×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Alketa Xhafa Mripa prezanton “Edhe muret kanë veshë”

Nga Klod Dedja (kurator)

Nëse do të reflektonim mbi argumentin art-shoqëri, do të na preknin memorien lëvizjet e shumta të artit në shekullit e kaluar, lëvizje aktiviste arti për të reflektuar apo ndryshuar logjikën e pozicionit të artit në shoqërinë e asaj kohe. Shekulli XX ishte më domethënësi për shoqërinë njerëzore…, dhe pikërisht mbi evolucionin ( jo revolucionin) e njeriut, sepse më në fund kuptoi që, ai vetë ishte elementi thelbësor i degradimit kolektiv, duke përdorur luftën si armë zotëruese. Lufta e dytë botërore shënoi çmendurinë ekstreme të shoqërisë mbarë-njerëzore, dhe tregoi qartë se çfarë njeriu mundi të arrinte të bënte. Njeriu arriti të ndërtojë shumë mure ndarëse por edhe arriti t’i shembë ato, për këtë “muri” u kthye në element simbolik, i cili simbolizonte mbylljen hermetike të shoqërisë, duke kuptuar që ishte pikërisht vetë ai që e ndërtonte atë… Të gjithë ne jemi në zhvillim të vazhdueshëm dhe pa ndërprerë fizik, mendor, shpirtëror dhe politik…

Të gjithë ne e dimë tashmë që muret nuk janë gjë tjetër veç simbolizmi i një kubi të mbyllur anti-human, anti-komunikim. Artistja Alketa Xhafa Mripa përmjet instalacionit “Edhe muret kanë veshë” zhytet fizikisht dhe konceptualisht në memorien historike, duke propozuar simbolizmin e murit, si element shqisor, si një mur që dëgjonte për të survejuar lirinë e njeriut përgjatë periudhës së egër të diktaturës komuniste në Shqipëri. “Edhe muret kanë veshë” është një instalacion multidimensional në formën e shkrimit të projektuar nëpër disa qytete të Shqipërisë. Kjo vepër bazon kontekstin e saj, në formën e një instalacioni arti mbi memorien kolektive nga e kaluara e dhimbshme e shumë individëve shqiptarë, të cilët humbën lirinë apo jetën e tyre nëpër burgjet dhe kampet e përqendrimeve të diktaturës komuniste përgjatë viteve 1945-1990. Me këtë vepër instalative, artistja po tenton të futet thellë nën lëkuren e dëmtuar nga dhimbja dhe mohimi i elementit thelbësor të ekzistencës njerëzore:

Lirisë individuale dhe Lirisë së mendimit të hapur!

Artistja tenton të jete urë-element në histori, duke marrë shtysë nga përgjegjësia e forcës së aktit publik, duke mos konsideruar artin bashkëkohor, si medium “të ngushtë” të ekspozuar nëpër hapësira konvencionale, si muze, galeri etj., por ajo e propozon hapësirën urbane, si kolektor bashkëveprues me vepra instalative-performative, duke i dhënë një sens gjigantesk sensibilizimit kolektiv ndërkombëtar.

Vepra e saj është një open-space-memory, ku kufiri i publikut me artin konceptual nuk ka asnjë problem konfliktual, përkundrazi e bën veprën e saj akoma më shumë të drejtpërdrejtë dhe përfshirëse, pikërisht kjo e shton me shume intensitetin e pyetjes: A mund arti të ndikojë mbi politikat e gabuara?

Artistja ka udhëtuar përmes Shqipërisë (përgjatë periudhës 19 – 28 shkurt 2018), dhe ka dokumentuar shumë dëshmi nga personalitete të artit, intelektualë apo njerëz të thjeshtë, të cilët kanë përjetuar dramën e tyre personale nëpër burgjet çnjerëzore të regjimit komunist.

Nga citimet e ndryshme të nxjerra nga të gjitha këto rrëfime, artistja ka përzgjidh këto thënie, të cilat i projektojë në disa qytete të Shqipërisë si: Tiranë, Shkodër, Gjirokastër, Korçë, Tepelenë, Berat, duke e trasformuar peizazhin Shqiptar në një instalacion-projeksion me fjalë-dritë, e cila ka qëllim që të shërbejë, si nxitje për të filluar një dialog rreth memories të së kaluarës dramatike, nga të cilat vendi ende nuk është çliruar.

Alketa Xhafa-Mripa

Alketa Xhafa-Mripa e lindur në Kosovë, në një tokë magjike më një të kaluar historike dramatike ku lufta vuri në pikëpyetje ekzistencën e individit, për këtë ajo largohet drejt Anglisë. Ajo është e njohur për veprën artistike dhe angazhimin e saj publik për të sjellë ndryshim social në shoqëri ku artistja jeton

(Europë dhe Ballkan). Vepra e saj ‘Thinking of You’ (Fusha e Futbollit, Prishtinë-2015) e realizuar në Kosovë, një instilacion, që përfshin 5000 veshje të instaluara në stadiumin e futbollit të kryeqytetit. Kjo vepër ndihmoi Kosovën të fliste hapur për përdhunimet gjatë kohës së luftës, ndërsa vepra e saj më e fundit me titull “Mirëpresim refugjatët” (Tate, Londër – 2017), një instalacion i vendosur në pjesën e prapme të një kamioni,lëvizte në Britaninë e Madhe, duke ftuar publikun për një çaj, të ndante reflektimet e veta në lidhje me temën e mikpritjes në Angli. Të dy këto shembuj tregojnë qasjen e saj, si një artiste aktiviste.

Puna e saj angazhon hapësirën publike për të adresuar çështje social-politike për të inkurajuar pjesëmarrjen e komunitetit ta bëj artin një mjet për të sjellë ndryshim social dhe konceptual. “Edhe Muret kanë Veshë” është projekti i saj aktual më i madh publik, si angazhim kundër diktaturave anti-njerëzore. Raporti i artistes me shoqërinë është komplekse dhe si një virus pozitiv, ajo infiltron nëpër skutat më të errëta të politikave fatale, duke reaguar face to face dhe duke e kthyer artin e saj në formën e: plateau de l’humanité ( podium i njerëzimit ).

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Besoni se qeveria shqiptare do të arrijë ta sigurojë së shpejti vaksinën anti-COVID për të gjithë popullsinë?

Loading ... Loading ...

Përralla për pellazgët në veprën e Aref Matit

Përralla për pellazgët në veprën e Aref Matit

Publikuar më 26.10.2020
Viktor Nasi Përpjekja për të zbuluar të vërtetën historike r...

Viktor Nasi Përpjekja për të zbuluar të vërtetën historike realizohet me sukses kur mbështetet në fakte dhe në dokumente të shkruara dhe jo në fantazinë dhe në dëshirën e mirë. Studimi i historisë së popujve të lashtë nuk është aq i mundshëm dhe aq i lehtë. Literatura e deritanishme për historinë e pellazgëve dhe të […]

Lexo më shumë

Butrinti me koncesion? Tare kundërshton: S’mund t’ua japim të huajve, rrezikohet identiteti

Butrinti me koncesion? Tare kundërshton: S’mund t’ua japim të huajve, rrezikohet identiteti

Publikuar më 11.09.2020
Qendra më e njohur arkeologjike në Shqipëri, Butrinti, do të...

Qendra më e njohur arkeologjike në Shqipëri, Butrinti, do të menaxhohet për 10 vitet e ardhshme nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim. I ftuar në ‘RTV ORA’, ish-drejtori i këtij parku arkeologjik Auron Tare, tha se situata në Butrint në 10 vitet e fundit lë për të dëshiruar, sa i përket menaxhimit, por dhe të parkut […]

Lexo më shumë

Infektohet me koronavirus aktorja e njohur shqiptare, i prekur edhe bashkëshorti

Infektohet me koronavirus aktorja e njohur shqiptare, i prekur edhe bashkëshorti

Publikuar më 08.09.2020
Është infektohet me koronavirus aktorja e njohur shqiptare, ...

Është infektohet me koronavirus aktorja e njohur shqiptare, drejtoresha e Artit dhe Kulturës Korçë, Zamira Kita. Mësohet se gjithashtu nga virusi vdekjeprurës është prekur edhe bashkëshorti i saj, i cili është dërguar për një trajtim më të specializuar në një nga spitalet e kryeqytetit. Ndërsa gjendja shëndetësore e aktores paraqitet e mirë. Prej disa vitesh […]

Lexo më shumë

Vdekja e aktorit Chadwick Boseman thyen një rekord historik

Vdekja e aktorit Chadwick Boseman thyen një rekord historik

Publikuar më 31.08.2020
Vdekja e parakohshme e aktorit Chadwick Boseman, pas një luf...

Vdekja e parakohshme e aktorit Chadwick Boseman, pas një lufte të gjatë me kancerin ka prekur zemrat e miliona fansave. Ngushëllimet e tyre po sinjalizohen edhe si rekorde në rrjetin social Twitter. Administratorët e këtij rrjeti social kanë lajmëruar se njoftimi për vdekjen e tij, që u postua në profilin e aktorit, është bërë postimi […]

Lexo më shumë

Zbulohet varri helenistik në Tepelenë, gjenden monedha dhe enë qeramike (FOTO)

Zbulohet varri helenistik në Tepelenë, gjenden monedha dhe enë qeramike (FOTO)

Publikuar më 24.08.2020
Gjetjet arkeologjike që i përkasin periudhës helenistike jan...

Gjetjet arkeologjike që i përkasin periudhës helenistike janë zbuluar rastësisht në fshatin Turan të Tepelenës Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, përmes një postimi në rrjetet sociale, njoftoi zbulimin e një vendi arkeologjik ku janë gjetur objektet, si monedha, enë qeramike, kandilë etj. Ministrja Margariti bën me dije se tashmë specialistët e IKTK kanë shkuar në […]

Lexo më shumë

Shqiptarja shpallet “Aktorja më e mirë” në festivalin e filmit në Kanada (Foto)

Shqiptarja shpallet “Aktorja më e mirë” në festivalin e filmit në Kanada (Foto)

Publikuar më 02.08.2020
Artistja dhe producentja shqiptare në Kanada, Ana Golja ësht...

Artistja dhe producentja shqiptare në Kanada, Ana Golja është vlerësuar në festivalin e filmit “Lavazza Film Festival” për filmin The Cuban. Përmes një postimi në rrjetet sociale shqiptarja ka treguar se ndjehet e nderuar që është vlerësuar me çmimin “Aktorja më e mirë”. “Nuk e di ende se çfarë ndodhi mbrëmjen e djeshme por përfundova […]

Lexo më shumë

Bienalja e parë e karikaturës në Shqipëri, mbi 100 artistë nga gjithë bota konkurrojnë me veprat më të mira

Bienalja e parë e karikaturës në Shqipëri, mbi 100 artistë nga gjithë bota konkurrojnë me veprat më të mira

Publikuar më 20.07.2020
Shqipëria do të mbledhë për herë të parë në një bienale emra...

Shqipëria do të mbledhë për herë të parë në një bienale emrat më të njohur të karikaturës në mbarë botën. Drejtoresha ekzekutive dhe themeluesja e çmimit Niko Nikolla, Flora Nikolla, tregon për “Shekulli”-n si i lindi kjo ide dhe çfarë pritet të ndodhë në eventin e rëndësishëm, që synon të vendosë Shqipërinë në hartën e […]

Lexo më shumë

Rikthehet “Festivali i Resë”, 100 artistë shqiptarë ndezin atmosferën në Tiranë mes pandemisë

Rikthehet “Festivali i Resë”, 100 artistë shqiptarë ndezin atmosferën në Tiranë mes pandemisë

Publikuar më 19.07.2020
Festivali i Resë që çdo edicion mbledh artistët më të mirë n...

Festivali i Resë që çdo edicion mbledh artistët më të mirë nga Shqipëria dhe jo vetëm, rikthehet edhe këtë vit, pavarësisht se në kushte jo normale. Pandemia nuk e ndali festivalin, i cili i dedikohet në tërësi promovimit të kulturës, artistëve, folklorit shqiptar e artit kontemporan. Nga data 21 korrik deri në 2 gusht të […]

Lexo më shumë