74 persona të shtruar te Infektivi, si paraqitet gjendja shëndetësore

Ka shkuar në 186 numri i të prekruve nga Covid-19 në Shqipëri. Deri më tani 74 persona ndodhen në Spitalin Infektiv në kryeqytet. Por si paraqitet gjendja e tyre shëndetësore? “Shekulli” kontakoi këtë mëngjes me personelin mjekësor i cili po punon për menaxhimin e çdo situate. Burimet tona, konfirmuan se katër persona të ndodhur në këtë spital janë në terapi intesive dhe gjendja e tyre shëndetësore është mjaft e rënduar. Problemi kyresor i këtyre pacientëve është meaxhimi i rrugëve respiratore i cili rëndohet dhe bëhët i vështirë. Sakaq mësohet se këta pacientë kanë edhe disa sëmundje shoqëruese duke e rënduar edhe më shumë gjendjen e tyre shëndetësore.

Të njëjta burime thonë se pjesa tjetër janë në gjendje të stablizuar deri në këto momente. Po ashtu mësohet se pjesa tjetër e të prekurve ndodhën në shtëpi të vetëzilouar dhe paraqiten me spimptoma të lehta. Nuk mungojnë edhe rastet kur këta pacientë nuk kanë asnjë simptomë. Edhe kësaj radhe nuk mungoi apeli i bluzave të bardha për të qëndruar në shtëpi, sidomos për moshën e tretë e cila është më e rrezikuar nga Covid-19.

Hetimi epidemilogjikë po vazhdon në çdo qytet për gjurimin e rasteve dhe ndërprerjen e zinxhirt të transmetimit të infeksionit.

Pak minuta më parë, Ministria e Shëndetësisë konfirmoi një tjetër viktimë, duke bërë që numri total të shkojë në 10. Mësohet se në mëngjesin e sotëm ndërroi jetë një 67-vjeçar, i cili vuante nga disa sëmundje shoqëruese.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive deri në këto momente :

– Tiranë           107 raste
– Durrës           11 raste
– Lushnje         4 raste
– Elbasan         5 raste
– Rrogozhinë   2 raste
– Fier               20 raste
– Kavajë          4 raste
– Korçë            12 raste
– Vlorë            5 raste
– Shkodër        4 raste
– Lezhë            4 rast
– Berat             1 rast
– Has               2 raste
– Krujë            1 rast
-Tropojë          2 raste
– Pukë               2 raste

Deri tani kemi një mjek dhe një infermier të shëruar dhe në total janë 31 të shëruar, pas testeve të kontrollit të kryera kanë rezultuar negativë.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet