×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Abuzimet me regjistrat e grisur në Kadastër, ish-kryeregjistruesi: Deklarata e Artan Lames është e pabesueshme, show

Ish zv-kryeregjistruesi i Kadastrës, Flamur Çollaku ka komentuar në Abc Live, deklaratën e kreut të Kadastrës Shqiptare, Artan Lame për regjistrat e grisur në Tiranë. Pas procesit të regjistrimit të AMTP-ve në Tiranë, Lame deklaroi se janë zbuluar abuzime të shumta që janë kryer ndër vite me regjistrat e pronave. Nga ana e tij Çollaku e cilësoi deklaratën e Lames “show”, duke thënë se Lame nuk dha shembuj konkretë të regjistrave të dëmtuar dhe se deklarata e tij përmbante vetëm statistika.

“Deklarata e Lames kishte vetëm statistika. Nuk kishte shembuj konkret. E gjitha më duket një show. Në kadastër ka disa lloje regjistrash, Lame nuk e cilësoi se cilët regjistra janë dëmtuar”, tha Çollaku.

Gjithashtu ish zv-kryeregjistruesi i Kadastrës sqaron në Abc Live se regjistrat nuk mund të dëmtohen lehtë, pasi ata ruhen në arkiv dhe se për ta janë përgjegjës punonjësit e Kadastrës.

Ish zv-Kryeregjistruesi i Kadastrës thotë se nga deklarata e Lames është e paqartë koha  se kur janë grisur regjistrat. Ai ngre pyetjen nëse regjistrat janë grisur para apo pas periudhës së digjitalizimit. Ndër të tjera Çollaku thekson se regjistri nuk është baza për dhënien e titullit të pronësisë.

“Duhet sqaruar, regjistrat janë grisur pas apo para digjitilizimit? Nëse regjistri hipotekor nuk ekziston, ka plotë dokumenti tjerë që vërtetojnë pronën. Nuk është regjistri bazë për të dhënë titull pronësie. Lame del me një statistikë të madhe. E shoh të pabesueshëm se çfarë deklaron Lame. Sot nuk kryhen transaksione me regjistra hipotekor. Nuk punohet  më me regjistra hipotekor”, thotë Çollaku.

Gjashtë ditë më parë, Kreu i Kadastrës Shqiptare, Artan Lame në një  konferencë për shtyp, ku njoftoi regjistrimin e saktë të AMTP-ve në Tiranë, tha se janë zbuluar abuzime të shumta që janë kryer ndër vite me regjistrat e pronave.

“Janë grisur regjistrat. I mbetet hetimit për të kuptuar për qindra faqe. Janë të dyshuara si të zëvendësuara. U gjetën 914 faqe të dubluara. Pra e njëjta pronë ekziston në dy faqe. Janë 180 faqe të grisura. Që do të thotë se nuk ekziston në regjistër, por në themel duket faqja e grisur. Fenomen që në Tiranë ishte shumë më i madh se në Durrës janë 13 mijë faqe bosh në regjistër. Janë mijëra faqe pronash shtetërore që kanë përtuar t’i plotësojnë. Është punë që duhet të ribëhet tani”-deklaroi ai, mes të tjerash.

Ish zv-kryeregjistruesi i Kadastrës, Flamur Çollaku

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

gif

Sonila Meço sulmon koncertin e Noizy-t: U skandalizova me tekstet e ndyra që më këndoi vajza 11 vjeçe, po e përdor bashkia për vota

Sonila Meço sulmon koncertin e Noizy-t: U skandalizova me tekstet e ndyra që më këndoi vajza 11 vjeçe, po e përdor bashkia për vota

Publikuar më 17.08.2022
Nga Sonila Meço “Në klasën time e dëgjojnë të gjithë”,-thotë...

Nga Sonila Meço “Në klasën time e dëgjojnë të gjithë”,-thotë ime bijë gati 11 vjeçare teksa sheh rrëmujë në rrugët e Tiranës për koncertin e një repisti, një festival i muzikës rap dhe hip-hop. “Ia kuptoni tekstet?”,- e ngas më tej. “Patjetër, ngjan cool, është i pasur, gocat për të lënë kokën dhe…(këtu ul zërin)…thotë […]

Lexo më shumë

U tha se ishte kthyer nga Dubai, dështon kapja e Florenc Çapjas, shpallet në kërkim edhe i ati

U tha se ishte kthyer nga Dubai, dështon kapja e Florenc Çapjas, shpallet në kërkim edhe i ati

Publikuar më 17.08.2022
Pas dyshimeve se i shumëkërkuari Florenc Çapja mund të ishte...

Pas dyshimeve se i shumëkërkuari Florenc Çapja mund të ishte kthyer në Shqipëri,  nën drejtimin e prokurorisë së Elbasanit dhe SPAK, u organizua një aksion për kapjen tij në Elbasan. Sipas News24, aksioni është zhvilluar në servisin e babait të Florenc Çapjas, Fejzulla Çapja, ku u zbuluan një makine e vjedhur, 2 targa të vjedhura, […]

Lexo më shumë

Facebook ‘kurorëzon’ Dua Lipën si mbretëreshë të Shqipërisë

Facebook ‘kurorëzon’ Dua Lipën si mbretëreshë të Shqipërisë

Publikuar më 17.08.2022
Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, po shijon disa ditë p...

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, po shijon disa ditë pushime në jug të Shqipërisë, nga ku poston rregullisht foto dhe video në rrjetet sociale. Fotot e fundit, të postuara një ditë më parë, si gjithmonë kanë marrë miliona pëlqime dhe mijëra komente nga fansat e shumtë të këngëtares, të cilëve ajo u ka bërë […]

Lexo më shumë

Ish e dashura e akuzoi për dhunë Mërgim Berishën: Vinte i dehur në 4 të mëngjesit, më nxorri nga shtëpia dy muaj para dasmës

Ish e dashura e akuzoi për dhunë Mërgim Berishën: Vinte i dehur në 4 të mëngjesit, më nxorri nga shtëpia dy muaj para dasmës

Publikuar më 17.08.2022
Vesa Vllasaliu, ish e dashura e Mërgim Berishës, ka hedhur a...

Vesa Vllasaliu, ish e dashura e Mërgim Berishës, ka hedhur akuza të rënda ndaj futbollistit kosovar. Modelja kosovare ka zbuluar fakte tronditëse të jetës që po e bënte me sulmuesin e Fenerbahçes. Ajo përmes rrjeteve sociale ka treguar se 24 vjeçari po bënte jetë të shfrenuar dhe se ajo po e priste në shtëpi deri në orët […]

Lexo më shumë

Kryeministri polak sulmon ashpër liderët e Francës dhe Gjermanisë: Po e drejtojnë BE-në si oligarki

Kryeministri polak sulmon ashpër liderët e Francës dhe Gjermanisë: Po e drejtojnë BE-në si oligarki

Publikuar më 17.08.2022
Kryeministri i Polonisë deklaroi sot se Franca dhe Gjermania...

Kryeministri i Polonisë deklaroi sot se Franca dhe Gjermania po drejtonin Bashkimin Evropian si një “oligarki de facto”, duke injoruar zërat, si Polonia, që kishte paralajmëruar prej kohësh për ekspansionizmin rus. “Shumë liderë evropianë lejohen të joshen nga Vladimir Putin”, shkroi Mateusz Morawiecki në një shkrim për të përditshmen franceze Le Monde. Ai u shpreh […]

Lexo më shumë

Skandal në Gjermani pasi kancelari nuk reagoi kur presidenti palestinez akuzoi Izraelin për holokaust

Skandal në Gjermani pasi kancelari nuk reagoi kur presidenti palestinez akuzoi Izraelin për holokaust

Publikuar më 17.08.2022
Një konferencë shtypi e kancelarit Scholz me presidentin pal...

Një konferencë shtypi e kancelarit Scholz me presidentin palestinez, Mahmud Abaz shkaktoi skandal në Gjermani. Abaz akuzoi Izraelin për holokaust ndaj palestinezëve, Scholz i ndoqi ato me mimikë të ngrirë por nuk reagoi. Në një konferencë të përbashkët shtypi të martën (16.08) pas një takimi me kancelarin Olaf Scholz, presidenti palestinez, Mahmud Abaz e quajti mënyrën […]

Lexo më shumë

E reja tregon si u grabit nga vëllezërit Mani në Dibër: Më kapën për flokësh dhe më tërhoqën zvarrë, janë kushërinjtë e mi

E reja tregon si u grabit nga vëllezërit Mani në Dibër: Më kapën për flokësh dhe më tërhoqën zvarrë, janë kushërinjtë e mi

Publikuar më 17.08.2022
Një e re u dhunua në shtëpinë e saj në fshatin Pejkë të Dibr...

Një e re u dhunua në shtëpinë e saj në fshatin Pejkë të Dibrës nga dy persona që kishin hyrë aty për të vjedhur. Ngjarja e rëndë u shënua  në orët e para të mëngjesit të së dielës, në kohën kur vajza ishte e vetme në banesë. “Sapo hap derën e dhomës, shikoj një person […]

Lexo më shumë

Shpenzimet për mirëmbajtjen e rrugëve, 10 herë më të ulëta se të ardhurat nga taksat në vitin 2021

Shpenzimet për mirëmbajtjen e rrugëve, 10 herë më të ulëta se të ardhurat nga taksat në vitin 2021

Publikuar më 17.08.2022
Shpenzimet për mirëmbajtjen e rrugëve arritën vitin e kaluar...

Shpenzimet për mirëmbajtjen e rrugëve arritën vitin e kaluar në 2,6 miliardë lekë, rreth 21 milionë euro. Kjo shumë ishte 10 herë më e ulët se fondet që u arkëtuan në buxhet nga taksa e qarkullimit rrugor në të njëjtin vit. Sipas të dhënave zyrtare nga INSTAT, fondet për mirëmbajtjen e infrastrukturës rrugore vitin e kaluar […]

Lexo më shumë