Aksident tragjik në Greqi, humb jetën shqiptari (FOTO)

Foto 1 nga 6 Pas Para

Një shtetas shqiptar ka humbur tragjikisht jetën në një aksident që ndodhi në aksin që lidh Korinthin me Qiaton në Greqi.

Mësohet se aksidenti ndodhi pasi drejtuesi i automjetit humbi kontrollin dhe pasi u përplas me murin, mandej u përmbys dhe përfundoi në breg të detit.

Trupi i pajetë i 39-vjeçarit Jani Beqiris, u nxor nga automjeti pas ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse.

Trupi i tij u dërgua në morgun e korinthit. Ndërkohë policia ka nisur hetimet në lidhje me aksidentin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet