×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

A janë bërë patriotët shqiptarë, nacionalistë?

Pirro Prifti

Deri sa u formua Shqipëria, rilindasit kombëtarë që vinin nga pjesa më e mirë intelektuale e të tre feve në Shqipëri ishin patriotë të vërtetë dhe asnjëherë nuk luftuan për poste dhe hegjemoni të shqiptarëve, por vetëm për një Shqipëri të pavaruar dhe sovrane. Menjëherë pas pavarësisë patriotizmi e realizoi detyrën e vet, por vendin e zuri administrata dhe rregullimi i shtetit të ri shqiptar të formësuar si një mbretëri e cila në fakt përbënte një diktaturë të djathtë. Më vonë, gjatë Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare, vlerat patriotike të populllit shqiptar u shfaqën me madhështinë më të bukur morale dhe sociale nëpërmjet dëshirës për liri dhe çlirim nga okupatorët. Menjëherë pas çlirimit diktatura e majtë shmangu patriotizmin dhe u përpoq të konsolidonte pushtetin e marrë me luftë. Për herë të parë u shfaqën dhe shenjat e nacionalizmit, që për shqiptarët nuk janë tipare dalluese.

Pas rënies së komunizmit dhe kalimi në një system të ngjashëm me demokracitë perëndimore, patriotizmi i shprehur në dëshirën për të respektuar liritë dhe të drejtat e njeriut dhe të pronës private të shkatëruar nga diktatura, kaloi në një fazë më të avancuar në atë të dëshirës për t’u bërë Shqipëria si Europa (kuptohet si vendet e Komunitetit Europian sot BE).

Dëshira e shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit ishte edhe çlirimi i shqiptarëve të Kosovës nga pushtimi serb, gjë që u realizua përkohësisht dhe paradoksalisht gjatë pushtimit italo-gjerman, nga ku dolën dhe divergjencat e para midis komunistëve dhe ballistëve. Çlirimi dhe bërja e Kosovës republikë, realizoi aspiratat shumëvjeçare për të parë shqiptarët që jetonin në Ballkan si një kombësi të barabartë me kombësitë e tjera dhe jo si qytetarë ë dorës së dytë ashtu siç ishin parë e vlerësuar në shtetin jugosllav por dhe gjetkë.

Këtu fillon dhe faza e nacionalimit shqiptar nëpërmjet parrullave Shqipëria e madhe, Shqipëria nacionale, Shqipëria autoktone, e cila ngjalli frikë dhe hutim në shtetet fqinje, por edhe BE e shihte si një fenomen jo të mirë por kërkonte integrimin e Shqipërisë dhe shqiptarëve në BE në formën jo të kufijve politikë të një Shqipërie natyrale siç është e vërteta (dhe jo Shqipëri e madhe të cilën e reklamojnë me frike dhe hutim politikanët fqinjë), por në formën e integrimit ekonomiko- financiar dhe social brënda BE. Në këto vite era e nacionalizmit sidomos nga shqiptarët e Kosovës ka patur një ngritje të madhe sigurisht e përkrahur dhe në Shqipëri nga një varg politikanësh shqiptarë por me të rezervuar.

Por cilat janë dallimet midis një patrioti dhe një nacionalisti?

Fjala patriotizëm u regjistrua për herë të parë në fillim të viteve 1700. Është interesante se deri në vitet 1770, fjala patriot mund t’i referohet “një anëtar i një lëvizjeje rezistence, një luftëtar lirie”, veçanërisht ata që luftuan kundër britanikëve në luftën për pavarësi – shoqata që vazhdojnë edhe sot.

Me ‘patriotizëm’ nënkuptoj përkushtimin ndaj një vendi të caktuar dhe një mënyre të veçantë jetese, të cilën njeriu beson se është më e mira në botë, por nuk ka dëshirë t’ua detyrojë njerëzve të tjerë. Patriotizmi është nga natyra e tij mbrojtës, si ushtarakisht ashtu edhe kulturalisht. Fjala patriotizëm është një emër që do të thotë “dashuri, mbështetje dhe mbrojtje e përkushtuar e atdheut; besnikërinë kombëtare” (https://www.dictionary.com/e/patriotism-vs-nationalism/).

Nga ana tjetër, nacionalizmi është i pandashëm nga dëshira për pushtet. Në shumicën e konteksteve sot, nacionalizmi është “politika ose doktrina e pohimit të interesave të kombit të vet, të parë si të ndara nga interesat e kombeve të tjera ose nga interesat e përbashkëta të të gjitha kombeve”. Me pak fjalë, nacionalizmi është një lloj patriotizmi i tepruar, agresiv. Pra, besimet nacionaliste bazohen në idenë se vendi i dikujt është më i mirë se të gjitha vendet e tjera, pa përjashtim.

Besime të tilla mund të çojnë në intolerancë dhe izolim, së bashku me një mungesë vullneti për të njohur problemet me mënyrën se si janë gjërat. Nacionalizmi është një formë etnocentrizmi, që është besimi se rruga e vendit tuaj është gjithmonë mënyra më e mirë, në çdo rrethanë. Në rastet më ekstreme, nacionalizmi shndërrohet në një formë të parkializmit, në të cilin njerëzit besojnë se rruga e vendit të tyre është e vetmja rrugë e pranueshme. Nacionalizmi mund të çojë gjithashtu në ksenofobinë, e cila është një urrejtje ose frikë irracionale ndaj njerëzve ose kulturave që janë (ose perceptohen si) të huaja ose të ndryshme (https://grammar.yourdictionary.com/vs/patriotism-vs-nationalism-differences-made-simple).

Duket qartë dallimi. Një rol të madh në mbajtjen në një nivel të ulët të nacionalizmit ka luajtur prania e shumë feve në Shqipëri Multi-religjioziteti ka majtur nën frena edhe politikanët më të gxumshëm shqiptarë të cilët nuk kanë gxuar kurrë që të shprehin ndjenja të qarta nacionaliste. Ateizmi po luan rol të kundërt.

Por a ka nacionalizëm shqiptar dhe nacionalistë shqiptarë? Referuar kohëve të mëparshme, patriotë kanë qënë Rilindasit shqiptarë dhe nacionalistë ishin disa figura që `deshën babën` që kërkonin një Shqipëri nën Perandorinë turke si një shtet autonom me të katër krahinat shqiptare të ndara sipas administratës osmane. Këtu përfshihen edhe disa pjestarë të `Lidhjes së Prizrenit`, Esat Pashë Toptani, dhe disa bejlerë të mëdhenj shqiptarë dhe kosovarë që krahas patriotizmi kishin ndjenjat e një Shqipërie të madhe që ti nënështronte fqinjët.

Edhe në kohën e Zogut, vetë përkufizimi `Mbret i shqiptarëve` tregon synimet e tij nacionaliste (në teori) të parealizuara.

Në kohë e luftës nacional-çlirimtare në Frontin Demokratik që drejtoi luftën ballistët dhe nacionalistët krahas patriotizmit deri diku të vërtetë, kishin ndjenja nacionaliste dhe kjo u shpreh në fjalimet rraciste e Mustafa Krujës kur kërkonte Shqipëri të madhe që neveriste dhe shante `kaurrët`, `jevgjit` që nuk ishin `rraca jonë` sipas tij.

Gjatë diktaturës kishte një `patriotizëm nacional` i fshehur në retorika komuniste, i cili promovohej nga diktatori me qëllim që të hiqte mendjen popullit nga problemet e varfërisë dhe halleve duke nxitur nacionalizmin. Gjatë kësaj kohe të Demokracisë perëndimore sidomos pas bërjes së shtetit të dytë shqiptar nacionalizmi u shpreh në disa politikanë përfshi dhe presidentin e asaj kohe Berisha, por edhe nga analistë dhe shkrimtarë si Kadare. Sidoqoftë përkufizmi më i mirë i nacionalizmit gjatë demokracisë shqiptare ishte parrulla e vetëkënaqësisë -`o sa mirë me ken shqiptar`, e cila u përqafuar nga shumë të rinj por edhe politikanë.

Fatmirësisht nacionalizmi që të çon në luftë, shqiptarët nuk e kanë, dhe mjaftohen vetëm me parrulla. Sidoqoftë tendenca për të mbivlerësuar racën shqiptare mbi të tjerët qoftë në debatet historike, sociale, apo dhe politike, tregon se nacionalizmi në Shqipëri është në ngritje; por shpresojmë që politikat e Shqipërisë dhe politikanët shqiptarë duhet të vetëpërmbahen e të mos shaktojnë konflikte të panevojshëm me fqinjët. Një rol të madh frenues të nacionalizmit shqiptar luan BE dhe SHBA , të cilët luajnë rol monitorizues nga politkës dhe politikanëve shqiptarë.

Shpresojmë që si shqiptarët e Shqipërisë ashtu dhe ata të Kosovës . Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, dhe diaspora, të mbeten vetëm patriotë, sepse nacionalizmi i tepëruar historikisht e ka çuar shtetin përkatës në luftë me fqinjët dhe si rezultat ka ndodhur shkatërrimi. Lufta në Ukrainë mbetet një luftë nacionaliste ruse, por edhe deri diku ukrainase.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ukraina: Ushtarët rusë kanë rrëmbyer 230 mijë fëmijë

Ukraina: Ushtarët rusë kanë rrëmbyer 230 mijë fëmijë

Publikuar më 26.05.2022
Forcat ruse kanë rrëmbyer të paktën 230,000 fëmijë ukrainas ...

Forcat ruse kanë rrëmbyer të paktën 230,000 fëmijë ukrainas që nga fillimi i pushtimit të vendit më 24 shkurt, tha këshilltari i misionit të përhershëm ukrainas në OKB, Sergiy Dvornyk, gjatë një debati të mbajtur dje në selinë e OKB-së për mbrojtjen e civilëve në konflikte të armatosura. “Rrëmbimi i të paktën 230,000 fëmijëve ukrainas, […]

Lexo më shumë

Vritet me thikë përpara shtëpisë në Itali, nëna e dy fëmijëve të mitur

Vritet me thikë përpara shtëpisë në Itali, nëna e dy fëmijëve të mitur

Publikuar më 26.05.2022
Brunilda Halla, 37 vjeçe, shqiptare, e martuar me një bashka...

Brunilda Halla, 37 vjeçe, shqiptare, e martuar me një bashkatdhetar dhe nënë e dy fëmijëve, ishte viktimë e goditjes me thikë të ndodhur dje në Vittoria. Gruaja u qëllua me thikë para shtëpisë së saj dhe me forcat e fundit arriti të futet deri brenda shtëpisë. Kur ndihma mbërriti, ajo pothuajse kishte dhënë shpirt. Në […]

Lexo më shumë

Merr flakë në ecje autobusi në autostradën Fier-Vlorë

Merr flakë në ecje autobusi në autostradën Fier-Vlorë

Publikuar më 26.05.2022
Një autobus ka marrë flakë në ecje autostradën Fier-Vlorë. M...

Një autobus ka marrë flakë në ecje autostradën Fier-Vlorë. Mësohet se autobusi merrte punëtorët nga Cakrani dhe ka marrë flakë në Novoselë. Sipas dëshmive të pasagjerëve, u dëgjuan shperthime. Ata janë detyruar të zbresin, fatmirësisht në kohë, pasi nuk ka të lënduar. Autobusi është mjet privat i një fasonerie.

Lexo më shumë

Roma feston gjithë natën për fitoren, Roterdami përfshihet nga dhuna e holandezëve të zhgënjyer

Roma feston gjithë natën për fitoren, Roterdami përfshihet nga dhuna e holandezëve të zhgënjyer

Publikuar më 26.05.2022
Ndeshja e Conference League në Tiranë la pa gjumë Romën dhe ...

Ndeshja e Conference League në Tiranë la pa gjumë Romën dhe Roterdamin. Pas fitores, në Romë, tifozët pritën deri në 5 të mëngjesit që të mbërrinte ekipi dhe të festonin me ta ndërsa tifozët holandezë ishin të revoltuar dhe shkaktuan trazira në Roterdam. Policia ndërhyri menjëherë dhe janë arrestuar 72 persona.  Ndeshja doli me rezultatin […]

Lexo më shumë

Nga ‘I nderuari Edi Rama”, tek ‘Edi’, analiza e REL: Si u ngroh raporti Rama-Vuçiç

Nga ‘I nderuari Edi Rama”, tek ‘Edi’, analiza e REL: Si u ngroh raporti Rama-Vuçiç

Publikuar më 26.05.2022
Dikur ka qenë “i nderuari Edi Rama”, sot është “Edi” – kësht...

Dikur ka qenë “i nderuari Edi Rama”, sot është “Edi” – kështu janë zhvilluar ndër vite marrëdhëniet ndërmjet presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Prej përplasjeve që patën gjatë takimit të parë zyrtar në Beograd, në vitin 2014, për shkak të statusit të Kosovës, është arritur deri aty që Vuçiç, […]

Lexo më shumë

Rrëfimi i Françesko Tottit: Nuk është hera e parë në Tiranë, kam qenë kalimthi, jo si turist

Rrëfimi i Françesko Tottit: Nuk është hera e parë në Tiranë, kam qenë kalimthi, jo si turist

Publikuar më 25.05.2022
Ish-kapiteni i Romës, Francesco Totti, ka dhënë sot një inte...

Ish-kapiteni i Romës, Francesco Totti, ka dhënë sot një intervistë ekskluzive me gazetarin e sportit, Endi Tufa. Francesco si ju duket kjo finale këtu në Tiranë? E shoh shumë të bukur këtë finale, gjithmonë është e bukur kjo ndeshej pasi vjen pas shumë ndeshjeve të luajtura në sezon dhe të mbërrish deri këtu do të […]

Lexo më shumë

Kronologjia e zymtë e sulmeve masive në Shtetet e Bashkuara, pas masakrës në Teksas

Kronologjia e zymtë e sulmeve masive në Shtetet e Bashkuara, pas masakrës në Teksas

Publikuar më 25.05.2022
Sulmi i së martës në një shkollë në Teksas që la pas vetes 1...

Sulmi i së martës në një shkollë në Teksas që la pas vetes 19 nxënës të vrarë, është i fundit në një varg sulmesh masive në Shtetet e Bashkuara. Disa nga viktimat e sulmit në Teksas Më poshtë është një përmbledhje e sulmeve masive në vitet e fundit, kryer nga agjencia Reuters. BUFFALO, 14 maj […]

Lexo më shumë

Dreka zyrtare para finales së Conference League, FSHF mbledh drejtuesit e UEFA-s dhe legjendat e futbollit europian

Dreka zyrtare para finales së Conference League, FSHF mbledh drejtuesit e UEFA-s dhe legjendat e futbollit europian

Publikuar më 25.05.2022
Federata Shqiptare e Futbollit ka organizuar sot një drekë m...

Federata Shqiptare e Futbollit ka organizuar sot një drekë me miqtë e ardhur me rastin e finales së Conference League, duke filluar që nga Presidenti i UEFA-s, Alexander Ceferin, zyrtarë të lartë të qeverisë së futbollit europian, presidentë federatash, drejtues dhe legjenda të klubeve finaliste, Roma dhe Feynoord. Në këtë drekë ishte i pranishëm edhe […]

Lexo më shumë