×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Ana tjetër që duhej, por nuk u përmend nga Zonja!

Rina dhe Gëzimi u përmendën si dy raste të veçanta dhe të përgjithshme për të treguar gjendjen e mjerueshme të shqiptarëve. Nuk është sekret që njëra Anë shtrojnë gosti dhe Ana tjetër vuajnë për uri.

Por është edhe Bona e cila shet gjakun për të ushqyer fëmijët. Po, po! Shet gjakun sepse rroga si pastruese nuk i del për të paguar qeranë dhe për të mbijetuar. Bona është nënë e vetme dhe nuk ka vëlla.

Sanija shet trupin në rrugë që të blejë një copë djath dhe bukë që të mbylli ditën.

Çimi fshin pluhrin e makinave që vezullojnë nga luksi i parave të pista të cilat ju i mbuloni me mjeshtëri të frikshme. Edhe ai për familjen e tij e bënë dhe përsëri nuk iu ofron dot një jetesë minimale.

Agimi lyp në rrugë. As e merr mundimin të punojë sepse në fund të ditës nuk do fitojë më shumë se lëmosha e punëdhënësve.

Manjola punon ndershëm. Në zyrë si zonjë, por në fund edhe pse me një vëlla që e ndihmon, përfundon me listë çdo fund muaji në dyqanin ushqimorë të lagjes. Kostot po rriten dhe me to dhe kërkesat e fëmijëve.

Lumja është pensioniste. Tani do ishte duke shijuar qetësisht frytet e punës së palodhur kaq vjeçare. Por, fati! Ajo ka një djalë me aftësi të kufizuara dhe as pensioni i saj dhe as ndihma që merr djali nuk dalin për ilaçe dhe ushqim e aq më pak për drita e ujë.

Alberti është kamarier dhe është kthyer në një lypës të bakshisheve se rroga… Ai nuk ka fëmijë. Alberti nuk ka as nuse. Si të martohet? Ai ul kokën dhe mbledh bakshishet një e nga një me ëndrrën se shumë shpejt do të iki nga ky vend. Ai shikon kusherinjtë e tij që jetojnë jashtë. Ëndërron jetën e tyre. Mbi të gjitha jetën e Gonit.

Goni vuajti 7 vjet për të bërë dokumentat. Punon fort se nuk ka me çfarë ta mbysi mallin për prindërit e tij. Çdo lekë e dërgon tek ata si një mënyrë për të qetësuar ndërgjegjen që e ngacmon çdo natë sepse ai e di se pavarësisht lekëve ai po humb kohën që sdo ta kthej dot më kurrë. Kohën që do kishte kaluar me ta. Historitë për fëmijët e tij kur gjyshërit të mos jenë do mungojnë.

Meti punon polic. Rropatet në atë punë me një rrogë qesharake dhe në shtëpi, tek fëmijët, sjell pendesën që çdo ditë merr urdhër të arrestojë disa qyqarë që shesin lakra dhe të përkulet përpara kriminelëve të vërtetë.

Iliri punon në gjykatë. Rrogë e mirë, por i shkreti Ilir nuk ka gjumë natën. Nëse merr vendim pozitiv e vrasin, nëse merr vendim negativ e hetojnë, e dënojnë, e diskretitojnë.

Që mos të zgjatem me këto raste se janë të shumta të flasim për anën tjetër që nuk e di pse mbahet kaq qetësi.

Pse nuk na foli Zonja për faktin se në të njëjtin vend, nën të njëjtën hënë me Rinën dhe Gëzimin, jetojnë edhe njerëzit më të pasur të Ballkanit. Ata që pasurohen pikërisht nga varfërimi i anës tjetër. Në fund pastrojnë shpirtin dhe mëkatet me një fjalim me emra të përveçëm për ta bërë akoma më dëshpëruese situatën, por pa zgjidhje. Zgjidhjet sigurisht premtohen për mandatin tjetër se tre mandate u deshën për lokalizimin e Rinës dhe Gëzimit.

Por secili të flasi për veten. Do të ishte më e ndershme që zonja të na fliste për anën tjetër. Atje ku qëndron ajo vetë. Madje e gjithë ajo anë tjetër të na mësojnë dhe ne se si u pasuruan brenda natës.

Të na tregojë dhe ne se ku i gjejnë paratë për makinat e tyre të shtrenjta ku një disk makine kushton sa një vit rrogë e anës tjetër.

Të na shpjegojnë me durim sesi ia arritën të blinin apartamente brenda dhe jashtë vendit.

Si arrijnë të menaxhojnë kohën që të punojnë, propagandojnë, jetojnë dhe të jenë dhe kaq të suksesshëm në fitimin e parave në mënyrë të ndershme?

Dua të di se me çfarë konkursi familjarët e tyre janë kudo ku buron paraja dhe kudo ku ka fuqi.

Si mundet që propagandojnë aq shumë arsimimin në Shqipëri, por fëmijët e tyre i dërgojnë për studime jashtë vendit?

Pse zënë be dhe rrufe që nuk kanë prekur asnjë cent nga paratë e shqiptarëve dhe në fund nuk justifikojnë dot nivelin e tyre të jetës?

Si femër dua të di si mund të blej koleksionet më të reja e më të shtrenjta që prezantojnë fjalën e fundit të modës.

Këto pres të dëgjoj një ditë sepse Rinën e Gëzimin e njoh, i njoh, i shikoj dhe i takoj cdo ditë.

Vetëm emrat ndryshojnë, historitë janë po njësoj.

Silvana Begaj

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kur Sojlinjtë e Politikës janë kthyer në ca Sojsëzë

Kur Sojlinjtë e Politikës janë kthyer në ca Sojsëzë

Publikuar më 12.05.2022
Pirro Prifti Ngarjet dhe transformimet më të çuditshme ndodh...

Pirro Prifti Ngarjet dhe transformimet më të çuditshme ndodhën gjatë kësaj periudhe të shkurtër të kalimit nga diktatura në demokraci, në të cilën u përmbysën shumë koncepte, ide dhe e zhveshën individin që jetonte në periudhën e diktaturës si një individ të cilin Partia do ta transformonte në `njeriun e ri`, por se në fakt […]

Lexo më shumë

S’ka faj Ronela, por moçali nga doli

S’ka faj Ronela, por moçali nga doli

Publikuar më 11.05.2022
Arben Rrozhani Shqipëria u skualifikua mbrëmë në Eurovision,...

Arben Rrozhani Shqipëria u skualifikua mbrëmë në Eurovision, duke mos shkuar në finale, si asnjëherë më parë, por fati i saj ishte vendosur më 29 dhjetor 2021, kur kënga “Sekret”, me tekst, muzikë dhe e kënduar nga Ronela Hajati u shpall fituese e Fest 60 në RTSH. Ai nuk ishte një vendim individual, por i […]

Lexo më shumë

A janë bërë patriotët shqiptarë, nacionalistë?

A janë bërë patriotët shqiptarë, nacionalistë?

Publikuar më 06.05.2022
Pirro Prifti Deri sa u formua Shqipëria, rilindasit kombëtar...

Pirro Prifti Deri sa u formua Shqipëria, rilindasit kombëtarë që vinin nga pjesa më e mirë intelektuale e të tre feve në Shqipëri ishin patriotë të vërtetë dhe asnjëherë nuk luftuan për poste dhe hegjemoni të shqiptarëve, por vetëm për një Shqipëri të pavaruar dhe sovrane. Menjëherë pas pavarësisë patriotizmi e realizoi detyrën e vet, por […]

Lexo më shumë

Tanush Çaushi: Gëzuar 1 majin, ditën e dështimit tonë

Tanush Çaushi: Gëzuar 1 majin, ditën e dështimit tonë

Publikuar më 01.05.2022
Tanush Çaushi Është ditë e Diel. Me tufa me lule dhe me gëzi...

Tanush Çaushi Është ditë e Diel. Me tufa me lule dhe me gëzim si para viteve ’90-të ashtu edhe në vitin 2022. Tabloja në përmbajtje është e njëjtë edhe pse modelet e festimit janë disi më ndryshe. Duket sikur çdo gjë shkon vaj si në vitet 1970 edhe në 2022. E njohur si Festa e punëtorëve […]

Lexo më shumë

1 maji, njësoj si 1 prilli për Sarandën

1 maji, njësoj si 1 prilli për Sarandën

Publikuar më 01.05.2022
Pirro Naçi Nga fillimi i këtij viti, Ministria e Turizmit, l...

Pirro Naçi Nga fillimi i këtij viti, Ministria e Turizmit, lajmëronte nga Saranda se sezoni turistik do të ‘’çelet’’ më 1 maj. Shumë bukur. Nuk e di se si mendonte apo se çfarë planesh kishte Ministria apo Bashkia e Sarandës për këtë eveniment që ‘’përcaktonte’’ datën,( orën jo). Një ‘’përcaktim’’ pak si t’i biesh murit […]

Lexo më shumë

Legalizimi i kanabisit mjekësor, domosdoshmëri

Legalizimi i kanabisit mjekësor, domosdoshmëri

Publikuar më 16.04.2022
Tanush Çaushi Zhurma e ditëve të fundit në lidhje me legaliz...

Tanush Çaushi Zhurma e ditëve të fundit në lidhje me legalizimin e kanabisit për arsye mjekësore ka bërë që shumë opinione të hidhen në tryezën e lexuesve. Po shikoj mendime të cekta që shënjestrojnë dhe akuzojnë njëri tjetrin. Po në fakt duhet të flasin specialistët. Ajo që të bie në sy më tepër nga këta […]

Lexo më shumë

Pirro Naçi: Menaxhimi i Butrintit si Lundra e Vivarit

Pirro Naçi: Menaxhimi i Butrintit si Lundra e Vivarit

Publikuar më 14.04.2022
Pirro Naçi Kush mendon se është ‘’prishur’’ Teatri Kombëtar ...

Pirro Naçi Kush mendon se është ‘’prishur’’ Teatri Kombëtar e ka gabim. Pak ditë më parë, nuk ishte dita e poezisë. por e ndoqa këtë ‘’risi’’ me shumë kënaqësi. Nga shkallët e Kryeminstrisë dëgjova Ministren e Kulturës për vendimet që u morrën. I kishte të gjitha ‘’poezia’’edhe epiken edhe liriken edhe dramatiken, të gjitha zhanret. […]

Lexo më shumë

Fitorja e Orbanit në Hungari i shtohet errësirës që po e gllabëron Evropën

Fitorja e Orbanit në Hungari i shtohet errësirës që po e gllabëron Evropën

Publikuar më 06.04.2022
Timothy Garton Ash Kur të dielën mbrëma, në qendër të Budape...

Timothy Garton Ash Kur të dielën mbrëma, në qendër të Budapestit rrija bashkë me një turmë të ftohtë e të dëshpëruar, duke e dëgjuar liderin e opozitës hungareze, Péter Marki-Zay, tek e pranon humbjen në zgjedhjet e vendit, rrjedha e postimeve në Twitterin e celularit tim mbushej me imazhet e civilëve ukrainas, të vrarë në […]

Lexo më shumë