Aksident i rëndë në Itali, 26-vjeçari shqiptar humb jetën (Foto-Emri)

Një aksident i rëndë në Itali i ka marrë jetën një të riu shqiptar. Mediat vendase raportojnë se aksidenti tragjik ndodhi mbrëmjen e të enjtes në Monza, ku dy automjete u përplasën “kokë më kokë” me njëra-tjetrën, duke i marrë jetën 26-vjeçarit shqiptar.

Automjetet, “Lancia Ypsilon” dhe një “Volkswagen Up” u përplasën në zonën e Usmate Velate. Mësohet se shqiptari është transportua me urgjencë në spital, por nuk ka mundur t’i mbijetonte plagëve të marra.

Ndërsa drejtuesi i automjetit tjetër ishte një 21-vjeçar, i cili mbeti i plagosur.

Mediat italiane shkruajnë se 26-vjeçari shqiptar që humbi jetën është shtetasi Jetmir Isufi. Ai jetonte prej vitesh në Merate. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit tragjik, por autoritetet italiane kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet