Anglia shënon 5 gola në 45 minuta, Vojvoda shënon autogol

Kosova ka shënuar gol ndaj Anglisë. Për kosovarët goli u shënua nga ana e Valon Berishës. Goli u shënua që në fillim të ndeshjes. Valon Berisha shënoi pas një gabimi në mbrojtën e Anglisë në sekondën e 50-të.

Ekipi i Kosovës vazhdon të habisë me rezultatet e arritura. Por, Anglia ka reaguar menjëherë. Stërling barazoi shifrat 1:1, pasi shënoi në minutën e 8 të takimit. Ndërsa, Harry Kane ka menduar për të kthyer gjithçka në avantazh për anglezët.

Kane shënoi, pas një kundërsulmi vrastar të “tri luanëve”, të cilët shënuan edhe golin e avantazhit. Duket se fillimi i ndeshjes ishte i vrullshë, ndërs tanimë të dyja ekipet luajnë me kundër-sulme të herëpashershme.

Ndërsa, shpresat e dardanëve thuajse janë shuar tashmë. Kjo, pasi Vojvoda shënoi autogol, duke çuar shifrat në 3:1 për Anglinë. Mërgim Vojvoda dërgoi topin në rrjetën e Kosovës, pas një asisti në zonën e rreptësisë të Sanchos.

Ishte Sanchos, që shënoi dy gola dhe thelloi rezultatin në 5:1.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet