Ambasada: Asnjë shqiptar i lënduar nga tërmeti në Turqi

Ka reaguar Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Ankara pak minuta më parë ku njofton se deri më tani nuk është identifikuar asnjë shqiptar i lënduar nga tërmeti.

Më tej njofton se së bashku me Konsullatën e Përgjithshme në Stamboll janë të angazhuara dhe në gatishmëri të plotë për të ndihmuar dhe mbështetur të gjithë shtetasit shqiptarë që mund të jenë prekur nga kjo fatkeqësi natyrore.

Ndërkohë, kujtojmë që deri më tani kanë humbur jetën 22 persona. Deri më tani 39 persona janë nxjerr nga rrënojat dhe 30 të tjerë vazhdojnë ende betejën për t’u shpëtuar.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet