqiptar, por edhe në drejtim të eksporteve. Sipas burimeve, aktualisht OSSH ka kërkuar që të plotësojë aplikimin e saj me dokumentacion shtesë, ndërkohë që referuar procedurave standarde, fillimisht ERE do të duhet të vendosë nëse do të fillojë shqyrtimin e aplikimet e OST-së dhe OSSH-së.

Ndërkohë që, në rast të shqyrtimit është pikërisht ky dikaster që vendos mbi nivelin e tarifave përfundimtare që do të aplikohen gjatë vitit 2022. Paralelisht, në pritje është edhe aplikimi që do të kryhet nga Furnizuesi i Shërbimit Universal, për çmimin e shitjes me pakicë të energjisë e nëse kjo kompani do të zgjedhë të përballojë me të ardhuart e veta rritjen e mundshme të tarifave të transemtimit dhe shpërndarjes apo të shkarkojë këtë rritje tek abonentët e saj familjarë e biznese.

Marrë nga: SCAN

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

‘Do të kundërpërgjigjemi!’, ministri i Jashtëm ukrainas: Po shtohen trupat ruse në kufi, kjo është përgatitje për pushtim

‘Do të kundërpërgjigjemi!’, ministri i Jashtëm ukrainas: Po shtohen trupat ruse në kufi, kjo është përgatitje për pushtim

Publikuar më 27.01.2022
Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, tha se grumbulli...

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, tha se grumbullimi i trupave ruse në afërsi të kufirit me Ukrainën, po rritet çdo ditë, teksa shqetësimet janë rritur se ky grumbullim ushtarak është përgatitje për një pushtim të Ukrainës nga Rusia. Rusia ka vendosur mbi 100,000 trupa në kufi me Ukrainën dhe sipas inteligjencës perëndimore, ka mbajtur një […]

Lexo më shumë

Vrau për gjakmarrje vëllain e vrasësit të babait, gjykata lë në burg 17-vjeçarin

Vrau për gjakmarrje vëllain e vrasësit të babait, gjykata lë në burg 17-vjeçarin

Publikuar më 27.01.2022
Gjykata e Lezhës këtë të enjte ka lënë  në burg 17-vjeçarin ...

Gjykata e Lezhës këtë të enjte ka lënë  në burg 17-vjeçarin Florian Përvathi që vrau për hakmarrje bashkëfshatrin e tij Lek Lekgjonaj. I mituri e ka vrarë para shtëpisë së tij 62 vjeçarin që ishte dhe vëllai i autorit që në 2009 i kishte vrarë me armë babain 17-vjeçarit. Adoleshenti është akuzuar për veprat penale: […]

Lexo më shumë

Basha e dërgoi si drejtues politik edhe në Shkodër, përkrahësit e Berishës tallen me 7 postet e Alibeajt

Basha e dërgoi si drejtues politik edhe në Shkodër, përkrahësit e Berishës tallen me 7 postet e Alibeajt

Publikuar më 27.01.2022
Pas largimit të Helidon Bushatit, drejtimin politik në Shkod...

Pas largimit të Helidon Bushatit, drejtimin politik në Shkodër Basha ia ka besuar Enkelejd Alibeajt, që merr kështu postin e shtatë nga Basha. Reagimet në rrjetet sociale janë të shumta. Ndiqini më poshtë disa prej tyre: NARD NDOKA Sikur të gjithë të largohen, s’ka problem për Lulin! Alibeaj e Gjekmarkaj zëvendësues për çdo vrimë..! EDMOND […]

Lexo më shumë

Sekuestrohen në Serbi 300 kg kanabis që dyshohet se vinte nga Shqipëria, 5 të arrestuar (VIDEO)

Sekuestrohen në Serbi 300 kg kanabis që dyshohet se vinte nga Shqipëria, 5 të arrestuar (VIDEO)

Publikuar më 27.01.2022
Rreth 300 kilogramë kanabis janë sekuestruar në Serbi, drogë...

Rreth 300 kilogramë kanabis janë sekuestruar në Serbi, drogë e cila dyshohet se vinte nga Shqipëria. Sipas mediave serbe, 87 pakot e drogës u gjetën në një furgon në fshatin Turija, ndërsa janë arrestuar 5 persona, të cilët dyshohet se janë trafikantët e drogës. Policia ka arrestuar shtetasit, E. N. (1972), M. A. (1987), F. […]

Lexo më shumë

Berisha çon deputetët dhe mbështet protestën e banorëve të ‘5 majit’: Pallatet do t’i ndërtojë ortaku i Lul Bravës

Berisha çon deputetët dhe mbështet protestën e banorëve të ‘5 majit’: Pallatet do t’i ndërtojë ortaku i Lul Bravës

Publikuar më 27.01.2022
Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha, mbërriti në Kuv...

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha, mbërriti në Kuvend ditën e enjte, për të shprehur fillimisht solidaritetin me protestuesit e ‘5 Majit’. “Pavarësisht se kanë 15-20 vite në shtëpitë e tyre, iu prishen banesat në kundërshtim me çdo normë, ligj dhe Kushtetutë. U prishen banesat nga qeveritarë, të cilët dëshmojnë se hajnitë, vjedhjet e tyre, […]

Lexo më shumë

Alarmon ish-presidenti rus, Medvedev: Konflikti ShBA-Rusi do të ishte katastrofik

Alarmon ish-presidenti rus, Medvedev: Konflikti ShBA-Rusi do të ishte katastrofik

Publikuar më 27.01.2022
Ish-presidenti i Rusisë, i cili tani gjithashtu mban një pos...

Ish-presidenti i Rusisë, i cili tani gjithashtu mban një post të lartë në fushën e sigurisë, Dmitry Medvedev, tha të enjten se Rusia dhe Shtetet e Bashkuara duhet të angazhohen në diplomaci për ta zgjidhur mosmarrëveshjen rreth Ukrainës dhe jo t’i shtojnë tensionet për të fituar pikë në politikë. “Është e qartë këtu se rruga më […]

Lexo më shumë

Tarifat e reja të ujit, ERRU miraton metodologjinë e re, paralajmërohet rritja e çmimit

Tarifat e reja të ujit, ERRU miraton metodologjinë e re, paralajmërohet rritja e çmimit

Publikuar më 27.01.2022
Enti Rregullator i Ujit (ERRU) ka miratuar metodologjinë e r...

Enti Rregullator i Ujit (ERRU) ka miratuar metodologjinë e re e cila do të zbatohet në vazhdim sa herë të aplikohet nga ndërmarrjet e ujësjellës-kanalizimeve për rishikim të tarifave. Referuar dokumentit të bërë publik nga ky institucion i cili ka hyrë në fuqi qysh këtë muaj, ndërmarrjet do të duhet të kenë plane të qarta […]

Lexo më shumë

Iu shembën banesat, banorët e ‘5 Majit’ dhe Laprakës protestojnë para Kuvendit

Iu shembën banesat, banorët e ‘5 Majit’ dhe Laprakës protestojnë para Kuvendit

Publikuar më 27.01.2022
Banorët e lagjes “5 Maj” dhe Laprakës në Tiranë janë mbledhu...

Banorët e lagjes “5 Maj” dhe Laprakës në Tiranë janë mbledhur këtë mëngjes në protestë përpara Parlamentit. Banorët e 5 Majit kanë kërkuar nga Qeveria dhe institucionet transparencë lidhur me projektin e rindërtimit, ndërsa javën e kaluar disa qindra forca policore mësynë në zonë duke nxjerrë dhunshëm banorët nga banesat, të cilat më pas u […]

Lexo më shumë