×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

“Ahmet Zogu ka bërë për Shqipërinë, atë që asnjë kryetar shteti nuk ka bërë deri tani për vendin e tij”

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 17 Maj 2018

“Comoedia” ka botuar, të enjten e 6 shtatorit 1928, në faqen n°3, shkrimin e shkrimtarit, romancierit dhe gazetarit, Pierre Chanlaine, në lidhje me arritjet (sukseset) e Ahmet Zogut gjatë udhëheqjes së tij. 

Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, ka sjellë për publikun shqiptar, tekstin ekskluziv të gazetës franceze :

E kaluara e një mbreti.

Pse shqiptarët e duan Zogun I ?

 Z. Ahmet Zogu, President i Republikës së Shqipërisë, që prej 31 janarit 1925, sapo u shpall Mbret i Shqipërisë. Nëse disa kurora rrëzohen, të tjera shfaqen. Kompensim i merituar.

Kur luftova në Shqipëri, ishte vendi më i prapambetur që ekzistonte. Një vend i bukur, ku përrenjtë kapërcejnë me gëzim pranë maleve gjigante, një vend gjithashtu simpatik. Shqiptarët e kanë mbrojtur gjithmonë gjuhën e tyre ndaj shtypjes greke apo turke. Shqiptari është besnik ; Ai e ruan nderin. Nga tradita, ai është një ushtar i mrekullueshëm. Etërit e tij luftuan në Fornovo (Fornoue) në ushtritë e Henry III, Maximilien-it dhe François I.

Ai është i matur. Është trim. Si mund të mos e duam atë ?

Po, por para Ahmet Zogut, duhet të thuhet se vendi nuk ishte shumë i sigurtë. Ky organizëm i vogël ishte i infektuar me mikrobe – komitadjis – që e hanin atë. Nuk kishte pushtet qendror. Dhe nëse rastësisht fuqitë e mëdha do të kishin vendosur një, askush nuk do t’u bindej atyre.

Anarkia mbizotëronte dhe lindi pyetja, pavarësisht simpatisë që shqiptarët kishin ngjallur, pavarësisht protestave të tyre të rrepta dhe legjitime, nëse do të ishim të detyruar që t’i ndajmë ata mes grekëve dhe jugosllavëve.

 Ahmet Zogu u shfaq. Dhe vendi u transformua.

 Fillimisht, ai krijon një Kushtetutë.

Dy dhoma. Dhoma e Deputetëve, e zgjedhur me votim të drejtpërdrejtë nga populli ; Ajo e Senatit, në të cilën një e katërta caktohet nga Presidenti, pjesa tjetër zgjidhet si deputetët.

Presidenti i Republikës është në të njëjtën kohë President i Këshillit, si në Shtetet e Bashkuara. Ai formon Kabinetin dhe është përgjegjës për Dhomën e Deputetëve. I investuar në detyrat e tij dhe i shqetësuar nga përgjegjësitë e tij, Ahmet Zogu punon. Ai ndërtoi rrugë : atë të Durrësit për në Tiranë ; atë të Elbasanit për në Korçë ; atë të Tiranës për në Shkodër, e cila ndahet nga një urë madhështore mbi lumin Mat.

Kompania Franceze e “Fives-Lille” ka ndërtuar dy nga këto vepra arti, midis Durrësit dhe Tiranës, për të cilat mund të jetë krenare.

Këtyre rrugëve u shtohet ajo e Beratit për në Tiranë, e ndërtuar kohët e fundit, dhe ajo e Santi – Quaranta për Selanik, të cilën e kishim riparuar gjatë luftës dhe që ai e riparoi sërish.

Ahmet Zogu urdhëron që të qarkullojnë rrugëve shërbime të rregullta auto-transporti. Por, pavarësisht gjithçkaje, meqë komunikimet janë të ngadalta, ai krijoi tri linja avionësh : Tiranë, Vlorë, Korçë ; Tiranë – Shkodër, Brindisi, Vlorë.

Menjëherë, vendi u bë i sigurtë. Ahmet Zogu do t’i sigurojë atij mjete që do të mundësojnë shkëmbime. Ai po ndërton portin e Durrësit. Një kompani shqiptare është themeluar për të prodhuar energjinë hidroelektrike të nevojshme për veprimtarinë e qytetit. Një hekurudhë – e para në këtë vend – është ndërtuar mes Tiranës dhe Durrësit ; tani ajo shtrihet deri në portin e Vlorës.

Dhe pastaj, presidenti, metodikisht, por me energji, shfrytëzon – së fundi – pasurinë e tokës : bakrin e rajonit të Pukës, shfrytëzimin e naftës së Elbasanit dhe të Vlorës prej katër kompanive – një franceze, një italiane, një angleze dhe një amerikane ; peshkarexhat e gjirit të Vlorës, që një kompani franceze i ka dhënë me qera, perlat e liqenit të Ohrit, kuajt e vegjël të fushës së Mukrës (Mursisë), të cilët njihen për rezistencën e tyre dhe shitja e të cilëve në vendet fqinje është një burim fitimesh i rëndësishëm për Shqipërinë.

Industritë e vjetra – fabrikat e sapunit, rafineritë e naftës (vajit), fabrikat e duhanit dhe të alkoolit – mbrohen ; kultivimi i drithërave dhe hardhive, zhvillohet. Dhe kur një vend i organizuar tërheq vëmendjen e të tjerëve, dhe meqë duhet frymëzuar frika së bashku me admirimin, Ahmet Zogu krijoi një ushtri dhe një xhandarmëri. Oficerë italianë dhe anglezë janë përgjegjës për organizimin e njërës dhe tjetrës. Forcat e armatosura përbëjnë totalisht rreth njëzet mijë burra.

Ahmet Zogu ka bërë për Shqipërinë, atë që asnjë kryetar shteti nuk ka bërë për vendin e tij. U tha se ai kishte bërë vetëm një koloni italiane…Një interpretim i gabuar! A do t’a lejonte patriotizmi shqiptar një gjë të tillë ? Në të vërtetë, shqiptari, si të gjitha vendet në zhvillim, shfrytëzon pasurinë e tij nëpërmjet kompanive të huaja. Por konçesionet jepen në bazë të gjykimit (analizës) dhe vetëm në rast të ofertave të barabarta fitojnë kompanitë italiane”.

Pierre Chanlaine

https://www.darsiani.com/la-gazette/comoedia-1928-ahmet-zogu-ka-bere-per-shqiperine-ate-qe-asnje-kryetar-shteti-nuk-ka-bere-deri-tani-per-vendin-e-tij/

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Dea Rrozhani, 17-vjeçarja shqiptare që krijoi aplikacionin për luftën ndaj dhunës me bazë gjinore

Dea Rrozhani, 17-vjeçarja shqiptare që krijoi aplikacionin për luftën ndaj dhunës me bazë gjinore

Publikuar më 17.03.2021
Shqipëria është një vend i vogël, por gjithmonë ka nisma të ...

Shqipëria është një vend i vogël, por gjithmonë ka nisma të mëdha nga njerëz të zakonshëm, të cilët sjellin ndryshime, si Dea Rrozhani, 17-vjeçarja, që, së bashku me dy bashkëmoshatare, ka krijuar aplikacionin “GjejZa” (të gjesh zë), i cili ka si qellim parandalimin e dhunës me bazë gjinore dhe fuqizimin e grave për pavarësinë e […]

Lexo më shumë

Ekrem Spahiu në 125-vjetorin e lindjes: Pse Ahmet Zogu lartësohet gjithnjë e më shumë

Ekrem Spahiu në 125-vjetorin e lindjes: Pse Ahmet Zogu lartësohet gjithnjë e më shumë

Publikuar më 08.10.2020
Ekrem Spahiu Si sot 125 vjet më parë, më 8 Tetor 1895, lindi...

Ekrem Spahiu Si sot 125 vjet më parë, më 8 Tetor 1895, lindi Ahmet Zogu-Mbret i shqiptarëve, i cili që në rininë e hershme u thirr dhe iu përkushtua Shqipërisë në të gjitha momentet vendimtare historike të saj, duke filluar që nga shpallja e Pavarësisë dhe gjatë gjithë jetës së tij. Regjimi komunist, jo vetëm […]

Lexo më shumë

Silvio Berlusconi shërohet nga COVID-19

Silvio Berlusconi shërohet nga COVID-19

Publikuar më 14.09.2020
Lideri i Forza Italia, Silvio Berlusconi, është shëruar nga ...

Lideri i Forza Italia, Silvio Berlusconi, është shëruar nga koronavirusi. Mediat italiane shkruajnë se ish-kryeministri ka dalë nga spitali San Raffaele në Milano. Ai ka qëndruar 12 ditë rresht në këtë spital, që prej datës 3 shtator dhe është kuruar nga mjeku i tij personal Profesor Zangrillo. Tamponi i kryer pak orë më parë ka […]

Lexo më shumë

Pas Berlusconit infektohet me Covid-19 edhe vajza e tij

Pas Berlusconit infektohet me Covid-19 edhe vajza e tij

Publikuar më 07.09.2020
Gjendja e përgjithshme klinike e Silvio Berlusconi, aktualis...

Gjendja e përgjithshme klinike e Silvio Berlusconi, aktualisht i shtruar në spitalin San Raffaele në Milano pas infektimit me koronavirus, duket se po përmirësohet. Përveç Berlusconit, i cili prej katër ditësh vijon të jetë i shtruar në spitalin e Milanos me diagnozën e pneumonisë bilaterale SARS-COV-2, edhe vajza e tij Marina gjithashtu doli pozitive sot […]

Lexo më shumë

Ndërron jetë Joe Ruby, krijuesi i filmit “Scooby-Do”

Ndërron jetë Joe Ruby, krijuesi i filmit “Scooby-Do”

Publikuar më 28.08.2020
Ka ndëruar jetë në moshën 87-vjeçare, Joe Ruby, një nga krij...

Ka ndëruar jetë në moshën 87-vjeçare, Joe Ruby, një nga krijuesit  e filmit për fëmijë ‘Scooby-Doo’. Ruby ka lënë këtë botë në Westlake Village, Kaliforni. Seriali origjinal i Ruby, ‘Scooby-Doo, Where are you?’ u krijua në vitin 1969 dhe flet për një qen të madh të quajtur Scooby-Doo dhe miqtë e tij njerëzorë që zgjidhin mistere […]

Lexo më shumë

E mbani mend Kevin tek “I vetëm në shtëpi”/ Sot feston ditëlindjen dhe ndihet i moshuar

E mbani mend Kevin tek “I vetëm në shtëpi”/ Sot feston ditëlindjen dhe ndihet i moshuar

Publikuar më 27.08.2020
Filmi “I vetëm në Shtëpi” me protagonist “Kevin”...

Filmi “I vetëm në Shtëpi” me protagonist “Kevin”, ende mbetet një prej kujtimeve më të bukura, teksa shijohet çdo fundvit në ekrane apo platforma nga familjet. Por, Kevin i cili mbetet për botën ai çunaku simpatik i vitit 1990, dje ka mbushur 40 vjeç. Lajmin e ka bërë të ditur vetë aktori Macaulay Culkin, në faqen […]

Lexo më shumë

Sonetet nuk mund ta fshehin/ Shekspiri ishte ‘pa dyshim’ biseksual

Sonetet nuk mund ta fshehin/ Shekspiri ishte ‘pa dyshim’ biseksual

Publikuar më 24.08.2020
William Shakespeare ishte ‘pa dyshim biseksual’ ...

William Shakespeare ishte ‘pa dyshim biseksual’ dhe shkroi 27 prej soneteve të tij për meshkujt pavarësisht martesës së tij 34-vjeçare me një grua, kanë zbuluar studiuesit. Profesor Sir Stanley Wells dhe Dr. Paul Edmondson analizuan 182 sonete të shkruara nga Shekspiri që nga viti 1578 e më vonë. Dramaturgu, i cili jetoi midis 1564 dhe […]

Lexo më shumë

“S’dua të jem pjeshka mbi taka”/ Einxhel Shkira i thotë “lamtumirë” ekranit

“S’dua të jem pjeshka mbi taka”/ Einxhel Shkira i thotë “lamtumirë” ekranit

Publikuar më 21.08.2020
Jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vende me eksperiencë shumë...

Jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vende me eksperiencë shumë më të gjatë televizive, figura e femrës përdoret shumë për konceptin e të bukurës dhe tërheqëses përmes pamjes fizike. Kjo nuk i pëlqen aspak një vajze si Einxhel Shkira dhe moderatorja tregon se nuk dëshiron të kthehet më në një projekt televiziv. Eksperienca e […]

Lexo më shumë