×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

A është BE e përgatitur nëse diplomacia me Rusinë dështon? Ja plani i përgatitur në koordinim me SHBA

Ministrat e Jashtëm të BE-së diskutuan në Bruksel për përgjigjet ndaj një pushtimi të mundshëm rus të Ukrainës. Ministrat e Jashtëm të 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian u takuan në Bruksel në përpjekje për të gjetur një përgjigje ndaj një pushtimi të mundshëm të Ukrainës nga Rusia. Pas takimit shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell tha se ekziston “unitet” midis vendeve anëtare për veprime “të shpejta dhe të vendosura”, nëse Rusia sulmon Ukrainën.

Belgien | Treffen der EU Außenminister in Brüssel

Borrell shtoi se BE-ja është zotuar të mbështesë Ukrainën në “fushat kyçe” duke përfshirë kundërsulmet kibernetike dhe kërcënimet hibride, siç janë fushatat e dezinformimit rus.

Borrell për Ukrainën: “Rruga e dialogut” do të vazhdojë

Megjithatë BE do të vazhdojë “përpjekjet kolektive” për ta bindur Rusinë që të ndjekë “rrugën e dialogut” në zgjidhjen e tensioneve, tha ai, duke shtuar se BE është e përgatitur të përgjigjet nëse diplomacia dështon.

Russland Treffen Borell - Lawrow

Takimi, të cilit iu bashkua Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Antony Blinken me videokonferencë, u zhvillua pasi Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera perëndimore u kërkuan familjeve të diplomatëve të tyre që të largohen nga Ukraina për shkak të krizës.

Si po përgjigjet BE-ja?

Disa brenda BE-së mendojnë se ajo po mënjanohet në situatën aktuale, sepse qeveria ruse është e përqendruar në bisedime me SHBA-në dhe NATO-n për të paraqitur kërkesat e saj të sigurisë. Megjithatë Uashingtoni u ka bërë thirrje të gjithë aleatëve të vet që të vendosin sanksione ekonomike për të ndëshkuar Rusinë nëse ajo vazhdon me pushtimin. Takimi në Bruksel u zhvillua pasi NATO njoftoi se do të dërgonte avionë dhe anije shtesë në Evropën Lindore për shkak të frikës së një sulmi rus ndaj Ukrainës.

Australien | Militärübung Talisman Sabre 2021

Holanda, për shembull, do të dërgojë dy avionë luftarakë F-35 në Bullgari, ndërsa Danimarka do të dërgojë një fregatë në Detin Baltik dhe aeroplanë shtesë në Lituani.

Sanksione të ashpra

Ministrat e jashtëm të BE-së shprehën shqetësimet e tyre të fundit për krizën në Ukrainë. Disa syresh kërcënuan me sanksione të ashpra nëse Rusia sulmon Ukrainën. Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, tha se Berlini ishte gati të mbështeste Kievin si ekonomikisht ashtu edhe financiarisht.

Belgien | Treffen der EU Außenminister in Brüssel

Ministri i Jashtëm danez Jeppe Kofod tha se BE-ja është e gatshme ta godasë Moskën me sanksione “të papara më parë” nëse Rusia sulmon Ukrainën. Gjatë takimit, kryetarja e Komisionit të BE-së von der Leyen njoftoi për një paketë të re ndihme prej 1.2 miliardë eurosh për Ukrainën.

Lojëra ushtarake ruse në zonën ekskluzive ekonomike të Irlandës

Ministri i Jashtëm irlandez, Simon Coveney, tha se Rusia synon të zhvillonte lojëra ushtarake 240 kilometra nga bregu jugperëndimor i vendit të tij. Lojërat ushtarake do të zhvillohen si në ujërat ndërkombëtare, por edhe në zonën ekskluzive ekonomike të Irlandës. “Ne nuk kemi fuqi për të parandaluar që kjo të ndodhë, por sigurisht ia kam bërë të qartë ambasadorit rus në Irlandë se nuk është e mirëpritur”, tha Coveney. DW

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Dy mbledhje të ndara në SHQUP, pendohen Alibeaj dhe Bardhi: Bojkotojmë zgjedhjen e presidentit, Rama prishi marrëveshjen me opozitën

Dy mbledhje të ndara në SHQUP, pendohen Alibeaj dhe Bardhi: Bojkotojmë zgjedhjen e presidentit, Rama prishi marrëveshjen me opozitën

Publikuar më 26.05.2022
Dy mbledhje paralele, me dy kryetarë po zhvillohen sot në se...

Dy mbledhje paralele, me dy kryetarë po zhvillohen sot në selinë blu. Njëri i zgjedhur pas një procesi të gjatë në PD, Sali Berisha i cili rikthehet në krye të kësaj partie 9 vjet pas dorëheqjes dhe Enkelejd Alibeaj i cili është kryetar i komanduar i PD-së pas dorëheqjes së Lulzim Bashës, po diskutojnë me […]

Lexo më shumë

Plagosi qytetarin ndërsa pinin në lokal, efektivi i FNSH: Arma u shkrep pa dashje

Plagosi qytetarin ndërsa pinin në lokal, efektivi i FNSH: Arma u shkrep pa dashje

Publikuar më 26.05.2022
Gjykata ka lënë në burg efektivin e FNSH-së, Lutfi Gjyli, që...

Gjykata ka lënë në burg efektivin e FNSH-së, Lutfi Gjyli, që plagosi Myrtaz Likën në Kombinat teksa të dy ishin ulur në lokal së bashku. Në gjykata efektivi deklaroi se arma i është shkrepur pa dashje. Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore efektivi 48-vjeçar e ka qëlluar me armë 60-vjecarin teksa po konsumonin […]

Lexo më shumë

Vrau kolegun brenda në komisariat, gjykata lë në burg Ludian Zaimin

Vrau kolegun brenda në komisariat, gjykata lë në burg Ludian Zaimin

Publikuar më 26.05.2022
Gjykata e Tiranës la në burg policin Ludian Zaimi, i cili vr...

Gjykata e Tiranës la në burg policin Ludian Zaimi, i cili vrau kolegun të dielën. Mësohet se Zaimi ka shfaqur pendesë të thellë për aktin e kryer. Efektivi i policisë Ludian Zaimi qëlloi me armën e shërbimit kolegun e tij Çaush Saliasi, 55 vjeç duke i shkaktuar vdekjen. Ngjarja ndodhi në kohën kur po ndaheshin detyrat brenda ambienteve […]

Lexo më shumë

Alibeaj mbledh 18 deputetë në PD, Berisha: Nuk ka asnjë autoritet, është vegla e Ramës

Alibeaj mbledh 18 deputetë në PD, Berisha: Nuk ka asnjë autoritet, është vegla e Ramës

Publikuar më 26.05.2022
18 deputetë janë të pranishëm deri më tani në mbledhjen e gr...

18 deputetë janë të pranishëm deri më tani në mbledhjen e grupit Parlamentar të PD-së e thirrur nga Enkelejd Alibeaj, ndërsa priten të diskutohen çështje të brendshme të Partisë Demokratike, por edhe për emrin e ri të Presidentit. Deputetët që marrin pjesë në mbledhje janë Emilja Koliqi, Flamur Hoxha, Kreshnik Çollaku, Kastriot Piroli, Saimir Korreshi, […]

Lexo më shumë

Priten arrestime të tjera, Nuredin Dumani ka nxjerrë rreth 100 emra të botës së krimit

Priten arrestime të tjera, Nuredin Dumani ka nxjerrë rreth 100 emra të botës së krimit

Publikuar më 26.05.2022
Një valë e dytë arrestimesh, pritet të pasojë operacionin “P...

Një valë e dytë arrestimesh, pritet të pasojë operacionin “Plumbi i Artë”, që po zhvillohet prej 1 jave nga prokuroria e posaçme SPAK dhe Policia e Shtetit, raporton Ora News. Dhjetëra kontrolle banesash, magazina, servise dhe disa vendgjarje, janë verifikuar nga oficerët e policisë, të cilët kanë pasur si mbështetje në teren oficerë të BKH-së dhe […]

Lexo më shumë

U qëllua me thikë ndërsa priste djalin të dilte nga shkolla, arrestohet vrasësi i shqiptares

U qëllua me thikë ndërsa priste djalin të dilte nga shkolla, arrestohet vrasësi i shqiptares

Publikuar më 26.05.2022
Policia italiane ka ndaluar sot njeriun që dyshohet se godit...

Policia italiane ka ndaluar sot njeriun që dyshohet se goditi me thikë 37-vjeçaren me origjinë shqiptare, Brunilda Halla në Vittoria provincë e Raguzës. Vrasësi i dyshuar u identifikua falë kamerave që rrethonin zonën. Thuhet se i dyshuari e ka pranuar se është autori i vrasjes dhe sipas të dhënave të para, goditja me thikë e […]

Lexo më shumë

Prindërit e marinarëve akuzojnë Rusinë: Operacion sekret për nxjerrjen e kufomave nga ‘Moskva’ e fundosur

Prindërit e marinarëve akuzojnë Rusinë: Operacion sekret për nxjerrjen e kufomave nga ‘Moskva’ e fundosur

Publikuar më 26.05.2022
Shërbimi Sekret Rus po flet për një operacion sekret për mbl...

Shërbimi Sekret Rus po flet për një operacion sekret për mbledhjen e kufomave nga kryqëzori “Moskva”, i cili u mbyt më 14 prill kur u sulmua nga ukrainasit. Kjo luftëanije konsiderohej si krenari detare e Rusisë. Në fakt, prindërit e marinarëve të zhdukur të anijes së Flotës së Detit të Zi deklarojnë hapur se rusët […]

Lexo më shumë

Finalja e Tiranës, Rama: Shqipëria la përshtypje fantastike në sytë e Europës

Finalja e Tiranës, Rama: Shqipëria la përshtypje fantastike në sytë e Europës

Publikuar më 26.05.2022
Disa orë pas finales së Conference League kryeministri Edi R...

Disa orë pas finales së Conference League kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me një falenderim për të gjithë ata që kanë kontribuar që gjithçka të shkonte mirë. “Mirëmëngjes dhe me falenderimin e përzemërt për të gjithë ata që i dhanë jetë eurombrëmjes së djeshme të Shqipërisë, si edhe me krenarinë për përshtypjet fantastike […]

Lexo më shumë