
Shpallen në kërkim ndërkombëtar dy pronarët e kompanive të lidhura me inceneratorët, Stela Gugallja dhe Klodian Zoto. Policia, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme – SPAK, ka shpallur në kërkim ndërkombëtar Gugalljan dhe Zoton.Pas kërkimeve që policia ka zhvilluar brenda vendit, SPAK ka kërkuar që ata të shpallen në kërkim ndërkombëtar, pas ka dyshime që mund të jenë larguar nga Shqipëria. SPAK, në hetimet për këtë aferë, ka vënë në pranga ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka.
Sipas SPAK, Koka ka lejuar përfitime të padrejta nga ana e pronarëve të kontratës së koncesionit, e cila u lidh përmes procedurës së negocimit të drejtpërdrejtë pa shpallje nën justifikimin e gjendjes së jashtëzakonshme ndërsa Klodjan Zoto dhe Stela Gugallja akuzohen se kanë kryer transaksione të rreme me paratë e marra nga buxheti i shtetit për llogari të kontratës koncesionare.
Gjithashtu, SPAK konkludon se Koka në cilësinë e ish-Ministrit të Mjedisit, ka kërkuar, ka pranuar dhe ka marrë nga shoqëritë tregtare të sipërcituara përfitime të parregullta monetare në mënyrë të tërthortë, nëpërmjet krijimit të një skeme fiktive për kryerjen e punimeve në shoqërinë konçensionare, duke përdorur disa shoqëri tregtare të tjera të kontrolluara prej tij apo familjarëve.
Kjo ishte goditja e parë e korrupsionit në nivel të lartë nga SPAK dhe u lavdërua nga ambasada e SHBA-ve në Tiranë si tregues i suksesit të reformës në drejtësi ndërsa kryetari i opozitës Lulzim Basha akuzoi Edi Ramën si përgjegjës final të aferës së incineratorëve.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply