
Një slloven është burgosur mbrëmjen e kaluar në Aeroportin e Frankfurtit pasi nuk pranoi të mbante maskë dhe kërcënoi se do ti vriste të gjithë. Deklaratat e tij vunë në lëvizje të gjithë stafin duke shkaktuar evakuim të disa pjesëve të ndërtesës dhe mbylljen ne një stacioni treni.
Fillimisht u raportua se evakuimi u shkaktua nga një valixhe e braktisur. Por më pas u raportua se gjithçka u shkaktua nga 38-vjeçari Slloveni pa maskë, i cili u përplas me policinë për mungesën e masave mbrojtëse kundër koronavirusit.
I zemëruar me kërkesën, u bë “agresiv” ndaj oficerëve dhe tha: “Unë do t’ju vras të gjithëve, Allahu Akbar”. Duke marrë parasysh sjelljen e të burrit, oficerët e morën kërcënimin seriozisht dhe e ndaluan atë ndërsa ai u përpoq të ikte nga vendi i ngjarjes. Pamjet që qarkullojnë në internet duket se tregojnë një oficer policie duke i drejtuar armën një personi të shtrirë në tokë brenda terminalit.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply