A do të ketë edhe “Twitter” story-t e tij!

Eksperimentimi ka filluar në Brazil dhe në mesin e punonjësve të rrjetit social “Twitter”

Mediat italiane shkruajtën sot se edhe “Twitter”-i po përkulet para “diktaturës” së Story (histori), postimeve që zhduken pas 24 orësh. “Story”, e përdorur së pari nga “Snapchat”, pastaj “Instagram”, “Facebook” dhe të gjitha platformat e tij përfshirë këtu “WhatsApp” (ku quhet “status”).

Ky opsion tani duket se tani do të jetë në gjendje të shikohet edhe tek më “seriozi” i rrjeteve sociale, shkruan “La Repubblica”. Rrjeti social, i konsideruar si i politikanëve, gazetarëve apo komentuesve mund të sjellë këtë risi. Krijesa e Jack Dorsey – karriera e të cilit është në rrezik të vazhdueshëm javët e fundit, kjo për shkak të presionit nga një aksionar i ri, fondi “Elliot Management” – që po teston diçka të ngjashme. Ata quhen “fleet” dhe po teston efektivitetin e saj në tregun më të madh të Amerikës së Jugut dhe në mesin e punonjësve të saj.

Postimet e përdoruesve, që shfaqen në një tabelë buletini të veçantë nga kryesoret, të vendosura sipër tij, zhduken pas 24 orësh- ashtu siç ndodh zakonisht në këto lloj përmbajtjeje.

Zbatimi, sipas uebfaqes “The Verge” dhe për ata që e kanë parë plotësisht lajmin, duket pothuajse identik me story-t që mbi 500 milion përdorues të rrjetit “Instagram” bëjnë çdo ditë.

Twitter synon të stimulojë bisedat për temat që ju interesojnë më shumë – shpjegoi San Aladham, menaxher produkti i platformës në San Francisko, në një postim në blogun zyrtar – por disa na kanë shpjeguar se nuk janë plotësisht të kënaqur me “Twitter”-in pasi postimet janë publike.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet