×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

A është normal presidenti rus, Vladimir Putin?

Louis René Beres

A është normal Vladimir Putin? Edhe në pamje të parë, kjo pyetje e vrazhdë nuk ofron asnjë perspektivë për ndonjë njohuri analitike të përdorshme. Në hartimin e politikës së jashtme të çdo kombi, përkufizimet e arsyeshme të normalitetit, duhet të mbeten pandreqshmërisht subjektive dhe të vështira për t’u përdorur. Një pyetje më e mirë për Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj të NATO-s, do të ishte të vihej në pikëpyetje racionaliteti i diktatorit rus. Në studimin e disiplinuar të politikës botërore, një udhëheqës racional, është ai që vlerëson mbijetesën kombëtare të vendit të tij më shumë se çdo preferencë tjetër apo kombinim preferencash. A është kjo ajo që shohim aktualisht në Kremlin? A e përshkruan me saktësi Putinin një rend i tillë preferencash? Apo ai është i gatshëm të tolerojë rreziqe të mëdha sigurie për Rusinë, në këmbim të pushtetit dhe prestigjit të tij personal? Për momentin, ky është një supozim pak a shumë i besueshëm i cilitdo.

Kjo ndodh ndër të tjera, sepse presidenti rus po flet tani hapur dhe pa hezitim për nisjen e një lufte bërthamore. Sido që të jenë llogaritjet e veçanta apo të fshehta të sigurisë, presidenti i SHBA Joe Biden, aleatët e Amerikës në NATO, por edhe Izraeli (sepse bota funksionon gjithmonë si një sistem) do të duhet të kuptojnë që edhe një Vladimir Putin në dukje racional, mund të përbëjë një kërcënim ekzistencial. Në një sërë rastesh të dukshme – dhe për shkak të llogaritjeve të gabuara në vendimmarrje, që janë gjithnjë e më të mundshme gjatë episodeve të krizës – një Putin racional mund të përbëjë rreziqe edhe më të mëdha se sa Putin irracional.

Në çështje të tilla shumë komplekse, do të jetë gjithnjë e rëndësishme për vendimmarrësit e përgjegjshëm, që të dinë të bëjnë dallimin midis një Putini që është thjesht i lig, nga një Putin që është potencialisht irracional apo madje i nënshtruar ndaj një çmendurie të mirëfilltë.

Por, lufta e rusëve kundër civilëve ukrainas, nuk ka të bëjë vetëm me të keqen apo çmendurinë. Pas Luftës së Dytë Botërore dhe Holokaustit, psikiatri amerikan Robert Jay Lifton intervistoi mjekët nazistë SS. I tmerruar si mjek nga ideja se krime të tilla monstruoze mund të ishin justifikuar si “higjienike”, Lifton ishte i vendosur t’u përgjigjej disa pyetjeve themelore.

Si mundën të përputhnin mjekët nazistë, vrasjen e aq shumë qenieve njerëzore të pafajshme dhe të pambrojtura, me jetën e tyre normale në familjet e tyre? Ngjashëm, udhëheqësit e SHBA-së dhe të tjerët, duhet të ngrenë mbi Vladimir Putinin dhe njerëzit e tij në Kremlin këtë pyetje:Si munden këta njerëz të qytetëruar të nxitin agresionin e përditshëm dhe gjenocidin që po shkaktohet tani në Ukrainë nga mijëra ushtarët rusë, dhe nga ana tjetër të vazhdojnë normalisht jetën e tyre private?

Në zhargonin e sotëm akademik, kjo do të quhej “problemi i spektatorit”. Nuk ishte e pazakontë që mjekët nazistë të mbeteshin baballarë dhe bashkëshortë të mirë, ndërkohë që vrisnin sistematikisht fëmijët në kampet e përqendrimit.

Këta mjekë që e kishin bërë Betimin e Hipokratit, për të mos bërë asnjë dëm, ishin në gjendje të mbikëqyrnin vrasjet masive gjenocidale në 6 ditët të javës. Ndërkohë të dielave, ata shkonin zakonisht në kishë. Tani, ne duhet të pyesim në mënyrë të ngjashme:A janë ushtarët rusë në Ukrainë në gjendje të mbeten baballarë dhe burra të mirë, edhe pas vrasjeve që po kryejnë në Ukrainë?

Nëse po, çfarë do të thotë kjo për të ardhmen e luftës dhe paqes midis Uashingtonit, Moskës dhe shteteve të tjera kombëtare? Duke parë në perspektivë, a duhet të presim një luftë edhe më të madhe? Për mjekun, Betimi i Hipokratit premton se “Unë do ta mbaj të pastër dhe të shenjtë jetën dhe profesionin tim”.

Kur u pyetën për këtë betim, shumica e mjekëve SS të intervistuar, thanë se nuk perceptonin ekzistencën e ndonjë kontradikte. Në pseudobiologjinë naziste, hebreu ishte një burim infeksioni. Sipas saj, çlirimi i shoqërisë nga hebrenjtë, ishte një synim i duhur mjekësor anti-infektiv.

Të gjitha vrasjet në masë u konceptuan si detyrime të njohura të shërimit, dhembshurisë dhe asaj që u quajt higjiena racore. Strehimi i së mirës dhe së keqes brenda çdo njeriu është një ide shumë e vjetër në mendimin perëndimor, veçanërisht në letërsinë gjermane që nga Johan Ëolfgang von Goethe dhe Friedrich Nietzsche, deri tek Hermann Hesse dhe Thomas Mann.

Duke studiuar atë literaturë shumë të çmuar, njerëzit mund të mësojnë se kufijtë delikatë të kujdesit dhe dhembshurisë, ekzistojnë brenda çdo personi individual. Dhe ndërsa krimet si ato që u gjykuan në Nuremberg, po vazhdojnë të përshkallëzohen në Ukrainë me urdhër të Putinit, ka ardhur koha të pranohet se “muret” e normalitetit, anomalitetit dhe racionalitetit njerëzor, janë dukshëm të përshkueshëm.

Ato mund të lejojnë edhe një individ të vetëm që të luhatet midis sjelljeve ekstremeve. Pasi mori pjesë në gjyqin ndaj nazistit Adolf Eichmann në vitin 1961 në Jerusalem, filozofja politike Hannah Arendt, ngriti hipotezën se e keqja tek njeriu mund të jetë e zakonshme ose banale.

Sot, ndërsa urrejtjet që nxisin dhunën po kanalizohen nga presidenti rus Putin tek pasionet luftarake mizore për hir të “Nënës Rusi”, banaliteti mund të përshpejtojë jo vetëm gjenocidet e tjera, por edhe luftërat ndërkombëtare më katastrofike. Rasti më i keq do të ishte nga një luftë bërthamore.

Tek e fundit, në të gjitha çështjet e dukshme të luftës kriminale të Rusisë kundër Ukrainës, e vërteta do të jetë shfajësuese:“Lum ata që e dinë ende, se pas të gjitha fjalimeve fshihen gënjeshtra të papërshkrueshme!”. Me këto vargje poeti gjerman Rainer Maria Rilke, ankohet për gënjeshtrat e të gjithë despotëve.

Megjithëse veçoritë virulente të gënjeshtrave të tilla po ndryshojnë vazhdimisht në mbarë botën, kuptimi i përgjithshëm i tyre mbetet i njëjtë dhe domethënës. Edhe pse në përgjithësi nuk pranohet, qeniet njerëzore normale, janë ende në gjendje të kuptojnë se në një botë supozuar “anormale”, të mos qenit anormal mund të shprehë një formë çmendurie unike. Edhe nëse Putin do të gjykohej nga ekspertë të njohur si krejtësisht racional, ai do të mbetej një kërcënim shumë ekzistencial ose gati-ekzistenciale ndaj rendit botëror.

*Autori është profesor i të drejtës ndërkombëtare në Universitetin Purdue, SHBA. Marrë nga Jerusalem Post”. Përktheu abcnews.al

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

gif

Modelja më e vjetër në botë fotografohet nudo nga Fadil Berisha për revistën prestigjioze

Modelja më e vjetër në botë fotografohet nudo nga Fadil Berisha për revistën prestigjioze

Publikuar më 06.10.2022
Mosha është thjesht një numër. Për modelet Carmen Dell’...

Mosha është thjesht një numër. Për modelet Carmen Dell’Orefice dhe Beverly Johnson, kjo nuk mund të ishte më e vërtetë. Ato u shfaqën së bashku në kopertinën e fundit të revistës New You – respektivisht në moshën 91 dhe 69 vjeç – dhe fotot janë realizuar nga fotografi shqiptar Fadil Berisha. Fadil Berisha/ New You […]

Lexo më shumë

Rama habit liderët europianë me kravatën e mbushur me imazhet e organit gjenital femëror

Rama habit liderët europianë me kravatën e mbushur me imazhet e organit gjenital femëror

Publikuar më 06.10.2022
Kryeministri Edi Rama, po merr pjesë në Samitin informal të ...

Kryeministri Edi Rama, po merr pjesë në Samitin informal të Pragës mes 44 liderëve të BE-së dhe të vendeve jo anëtare.  Shumë të pranishëm kanë treguar vëmendje të shtuar ndaj kryeministrit tonë, duke hedhur edhe vështrime të habitura, për shkak të kravatës që ai mbante, e cila jep përshtypjen e disa vaginave të shumëngjyrshme. Me siguri […]

Lexo më shumë

Ismail dhe Helena Kadare reagojnë për fituesen e Nobelit: Edhe pse jetojmë në Francë, nuk e njohim

Ismail dhe Helena Kadare reagojnë për fituesen e Nobelit: Edhe pse jetojmë në Francë, nuk e njohim

Publikuar më 06.10.2022
Shkrimtarja franceze Annie Ernaux fitoi çmimin ‘Nobeli’ në l...

Shkrimtarja franceze Annie Ernaux fitoi çmimin ‘Nobeli’ në letërsi. Ky çmim i është dhënë shkrimtares  “për guximin dhe mprehtësinë klinike me të cilën ajo zbulon rrënjët, veçimet dhe kufizimet kolektive të kujtesës personale”. Shkrimtari i shquar shqiptar, Ismail Kadare, ishte sërish pretendent për ta marrë këtë çmim, për të disatin vit me rradhë. I pyetur […]

Lexo më shumë

U arrestua për aferën e inceneratorëve, lirohet ish-deputeti Alqi Bllako

U arrestua për aferën e inceneratorëve, lirohet ish-deputeti Alqi Bllako

Publikuar më 06.10.2022
Ish-deputeti socialist Alqi Bllako është liruar nga burgu pa...

Ish-deputeti socialist Alqi Bllako është liruar nga burgu pasi masa e sigurisë ndaj tij ka ndryshuar.  GJKKO ka pranuar ndryshimin e masës nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”. Ish-deputeti socialist akuzohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion, në lidhje me aferën e inceneratorit të Fierit. Bllako është zyrtari i dytë, që u arrestua lidhur me aferën […]

Lexo më shumë

3 apartamente, 2 vila e 5 makina luksoze, 46-vjeçarit në Elbasan i sekuestrohen 3.5 mln euro pasuri

3 apartamente, 2 vila e 5 makina luksoze, 46-vjeçarit në Elbasan i sekuestrohen 3.5 mln euro pasuri

Publikuar më 06.10.2022
Prokuroria e Elbasanit ka sekuestruar pasurinë me vlerë rret...

Prokuroria e Elbasanit ka sekuestruar pasurinë me vlerë rreth 3.5 milionë euro të 46-vjeçari Albert Topuzi pasi dyshohet se janë përfituar nga veprimtari kriminale. Atij i është bllokuar një vilë tre katëshe, një vilë 2 katëshe, 3 apartamente, si dhe 5 automjete, mes tyre edhe makina luksoze si ‘Porsche’, ‘BMW’ apo ‘Audi’. Gjithashtu i janë bllokuar […]

Lexo më shumë

Salianji: Ervis Martinaj u lajmërua 5 minuta para se të shkonte policia në hotel

Salianji: Ervis Martinaj u lajmërua 5 minuta para se të shkonte policia në hotel

Publikuar më 06.10.2022
Deputeti i PD-së Ervin Salianji ka vijuar replikat me minist...

Deputeti i PD-së Ervin Salianji ka vijuar replikat me ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi, i thirrur prej tij në interpelancë. Salianji deklaroi se policisë i kanë ikur persona me rekorde të tmerrshme kriminale. Ai përmendi disa emra nga bota e krimit. “Me këto shifrat po na e kaloni në matematikë se deri tani ka mbajtur […]

Lexo më shumë

Kryetari i PD-së në Lezhë fshin statusin e dorëheqjes

Kryetari i PD-së në Lezhë fshin statusin e dorëheqjes

Publikuar më 06.10.2022
Në të gjitha mediat online u shpërnda dje lajmi i dorëheqjes...

Në të gjitha mediat online u shpërnda dje lajmi i dorëheqjes së kryetarit të PD-së në Lezhë, Arben Ndoj. Ishte vetë ky i fundit që në një status të gjatë në Facebook rrëfente arsyet e dorëheqjes. Ai falënderonte anëtarët e PD-së për mbështetjen që i kishin dhënë, por ishte mjaft kritik për një pakicë prej […]

Lexo më shumë

Aksident në Rrugën e Kombit, motorri shkëputet nga “Ford”-i dhe godet shoferen e makinës tjetër (VIDEO)

Aksident në Rrugën e Kombit, motorri shkëputet nga “Ford”-i dhe godet shoferen e makinës tjetër (VIDEO)

Publikuar më 06.10.2022
Një aksident i rëndë dhe i pazakontë ndodh mbrëmë në Rrugën ...

Një aksident i rëndë dhe i pazakontë ndodh mbrëmë në Rrugën e Kombit, pranë Fushë-Milotit. Sipas policisë, një makinë tip “Ford” është përplasur me trafikndarësen duke shkaktuar shkëputjen e motorit dhe shasisë. Pjesët e makinës kanë goditur një mjet tjetër tip “Audi”, duke shkaktuar plagosjen e rëndë të shoferes 39-vjeçare. Njoftimi i policisë: Rreth orës […]

Lexo më shumë