×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Alarmi nga tërmeti, mungesa furnizimit me ujë i mban depozitat në tarracat e pallateve

Disa mijëra depozita metalike për furnizim familjar me ujë nuk kanë lëvizur nga taracat e pallateve në Durrrës, megjithë alarmin e lëshuar pas tërmetit të vitit 2019 për rrezikun që ato paraqesin. “Nuk kam ndërmend ta heq depozitën nga taraca, për sa kohë furnizohem vetëm pak orë në ditë me ujë nga rrjeti,” tha për BIRN, Kreshnik Cenko, një kryefamiljar me banim në afërsi të pallatit të sportit në Durrës. Sipas tij, disa vite më parë ndërmarrja Ujësjellës-Kanallizime premtoi se do të furnizonte të gjithë qytetin 24 orë në ditë më ujë.

“Nuk them se nuk ka përmirësime, po për derisa në çezmat e apartamentit më vjen ujë 3-4 orë gjithsej, ku do ta gjej ujin në pjesën tjetër të ditës,” pyet Cenko. “Pastaj përse duhet ta heq depozitën, ujin e së cilës gjithsesi e paguaj përmes faturës,” shtoi ai.

Në taracën e tij ka 16 depozita, aq sa edhe hyrje, dhe Kreshniku me profesion mekanik kujdeset edhe për depozitat e familjeve të tjera, si dhe për ato që ndodhen jashtë vendit. “Pa harruar edhe mirëmbajtjen e pompës në katin e parë të pallatit, e cila shtyn ujin drejt depozitave,” tha mesoburri nga Durrësi.

Shpesh herë ndodh që për shkak të amortizimit apo galexhanteve të prishur uji i depozitave të mbushë taracat e pallateve për disa ditë, duke dëmtuar edhe soletat e ndërtesave. “E kuptova se çfarë po ndodhte në taracë, vetëm kur erdhi fatura e ujit me një shumë sa dyfishi i pagesës së zakonshme,”tha për BIRN Andrea, që banon në periferi të qytetit.

Ndërmarrja Ujësjellës Kanalizime është kujdesur që ta kalojë në matësin personal të çdo familjeje ujin që shkon drejt depozitave, por deri tani nuk ka mundur të krijojë kushte për pastrimin e taracave nga dhjetra tonë hekurishte të tepërta. Megjithëse zbatimi i studimeve dhe projekteve prej dhjetra million USD nga ujësjellësi ka nisur në vitin 1992, qyteti i Durrësit vazhdon të vuajë mungesën e furnizimit ritmik në të gjithë territorin e tij.

Shumica e popullsisë ka gjetur si zgjidhje instalimin e depozitave me kapacitet 500-1000 litra, kryesisht mbi taracat e pallateve. Shpenzimi mesatar i çdo familjeje në këtë rast arrin në 35-40 mijë lekë të rinj.

Tomorr Spahiu, inxhinjer konstruktor tha për BIRN, se në kushte normale pesha e depozitave nuk i rrezikon pallatet. “Soletat janë llogaritur për një peshë prej 300 kg/metër katror,” tha Spahiu, duke theksuar se kjo peshë duhet të jetë e shpërndarë njëtrajtësisht.

Grumbullimi i depozitave në të njejtën pikë, siç ndodh shpesh, si dhe rrjedhjet e ujit që mbushin taracat, në kohë mund të shkaktojnë dëmtime jo të vogla,” shtoi inxhinjeri me përvojë. Në kushtet kur furnizimi për 24 orë ujë radhazi mungon, inxhinier Spahiu i sheh zgjidhjet në metodën që përdorin tani në ndërtimet e reja, duke krijuar depozita të mëdha betoni të izoluara.

“Sasia e depozituar pranë themeleve më pas ngjitet në depozitat e mëdha plastike mbi taracë me ndihmën e pompave elektrike. E gjithë kjo sasi zbret me rënie të lirë drejt çezmave në apartamentet familjare, duke shmangur edhe nevojën e energjisë elektrike,” shpjegoi Spahiu.

Në territorin e bashkisë së Durësit banojnë mbi 100 mijë familje, afro gjysma e të cilave janë të detyruara të përdorin depozita uji personale. Instalimi i tyre në banesa është një histori gati 40-vjeçare dhe gjithmonë shkak është bërë mungesa e ujit. Depozitat e para filluan të vendosen brenda apartamenteve në fillim të viteve 1980.

“Megjithëse i instalonim thuajse në tavan për të fituar lartësinë e nevojshme, kishte familje që vendosnin edhe një pompë për ta shtyrë ujin drejt çezmave brenda shtëpisë,” tha për BIRN Hasan Rrapo, i cili tani që është pensionist administron një pallat në lagjen nr 1 të qytetit. Ai shtoi se problematikat me ujin shpesh herë janë të paparashikuara, ndërsa tregoi se para 5 vitesh, në dy dimra radhazi në Durrës ra dëborë dhe pati ngrica të padëgjuara. Shumica e tubacioneve dhe saraçineskave ngrinë nga temperaturat e ulta dhe rikthimi i normalitetit ka qenë shumë i vështirë.

“Pas kësaj shumica e familjeve izoluan sistemin e depozitave personale në taraca, duke i shtuar shpenzimet vetjake për ujin,” kujtoi ai. “Prandaj na mban shpresa për furnizimin e përhershëm me ujë nga rrjeti i ujësjellësit,” përfundoi ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

gif

Era i çoi kamardaret larg bregut të Shëngjinit, shpëtohen 3 të mitur dhe 45-vjeçari

Era i çoi kamardaret larg bregut të Shëngjinit, shpëtohen 3 të mitur dhe 45-vjeçari

Publikuar më 10.08.2022
Policia Kufitare Shëngjin tha se u erdhi në ndihmë 4 pushues...

Policia Kufitare Shëngjin tha se u erdhi në ndihmë 4 pushuesve ( 3 prej tyre të mitur) që rrezikuan të mbyteshin në det, pasi ishin larguar me komardare rreth 1 milje larg bregut dhe nuk po ktheheshin dot në breg. Sipas njoftimit, gjatë patrullimit të zonës së plazhit, me qëllim garantimin e një sezoni turistik […]

Lexo më shumë

Pas kontrollit të vilës nga FBI, ish-presidenti Trump pritet të merret në pyetje nga Prokurorja e Përgjithshme e New York-ut

Pas kontrollit të vilës nga FBI, ish-presidenti Trump pritet të merret në pyetje nga Prokurorja e Përgjithshme e New York-ut

Publikuar më 10.08.2022
Ish-Presidenti Donald Trump pritet të merret në pyetje nga P...

Ish-Presidenti Donald Trump pritet të merret në pyetje nga Prokurorja e Përgjithshme e New Yorkut, Letitia James të mërkurën, raporton CNN.  Veprimet e fundit të FBI-së me kontrollin e një prej vilave të ish-presidentit, duket se i kanë dhënë një  pikë kthese vendimtare një hetimi civil të nisur mbi praktikat e tij të biznesit. Është e […]

Lexo më shumë

Rama takohet me Erdoganin në Turqi: Biseduam për energjinë dhe ushqimin

Rama takohet me Erdoganin në Turqi: Biseduam për energjinë dhe ushqimin

Publikuar më 10.08.2022
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur pas takimit që ...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur pas takimit që e kishte në Ankara me presidentin e Turqisë Recep Taip Erdogan, me ftesën e këtij të fundit. Në atë takim është diskutuar për krizën energjetike dhe sigurimin e lëndëve të ushqimeve bazë. “Takim si gjithnjë vëllazëror me Presidentin Endogam dhe projekte konkrete për përballimin e […]

Lexo më shumë

Shqipëria i lufton zjarret me pajisje 50-vjeçare

Shqipëria i lufton zjarret me pajisje 50-vjeçare

Publikuar më 10.08.2022
Zjarret vazhdojnë të përpijnë qindra hektarë pyje në Shqipër...

Zjarret vazhdojnë të përpijnë qindra hektarë pyje në Shqipëri, duke rrezikuar edhe zonat e banuara dhe tokat bujqësore. Rritja e temperaturave në muajin gusht po shoqërohet edhe me shtimin e vatrave të zjarrit në sipërfaqet pyjore dhe ato me shkurre të Shqipërisë. Njëzet e tetë vatra zjarri janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit, prej […]

Lexo më shumë

Ka 10 vite që nuk mbaron, kredi tjetër 49 mln dollarë për rrugën e ‘florinjtë’ Qukës-Qafë Plloçë

Ka 10 vite që nuk mbaron, kredi tjetër 49 mln dollarë për rrugën e ‘florinjtë’ Qukës-Qafë Plloçë

Publikuar më 10.08.2022
Është nënshkruar marrëveshja e huasë mes qeverisë shqiptare ...

Është nënshkruar marrëveshja e huasë mes qeverisë shqiptare dhe Fondit Arab të Zhvillimit për përfundimin e plotë të rrugës Qukës-Qafë Plloçë. Kredi do të jetë 49 mln dollarë, ndërsa më herët janë dhënë edhe 25 milionë dollarë. Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj tha se kredia ishte me kushte të favorshme, duke pasur paraysh që bota […]

Lexo më shumë

Lulzim Peci, thirrje Albin Kurtit: Lejimi i shamive në shkolla godet në themel karakterin sekular të vendit tonë

Lulzim Peci, thirrje Albin Kurtit: Lejimi i shamive në shkolla godet në themel karakterin sekular të vendit tonë

Publikuar më 10.08.2022
Lulzim Peci, drejtor ekzekutiv i Institutit “KIPRED”, ka thë...

Lulzim Peci, drejtor ekzekutiv i Institutit “KIPRED”, ka thënë se fushata e nisur së fundmi që në shkolla të lejohet bartja e shamisë islame, ka për qëllim që të fusë islamin politik përmes institucioneve shtetërore. Peci, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se shpreson se Qeveria e Kosoves nuk do të bëjë një gabim madhor […]

Lexo më shumë

Rruga Kombinat-Plepa, e harruar nga qeveritë prej 20 vitesh

Rruga Kombinat-Plepa, e harruar nga qeveritë prej 20 vitesh

Publikuar më 10.08.2022
Kjo është rruga e vjetër Tiranë –Plepa, e njohur si Rruga e ...

Kjo është rruga e vjetër Tiranë –Plepa, e njohur si Rruga e Ndroqit. E gjatë rreth 28 kilometra dhe në një kohë normale, të merr më shumë se 50 minuta udhëtim. Koha shtohet në ditët e dimrit kryesisht, kur shirat përkeqësojnë situatën. Kanë kaluar më shumë se rreth 20 vjet, dhe në këtë aks, ndër […]

Lexo më shumë

U sugjeroi myslimanëve taliatele me mish derri për iftar, moderatorja anulon ribotimin e librit me receta gatimi: U shtrenjtua printimi, çmimi dyfishohet

U sugjeroi myslimanëve taliatele me mish derri për iftar, moderatorja anulon ribotimin e librit me receta gatimi: U shtrenjtua printimi, çmimi dyfishohet

Publikuar më 10.08.2022
Moderatorja Arbana Osmani, që bën edhe libra me receta gatim...

Moderatorja Arbana Osmani, që bën edhe libra me receta gatimi, njoftoi fansat se nuk do ta ribotojë librin, sepse janë rritur çmimet e printimit. Përmes një postimi në Instagram, Arbana ka njoftuar se ka vendosur mos ta ribotojë për shkak se është rritur çmimi i lëndës së parë dhe rrjedhimisht dhe çmimi i librit dyfishohet. […]

Lexo më shumë