×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

91 vota pro, shtyhet deri në 23 qershor Gjendja e Fatkeqësisë Natyrore

Me 91 vota pro është votuar sot në Kuvend pro shtyrjen e gjendjes së Fatkeqësisë Natyrore deri në muajin qershor.

Deputetët e opozitës së re kanë bashkuar votat me mazhorancën për të shtyrë deri në 23 qershor të këtij viti gjendjen e “fatkeqësisë natyrore”.

“Dhënien e pëlqimit për zgjatjen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, të shpallur me vendimin nr. 243, datë 24.03.2020 të Këshillit të Ministrave “Për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore”, deri në datën 23.06.2020”, thuhet në vendimin e miratuar sot nga Kuvendit.

Kundër këtij vendimi kanë votuar kundër 5 deputetë, ndërkohë që kanë abstenuar vetëm 3 ligjvënës.

Cili është qëllimi i vendimit

Sipas relacionit te vendimit te maxhorancës thuhet se: “Projektvendimi ka për objektiv garantimin e sigurisë së jetës së popullatës për shkak të përhapjes së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19.

Këshilli i Ministrave me vendimin nr. 243, datë 24.3.2020 ¨Për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore¨, shpalli gjendjen e fatkeqësisë natyrore për një periudhë 30 ditore, për shkak të përhapjes së infeksionit, afat që përfundon deri në datën 24.4.2020. Masat e marra deri tani kanë ndihmuar shumë në mospërhapjen në masë të infeksionit i cili ka pasur një përhapje gjeografike pothuajse në të gjithë vendin. Sipas relacionit të qeverisë, vendi ndodhet në një situatë të kontrolluar, por është shumë e rëndësishme që qytetarët të respektojnë rregullat lidhur me distancimin fizik si e vetmja mënyrë e kufizimit të përhapjes së infeksionit.

Sipas argumentave të parashtruara nga përfaqësuesit e qeverisë në mbledhjen e Komisionit, shtyrja e gjendjes së fateqësisë natyrore do të jetë në funksion të monitorimit të vazhdueshëm nga ana e qeverisë ndaj efekteve që do të shoqërojnë masat e reja lehtësuese të aplikuara nga qeveria për lëvizjen e qytetarëve dhe hapjen e disa bizneseve për dy javët në vazhdim. Në rast se këto masa do të shkaktojnë shtim të përhapjes së infeksionit në popullatë, qeveria do të detyrohet të shtrëngojë përsëri masat e marra gjatë ditëve në vijim.

Duke qënë se situata është alarmante në të gjithë botën, shtyrja e afatit të gjendjes së fatkeqësisë natyrore është një domosdoshmëri, në mënyrë që kjo situatë e vështirë pandemie të kalojë me sa më pak të prekur. Në vijim të argumentave të mësipërme, Këshilli Ministrave, me vendimin nr. 312, datë 18.04.2020 ¨Për propozimin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për dhënien e pëlqimit për zgjatjen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, të shpallur me vendimin nr. 243, datë 24.3.2020 të Këshillit të Ministrave¨, i propozon Kuvendit të japë pëlqimin për shtyrjen e fatkeqësisë natyrore deri në datën 23.06.2020”.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Paralajmëron Rama: Parazitë e injorantë t’i pastrojmë nga administrata

Paralajmëron Rama: Parazitë e injorantë t’i pastrojmë nga administrata

Publikuar më 12.06.2021
Kryeministri Edi Rama të shtunën deklaroi se në mandatin e t...

Kryeministri Edi Rama të shtunën deklaroi se në mandatin e tretë qeverisës të Partisë Socialiste do të shënohet një hapje e re për qytetarët, ndërsa ka paralajmëruar socialistët se në sektorin publik ka injorant që për interesa personale po i pijnë gjakun PS-së. Në fjalën e tij në Kongresin e Jashtëzakonshëm të PS-së, kryeministri Rama […]

Lexo më shumë

Lajmi i fundit/ Gramoz Ruçi tërhiqet nga politika!

Lajmi i fundit/ Gramoz Ruçi tërhiqet nga politika!

Publikuar më 12.06.2021
Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi ka rrëfyer në Kongresin e Partis...

Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi ka rrëfyer në Kongresin e Partisë Socialiste se do të tërhiqet nga politika. Ai ka thënë se nuk do të jetë më në parlament dhe në politikë duke nisur që nga 9 shtatori. “Do deklaroj fundin e kësaj maratone politike. Nuk ka më mirë se sot që ne kemi fituar […]

Lexo më shumë

Pak orë para zgjedhjeve në PD, Harxhi ankohet për listën: Ende s’e di kush ka të drejtë vote

Pak orë para zgjedhjeve në PD, Harxhi ankohet për listën: Ende s’e di kush ka të drejtë vote

Publikuar më 12.06.2021
Kandidatja për kryetare të Partisë Demokratike, Edit Harxhi ...

Kandidatja për kryetare të Partisë Demokratike, Edit Harxhi akuzon selinë blu se nuk i kanë vendosur në dispozicion listën e anëtarëve të partisë që kanë të drejtë që të shprehin nesër vullnetin e tyre për liderin e partisë për 4 vitet e ardhshme. “Lidhur me organizimin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjes për kryetar të Partisë Demokratike […]

Lexo më shumë

Pas momentit të sikletshëm Jemin Gjana bën ‘fajtor’ gazetarët: Dëshiroj që të mos ktheheni në paparacë çëmçakëzash (Video)

Pas momentit të sikletshëm Jemin Gjana bën ‘fajtor’ gazetarët: Dëshiroj që të mos ktheheni në paparacë çëmçakëzash (Video)

Publikuar më 12.06.2021
Kreu i Komisionit për Zgjedhjet në Partinë Demokratike, Jemi...

Kreu i Komisionit për Zgjedhjet në Partinë Demokratike, Jemin Gjana, mbajti ditën e sotme nga selia blu një konferencë për mediat, ku foli mbi ecurinë e procesit zgjedhor për zgjedhjen e kreut të ri në PD. Jemin Gjana ka dalë në një deklaratë për mediat duke thënë: “Sapo përfunduam një nga mbledhjet e komisionit. Miratuam […]

Lexo më shumë

“Prioritet do kemi Kosovën”/ Ministrja e Jashtme flet pas zgjedhjes së Shqipërisë si anëtare e përkohshme në Këshillin e Sigurisë në OKB

“Prioritet do kemi Kosovën”/ Ministrja e Jashtme flet pas zgjedhjes së Shqipërisë si anëtare e përkohshme në Këshillin e Sigurisë në OKB

Publikuar më 11.06.2021
Shqipëria si anëtare jo e përhershme në Këshillin e Sigurisë...

Shqipëria si anëtare jo e përhershme në Këshillin e Sigurisë në OKB do të ketë si prioritet Kosovën. Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka tha se Shqipëria do të bëjë çmos që çështja e Kosovës të rivihet në vëmendje të KS të OKB. Sipas saj, kjo çështje avancon paqen e dhe sigurinë. “Çështja e Kosovës dhe […]

Lexo më shumë

Shqipëria zgjidhet anëtare e Këshillit të Sigurimit

Shqipëria zgjidhet anëtare e Këshillit të Sigurimit

Publikuar më 11.06.2021
Shqipëria u zgjodh të premten anëtare jo e përhershme e Kësh...

Shqipëria u zgjodh të premten anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Kjo shënon herën e parë të përzgjedhjes në këtë funksion, pas 65 vitesh nga anëtarësimi i saj në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Këshilli i Sigurimit, një organ i OKB-së me kompetenca të fuqishme, përbëhet nga 15 anëtarë, […]

Lexo më shumë

Shqipëria vend anëtar i Këshillit të Sigurimit për dy vitet e ardhshme, fillon procesi i votimit

Shqipëria vend anëtar i Këshillit të Sigurimit për dy vitet e ardhshme, fillon procesi i votimit

Publikuar më 11.06.2021
Asambleja e Kombeve të Bashkuara në New-York ka filluar proç...

Asambleja e Kombeve të Bashkuara në New-York ka filluar proçedurën e votimit për pranimin e Shqipërisë si vend anëtar jo të përhershëm në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Votimi sapo ka filluar dhe në të do të votojnë të gjitha shtetet që janë anëtare të Kombeve të Bashkuara. Lidhur me eventin që po […]

Lexo më shumë

Ilir Meta flet për herë të parë pas shkarkimit

Ilir Meta flet për herë të parë pas shkarkimit

Publikuar më 11.06.2021
Ilir Meta ka folur për herë të parë pas vendimit të Kuvendit...

Ilir Meta ka folur për herë të parë pas vendimit të Kuvendit për shkarkuar nga posti i kreut të shtetit. Një një konferencë për mediat,  Meta deklaroi se ky parlament është shkarkuar më 25 prill dhe çdo hap i tij është përpjekje për të larguar vëmendjen nga krimet zgjedhore. Meta iu përgjigj një prej pikave […]

Lexo më shumë