×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

A është Komonuelthi Europian i Boris Xhonson një alternativë më e mirë se BE?

Pirro Prifti

Një javë më parë me dt. 27 maj 2022 sipas të përditëshmes italiane “Corriere della Sera”, botuar nga Alvise Armelini me titull “Britania e Madhe dëshiron të përfshijë Ukrainën në Komonuelth”, thekson një propozim alternativ të Kryeministrit britanik Boris Johnson për krijimin e një ‘Commonwealth Evropian’ në dallim nga Bashkimi Europian, në të cilën duhej patjetër të përfshihej Ukraina dhe më vonë edhe Turqia, dhe vendet e Ballkanit Perëndimor të cilat janë akoma të pa integruara në BE.

Kryeministri britanik Boris Johnson po përpiqet të krijojë një bllok të ri të kombeve evropiane që do të bashkonte Ukrainën, pjesën më të madhe të Evropës Lindore dhe Turqinë në një fazë të mëvonshme, sipas mediave italiane të premten. E përditshmja Corriere della Sera e quajti idenë një “Commonwealth Evropian” dhe e përshkroi atë si “një sistem të ri aleancash politike, ekonomike dhe ushtarake – alternativë ndaj Bashkimit Evropian”.

Vendet në bllokun e ri do të bashkohen nga “diferenca e tyre ndaj Brukselit” dhe kritika ndaj reagimit tepër të ndrojtur të Gjermanisë ndaj agresionit rus në Ukrainë, sugjeroi raporti. Johnson së pari ia dorëzoi idenë presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky kur ai udhëtoi për në kryeqytetin ukrainas më 9 prill, dhe qeveria e tij që atëherë ka lobuar fort në Kiev mbi këtë propozim.

Britania do të jetë udhëheqëse e aleancës së re euroskeptike dhe anti-ruse, e cila do të shtrihet në Ukrainë, Poloni, Estoni, Letoni dhe Lituani, si dhe Turqinë “potencialisht, në një fazë të mëvonshme”, tha gjithashtu ai. Raporti i Corriere u shkrua nga një prej korrespondentëve të saj në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, bazuar në burime anonime që janë “në dijeni të bisedimeve” dhe po marrin pjesë në takimin e nivelit të lartë në Zvicër (UK wants to include Ukraine in ‘European Commonwealth’: Report (aa.com.tr).

Po çfarë përfaëson vetë Commonwealthi?

Komonvelthi (angl. Commonwealth) ose Commonwealth of Nations është bashkësi e shteteve të Perandorisë së dikurshme të Britanisë së Madhe, që i lidh interesi i përbashkët ekonomik. Ndikimi shekullor i Britanisë së Madhe në pjesët e ndryshme të botës ka lënë gjurmë në ecurintë ekonomike, të tregëtisë, kulturës, politikës së shteteve, sepse ato për një kohë të gjatë kanë qenë të shfrytëzuara. Perandoria e dikurshme koloniale filloi të shkatrrohet. Shumë shtete fituan pavarësinë e tyre.

Me qëllim që t’i shfrytqëzojë lëndët e para prej territoreve të dikurshme të Britanisë së Madhe, në një anë, dhe plasimin e prodhimeve të veta industriale, nga ana tjetër, formohet bashkësia e Komonuelthit. Bashkëpunimi i Britanisë së Madhe dhe i shteteve të Komonveltit është në interes të përgjithshëm ekonomik. Tregu i Britanisë së Madhe mund t’ua ofrojë prodhimet industrialeshteteve të Komonveltit, e prej tyre të sigurojë lëndët e para për industrinë dhe artikujt ushqimor (Komonuelthi – Wikipedia).

Shtetet që janë pjesë e komonwealth -it të udhëhequr nga Britania e Madhe. Kur u krijua Komonuelthi Britanik i Kombeve. Vendet anëtare të Komonuelthit përfshijnë 17 vende (pa llogaritur Mbretërinë e Bashkuar), të cilat quhen edhe Mbretëritë e Komonuelthit. Popullsia e përgjithshme e vendeve të Komonuelthit është rreth 1.8 miliardë, që është rreth 30% e popullsisë së përgjithshme të planetit. Zyrtarisht, kreu i këtyre shteteve njihet nga monarku britanik, i cili përfaqësohet nga guvernatori i përgjithshëm.

Kjo nuk i pengon shumicën e vendeve pjesëmarrëse të mos njohin autoritetin e kurorës britanike, gjë që në asnjë mënyrë nuk ndikon në statusin e tyre brenda Komonuelthit. Fillimisht nuk është një organizatë politike dhe për këtë arsye Britania e Madhe nuk ka të drejtë të ndërhyjë në politikën e anëtarëve të saj.

Jo të gjitha vendet që përbëjnë Komonuelthin sot kishin lidhje koloniale me Perandorinë Britanike (Shtetet që janë pjesë e kommomwealth -it të udhëhequr nga Britania e Madhe. Kur u krijua Komonuelthi Britanik i Kombeve (farbitis.ru).

Kryeministri britanik Boris Johnson i cili u bë Kryeministër më 24 korrik 2019 ka manaxhuar punët e Komonuelthit të kombeve (britanik) sepse ka qënë edhe Sekretari i Jashtëm nga viti 2016-2018 dhe ka përgjegjësinë e përgjithshme për punën e Zyrës së Jashtme dhe Commonw0ealth, me fokus të veçantë në: Drejtorinë e Strategjisë, Sigurinë Kombetare, inteligjencë, Problemet honorike.

Si Ministër për Bashkimin, Kryeministri punon për të siguruar që e gjithë qeveria të veprojë në emër të të gjithë Mbretërisë së Bashkuar: Anglisë, irlandës së Veriut, Skocisë dhe Uellsit.

Një Komonuelth Europian ku mund të përfshihen vëndet e Europës lindore përfshi dhe vëndet e Ballkanit Perëndimor, mund të ketë një përparësi për Shqiprinë dhe Kosovën sepse në këtë mënyrë ne mund të jemi plotësisht nën ombrellën Anglo-Amerikane dhe sigurisht do të jemi pjesë e Gjeo-strategjisë Anglo-Amerikane e cila nuk vë re problemet fetare të shteteve si psh., Turqisë, Shqipërisë , Kosovës, Bosnjë Hercegovinës (ashtu si dhe NATO).

Natyrisht Comonuelthi do të ketë po ato ligje dhe rregulla që ka Komonuelthi Britanik siç përshkruhen më sipër dhe ato janë më shumë ekonomike dhe financiare, por e rëndësishme është se një Comonuelth Europian mund ti japë rrugëzgjidhje më të shpejtë integrimit për shkak të pengesave të shumta që ka struktura e BE, përfshi dhe ato që nuk shprehen si problem i popullsisë myslimane, por ka disa përparësi që nuk i ka BE, sepse në një Komonuelth të ardhshëm Europian do të ketë një gjuhë të unifikuar si anglishtja ( në dallim nga BE), shtetet e përfshira të lindjes dikur të Bllokut Komunist (përveç Turqisë) kanë interesa dhe kulturë realitivisht të përafërt, dhe si investimet do të jenë po aq të mëdha se dhe ato të BE. Mund të përfshihet këtu edhe monedha e përbashkët e cila mund të jetë paundi britanik ose edhe Dollari amerikan si një opsion ndaj monedhës Euro.

Dihet se ekziston edhe një Komonuelth tjetër në Euroazi ai CIS (Komonuelthi i shteteve të pavarura të drejtuara nga Rusia) të cilat përdorin monedhat nacionale për tregti ose rublën, por CIS nuk ka atë GDP që kanë Anglo-Amerikanët.

Alternativat ekonomike që i janë hapur Ballkanit perëndimor nga BE si, Procesi i Berlinit, Ballkan i Hapur ose Minishengen, kanë hasur kontradikta të vështira për tu zgjidhur gati të papajtueshme midis Kosovës dhe Serbisë, por janë opsione që mund të prosperojnë ekonomitë tonë të vogla ballkanike dhe të ulin tensionet politike dhe etnike.

Sidoqoftë, duke parë se BE ka kontradikta të mëdha ekonomike kryesisht, të cilat janë ashpërsuar për shkak të luftës në Ukrainë, alternativa e Kryeministrit Boris Johnos e përmëndur në Davos, gjithashtu mund të jetë edhe më interesante për ne vëndet e vogla, sepse dihet që politikat ekonomike dhe sociale britanike janë më liberale në raport me vëndet e BE.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

VIDEO/ Tragjedia në Berat, momenti kur makina me nënën dhe djalin 6 vjeç bie në lumë

VIDEO/ Tragjedia në Berat, momenti kur makina me nënën dhe djalin 6 vjeç bie në lumë

Publikuar më 27.06.2022
Ky është momenti kur nëna dhe djali 6 vjeç bien në lumë me m...

Ky është momenti kur nëna dhe djali 6 vjeç bien në lumë me makinë. Klaudia Xhaferaj është nëna që humbi jetën bashkë me të birin mesditën e sotme në Berat. Nënë e bir humbën jetën ditën e sotme, pasi makina me të cilën po udhëtonin doli nga rruga dhe përfundoi në lumin Osum.

Lexo më shumë

Nënë e bir vdiqën pasi makina ra në lum nga ura, dëshmitarët: Djali ishte me vigon në krah

Nënë e bir vdiqën pasi makina ra në lum nga ura, dëshmitarët: Djali ishte me vigon në krah

Publikuar më 27.06.2022
Nënë e bir humbën jetën ditën e sotme në Berat, pasi makina ...

Nënë e bir humbën jetën ditën e sotme në Berat, pasi makina me të cilën po udhëtonin doli nga rruga dhe ra në lum. Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën urbane “Antipatrea”, pranë vendit të quajtur “Ura e re”. Sipas policisë, K. Xh., duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka humbur kontrollin dhe ka rënë në lumë. […]

Lexo më shumë

VIDEO-SKANDALI, bashkia e Pogradecit vazhdon të keqtrajtojë kafshët e pambrojtura

VIDEO-SKANDALI, bashkia e Pogradecit vazhdon të keqtrajtojë kafshët e pambrojtura

Publikuar më 27.06.2022
Bashkia e Pogradecit vazhdon të keqtrajtojë kafshët e pambro...

Bashkia e Pogradecit vazhdon të keqtrajtojë kafshët e pambrojtura, duke i lënë ato të ngrodhin. Pamjet e siguruara nga “Shekulli” tregojnë të ashtuquajturin vendstrehim të qenve të rrugës në periferi të qytetit. Dhjetra prej tyre, të lidhur me zinxhirë, mbahen në diell pa ushqim, derisa të japin shpirt. E njëjta pamje ishte mëse një vit […]

Lexo më shumë

Aksident tragjik në Berat, makina përfundon në lumë, vdes nëna me 6-vjeçarin

Aksident tragjik në Berat, makina përfundon në lumë, vdes nëna me 6-vjeçarin

Publikuar më 27.06.2022
Një aksident është regjistruar ditën e sotme në Berat, ku nj...

Një aksident është regjistruar ditën e sotme në Berat, ku një makinë ka përfunduar në lumë.  Mësohet se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Ura e Goricës, ndërsa brenda automjetit në momentin e aksidentit ndodhej një grua së bashku me fëmijën e saj të mitur 6 vjeç, të cilët fatkeqësisht kanë humbur jetën. Njoftimi […]

Lexo më shumë

Dy shqiptarët tregojnë motivin absurd të rrahjes për vdekje të 42-vjeçarit grek: Na pa egër!

Dy shqiptarët tregojnë motivin absurd të rrahjes për vdekje të 42-vjeçarit grek: Na pa egër!

Publikuar më 27.06.2022
Policia në Greqi ka arrestuar dy persona, për ngjarjen e buj...

Policia në Greqi ka arrestuar dy persona, për ngjarjen e bujshme, ku pesë të dyshuar kanë masakruar një 42-vjeçar grek në një lokal në Athinë. Arrestimet janë kryer sot në mëngjes, ku në pranga ka rënë një grek dhe një i huaj 24-vjeçar. 42-vjeçari u dhunua për vdekje të dielën nga pesë persona, që sipas raportimeve ishin […]

Lexo më shumë

Gazetari serb rrëfen krimet e Serbisë në Kosovë

Gazetari serb rrëfen krimet e Serbisë në Kosovë

Publikuar më 27.06.2022
Gazetari serb, Rade Radovanoviç ka folur për RTV Dukagjini d...

Gazetari serb, Rade Radovanoviç ka folur për RTV Dukagjini dhe për qëndrimin e tij prokosovar. Ai ka thënë se në librin e tij, kishte shkruar për masakrat që kishin ndodhur në Kosovë nga shteti serb dhe se nuk pret rregullim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, përderisa në krye të shtetit të Serbisë është Presidenti Aleksandar Vuçiqi. “Nga Dritarja […]

Lexo më shumë

Kryeministria dhuron gjak, Rama pyet mjeken: Sa herë ma ke pirë?

Kryeministria dhuron gjak, Rama pyet mjeken: Sa herë ma ke pirë?

Publikuar më 27.06.2022
Tradita e dhurimit vullnetar të gjakut, në Kryeministri, vij...

Tradita e dhurimit vullnetar të gjakut, në Kryeministri, vijoi edhe këtë vit si një akt solidariteti njerëzor, duke ju bashkuar sloganit të Ditës Botërore të Dhurimit të gjakut 2022  “Bashkoni përpjekjet dhe shpëtoni jetë”! Kryeministri Rama një dhurues i rregullt i gjakut prej thuajse dy dekadash ishte i pari që dhuroi sot gjak në ndihmë […]

Lexo më shumë

Zjarri në Sazan, ministri Peleshi ia lë përgjegjësinë bashkisë së Vlorës: Zjarrfikëset nuk i kemi ne

Zjarri në Sazan, ministri Peleshi ia lë përgjegjësinë bashkisë së Vlorës: Zjarrfikëset nuk i kemi ne

Publikuar më 27.06.2022
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi e cilësoi një zjarr pothua...

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi e cilësoi një zjarr pothuajse serioz flakët që pushtuan për katër ditë me radhë ishullin e Sazanit. Gjatë debatit në Komision me deputetin e PD Ferdinant Xhaferaj, Peleshi u shpreh se çështja e zjarrit në Sazan është bërë sikur të ishte bërë nami. “Ne kemi pasur një zjarr pothuajse serioz në […]

Lexo më shumë