×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Albin Kurti jep intervistë për median helene: Ja çfarë do t’i ndodhë Greqisë nëse na njeh si shtet!

Njohja e pavarësisë së Kosovës nga Greqia do të ishte dëshmi që Athina është e gatshme ta luajë një rol udhëheqës rajonal në Ballkan, ka thënë kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në një intervistë për gazetën greke, “To Vima”. Kurti, i cili së fundmi ishte në Athinë për konferencën e “The Economist” dhe pati një takim të shkurtër me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis, është qartazi kundër një shkëmbimi territorial me Serbinë dhe kundër rivendosjes së kufijve në Ballkan. Ai gjithashtu thekson se statusi i Kosovës është vendosur përgjithmonë dhe se dialogu me Beogradin ka të bëjë vetëm me marrëdhënien e ardhshme midis dy vendeve, shkruan “To Vima”.

Intervista e plotë:

PYETJA: Kosova kaloi një periudhë të paqëndrueshme politike me zgjedhje të njëpasnjëshme, por duket se tani ka një qeveri të qëndrueshme. Cilat janë prioritetet tuaja kryesore si në aspektin e brendshëm ashtu edhe në atë të jashtëm? Sa i madh është problemi i korrupsionit?

ALBIN KURTI: Ne kemi qenë të fokusuar në dy prioritete themelore dhe më urgjente. Prioriteti i parë ishte fokusimi në menaxhimin e pandemisë me qëllim minimizimin e pasojave në shëndetin publik. Si rezultat, në 100 ditët e fundit, falë masave të duhura kundër COVID-19, përgjigjes së shkëlqyeshme nga qytetarët dhe vaksinimit masiv, numri i rasteve të reja ka rënë për 99%, numri i rasteve aktive për 97% dhe numri i hospitalizimeve për 86%.

Krahas kësaj, reformat tona në sistemin e drejtësisë, lufta kundër korrupsionit dhe ruajtja e fondeve publike kanë pasur ndikim pozitiv në rritjen e besimit të qytetarëve në institucionet publike. Në frontin ekonomik, në pesë muajt e parë të këtij viti kemi shënuar disa rezultate shumë pozitive dhe premtuese. Aktiviteti ynë ekonomik është rritur për 15%, të ardhurat e buxhetit tonë për 30%, eksportet për 66% dhe për këtë vit ne parashikojmë rritje ekonomike për 7.9%. Ne gjithashtu kemi hartuar një pako të ringjalljes ekonomike me 1.1 miliardë euro kontribute në ekonominë tonë.

PYETJA: Bisedimet janë intensifikuar midis Serbisë dhe Kosovës në kontekstin e dialogut Beograd – Prishtinë, të lehtësuar nga BE-ja. A ka pasur progres kohët e fundit në këto bisedime? A është larguar nga tryeza e bisedimeve skenari i shkëmbimit territorial?

ALBIN KURTI: Kosova kërkon t’i zgjidhë çështjet e pazgjidhura me fqinjët përmes dialogut. Ne do të kemi mundësi t’i rregullojmë marrëdhëniet në Ballkan vetëm me një dialog parimor dhe të përgatitur mirë, të bazuar në vlerat evropiane. Pavarësia e Kosovës është trembëdhjetëvjeçare. Që nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në vitin 2010, që vërtetoi faktin se deklarata e pavarësisë së Kosovës nuk kishte shkelur të drejtën ndërkombëtare, debati për shtetet është mbyllur. Unë nuk do të diskutoj statusin e Kosovës, as integritetin tonë territorial. Është çështje e zgjidhur. Nuk mund të lejojmë ringjalljen e projekteve të dështuara për shkëmbimin territorial e as të atyre për bosnjëzimin e Kosovës. Serbia tani duhet të distancohet nga regjimi i Millosheviqit dhe të mos insistojë që në një farë mënyre të vazhdojë t’i arrijë qëllimet e vjetra, me mjete të reja. Tema e vetme është marrëdhënia ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

PYETJA: Ballkani duket se është kthyer në vëmendjen e të gjithë akterëve të mëdhenj globalë dhe më e rëndësishmja në vëmendjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Megjithatë, pas publikimit të non-papers që flasin madje edhe për rivendosjen e kufijve në rajon përgjatë vijave etnike, janë paraqitur disa skenarë. Si u përgjigjeni atyre që shqetësohen për mundësinë e një Shqipërie të madhe? A jeni kundër këtyre skenarëve apo do t’i konsideronit në rrethana specifike? A nuk është mundësia e një “Schengen-i Ballkanik” çështje më reale dhe konstruktive për të nxitur bashkëpunimin rajonal?

ALBIN KURTI: Unë vazhdoj të besoj se përgjigja më e mirë ndaj të gjitha këtyre “Non Papers” është “No comment” sepse përmes përgjigjeve, ato po përpiqet të sjellen në jetë. Ne duhet të shkojmë drejt integrimit evropian dhe euro-atlantik. Kosova nuk ka dilema. BE dhe NATO janë vlera tonat ashtu edhe destinacion i yni. Duke ditur që korniza aktuale rajonale nuk mund të na përgatitë për pranim në BE, në Samitin e Tiranës unë kam propozuar që të përditësojmë CEFTA-n në SEFTA (Marrëveshja e Tregtisë së Lirë e Evropës Juglindore) bazuar në modelin EFTA – EEA, që do të lartësonte të gjithë rajonin dhe do të kapërcente pengesat aktuale. Ne sigurisht se shpresojmë që Komisioni Evropian mund ta konsiderojë seriozisht këtë propozim dhe të fillojë dialogun që do të çonte në rezultate konkrete. Ne jemi të bindur se nëse ecim së bashku në këtë rrugë, atëherë do të jemi në gjendje të adresojmë shumë sfida dhe të arrijmë objektivin tonë të përbashkët.

PYETJA: Së fundmi, ministri i Jashtëm i Greqisë, Dendias, vizitoi Prishtinën. Zyra juaj ndërlidhëse në Athinë është avancuar, por ende mungon njohja zyrtare diplomatike. A jeni optimist që kjo do të ndodhë, a jeni në bisedime me palën greke për këtë? A ka ndonjë afat kohor?

ALBIN KURTI: Ne i jemi mirënjohës Greqisë për mbështetjen e saj dhe qëndrimin pozitiv ndaj Republikës së Kosovës në proceset e integrimit si në rajon ashtu edhe Evropë. Ne e vlerësojmë shumë qëndrimin konstruktiv ndaj vendit tonë, qëndrim të cilin Greqia e ka dëshmuar përsëri me mbështetjen e dhënë në favor të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Greqia duhet të jetë me popullin e Kosovës dhe të ofrojë mbështetjen e saj. Greqia dhe Kosova duhet të forcojnë marrëdhëniet e tyre të pavarura për shkak të historisë së gjatë të përbashkët, qëllimit të përbashkët të stabilitetit dhe paqes në Ballkan dhe të ardhmes së gjatë të përbashkët.

PYETJA: Përveç njohjes, cilat janë fushat kryesore në të cilat Athina dhe Prishtina mund të bashkëpunojnë qoftë në aspektin dypalësh ashtu edhe në atë rajonal? A e shihni Greqinë si vend që mund t’ju ofrojë asistencën e nevojshme teknike në rrugën tuaj drejt integrimit në BE? A jeni i shqetësuar se marrëdhëniet e ngushta të Turqisë me Kosovën mund të pengojnë bashkëpunimin me Greqinë?

ALBIN KURTI: Kosova dëshiron të ndërtojë mbi lidhjet historike midis popujve tanë dhe të forcojë marrëdhëniet vëllazërore afatgjata me Greqinë, një element i rëndësishëm i stabilitetit rajonal afatgjatë. Ne e vlerësojmë shumë mbështetjen e Greqisë. Duke pasur parasysh peshën e Greqisë në rajon, si dhe frymën e bashkëpunimit në rajon, ne do ta mirëprisnim vendimin për njohjen e Kosovës. Njohja do të ishte dëshmi thelbësore e rolit udhëheqës në rajon që Greqia duhet të ketë. Marrëdhëniet ekonomike Kosovë-Greqi janë duke u forcuar. Kjo dëshmohet nga forumi virtual ekonomik i organizuar nga dy MPJ-të përkatëse në muajin prill të vitit 2021. Ka ende hapësirë për rritjen e shkëmbimeve tregtare midis dy vendeve.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rriten infektimet e COVID-19 në Greqi: 3.593 raste të reja dhe 8 vdekje

Rriten infektimet e COVID-19 në Greqi: 3.593 raste të reja dhe 8 vdekje

Publikuar më 27.07.2021
Greqi njoftoi se rastet e reja të konfirmuara laboratorike t...

Greqi njoftoi se rastet e reja të konfirmuara laboratorike të koronavirusit të regjistruara në 24 orët e fundit janë 3.593, nga të cilat 15 u identifikuan pas kontrolleve në hyrjet e vendit. Numri i përgjithshëm i rasteve arrin në 482,145 (ndryshim ditor + 0,9%), nga të cilat 51.2% janë meshkuj. Bazuar në rastet e konfirmuara […]

Lexo më shumë

(VIDEO) Nisen për në Kosovë të mbijetuarit e aksidentit tragjik në Kroaci, ku humbën jetën 10 persona

(VIDEO) Nisen për në Kosovë të mbijetuarit e aksidentit tragjik në Kroaci, ku humbën jetën 10 persona

Publikuar më 27.07.2021
Qytetarët e Kosovës të cilët mbijetuan nga aksidenti tragjik...

Qytetarët e Kosovës të cilët mbijetuan nga aksidenti tragjik në Kroaci janë nisur për tu kthyer në atdhe. Media kroate 24sata ka publikuar pamje nga nisja e të mbijetuarve për në Kosovë. Ndërkohë gjatë ditës, ministri i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se udhëtarët që kanë shpëtuar nga aksidenti […]

Lexo më shumë

Dhjetëra raste të reja me koronavirus në Kosovë

Dhjetëra raste të reja me koronavirus në Kosovë

Publikuar më 27.07.2021
Në Kosovë u konfirmuan të martën 42 raste të reja me koronav...

Në Kosovë u konfirmuan të martën 42 raste të reja me koronavirus. Rastet pozitive rezultuan pas testimit të 2,987 mostrave, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë e Kosovës, duke u thirrur në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike. Sipas njoftimit, në 24 orët e kaluara u shëruan 16 pacientë, ndërsa raste aktive mbeten […]

Lexo më shumë

Ben-Meir: Kosova të ketë kujdes nga agjenda islamike e Erdoganit

Ben-Meir: Kosova të ketë kujdes nga agjenda islamike e Erdoganit

Publikuar më 27.07.2021
Profesori amerikan, njëherësh ekspert i çështjeve të Ballkan...

Profesori amerikan, njëherësh ekspert i çështjeve të Ballkanit Perëndimor, Alon Ben-Meir në një intervistë për Radion Evropa e Lirë thotë se institucionet e Kosovës duhet të tregohen të kujdesshme me iniciativën e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i cili ditë më parë tha se së bashku me presidentin amerikan, Joe Biden, do të angazhohet […]

Lexo më shumë

Zjarri ‘mbërthen’ Greqinë, digjen shtëpi dhe makina (Foto-Video)

Zjarri ‘mbërthen’ Greqinë, digjen shtëpi dhe makina (Foto-Video)

Publikuar më 27.07.2021
Shtëpitë e para në zonën e Rodopolis në Greqi, janë djegur n...

Shtëpitë e para në zonën e Rodopolis në Greqi, janë djegur nga zjarri që nisi herët në pasdite në një zonë pyjore midis Stamata dhe Rodopoli, Atikë. Në këtë kohë fronti i zjarrit është transferuar nga Stamata në Rodopolis dhe Dionysos. Zjarrfikësit po luftojnë për të shuar zjarrin që tashmë po djeg disa shtëpi në […]

Lexo më shumë

Xhon Bolton: Me Thaçin dhe Vuçiçin diskutuam edhe korrigjimin e kufijve Kosovë-Serbi

Xhon Bolton: Me Thaçin dhe Vuçiçin diskutuam edhe korrigjimin e kufijve Kosovë-Serbi

Publikuar më 26.07.2021
Ish-këshilltari i ish-presidentit amerikan Donald Trump për ...

Ish-këshilltari i ish-presidentit amerikan Donald Trump për Siguri Kombëtare, John Bolton u shpreh se gjatë kohës që ka qenë në detyrë bashkë me ish-presidentin e Kosovës Hashim Thaçin dhe me presidentin serb Aleksandër Vuçiç është folur edhe mbi idenë e shkëmbimit të territoreve. “Mund të ju them se kur isha këshilltar i Sigurisë Kombëtare dhe […]

Lexo më shumë

Përsëri rritje të infektimeve në Greqi: 2.070 raste të reja, 147 të intubuar dhe 5 vdekje

Përsëri rritje të infektimeve në Greqi: 2.070 raste të reja, 147 të intubuar dhe 5 vdekje

Publikuar më 26.07.2021
Autoritetet greke njoftuan se rastet e reja të konfirmuara l...

Autoritetet greke njoftuan se rastet e reja të konfirmuara laboratorike të koronavirusit të regjistruara në 24 orët e fundit janë 2.070, nga të cilat 13 u identifikuan pas kontrolleve në hyrjet e vendit. Numri i përgjithshëm i rasteve arrin në 477.975 (ndryshim ditor + 0.4%), nga të cilat 51.2% janë burra. Bazuar në rastet e […]

Lexo më shumë

“Pa makinë e celular, në shtëpi me qira”, ‘Jimy’, tregtari shqiptar i drogës i cili kamufloi veten në Kolumbi

“Pa makinë e celular, në shtëpi me qira”, ‘Jimy’, tregtari shqiptar i drogës i cili kamufloi veten në Kolumbi

Publikuar më 26.07.2021
Pavarësisht se prodhoi 2 miliardë dollarë në muaj për kartel...

Pavarësisht se prodhoi 2 miliardë dollarë në muaj për kartelin ballkanik, ‘Jimy’ nuk kishte makina ose telefona celularë, jetonte me qira, pretendonte të ishte një inxhinier civil dhe udhëtonte vetëm në linjat ajrore dhe automjetet e shërbimit publik. Për shtatë vjet, Agim Cerma, një shtetas shqiptar, mbërriti në Kolumbi dhe bëri këtë mënyrë jetese, sipas […]

Lexo më shumë