×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

622 mijë shqiptarë kanë marrë leje qëndrimi në BE, kryesojnë Italia e Greqia, rritet dhe Gjermania

Janë 622 mijë shqiptarë që në dekadën e fundit (2008-2018) kanë marrë leje qëndrimit në një nga vendet e Bashkimit Europian, sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat dhe të përpunuara nga Monitor.

Numri më i lartë i lejeve të dhëna ka qenë në periudhën 2008-2010, ku rekordi është në vitin 2008 me gati 100 mijë lekë, për të zbritur në 75 mijë në 2010-n, që përkon dhe me emigracionin e lartë të asaj kohe.

Më pas është shënuar një rënie e ndjeshme e lejeve, ku minimumi u arrit në 2013-n, me rreth 31.2 mijë leje.

Rigjallërimi i ciklit të emigracionit shënoi dhe rritjen e lejeve në viet e mëpasshme, duke arritur në 2018-n, me rreth 62.5 mijë të tilla, niveli më i lartë që nga viti 2010.

Sipas shteteve, rekordin e mban Italia, me 308 mijë leje të dhëna në dekadën e fundit, ose rreth 50% të totalit. Në vend të dytë është Greqia, me 224 mijë lekë (36%).

Nga të dy këto shtete ka një rënie të ndjeshme të ndjeshme të lejeve të qëndrimit vitet e fundit në raport me periudhën 2008-2010. (shiko grafikët e lejeve nga Greqia e Italia).

Në të kundërt, rritje të ndjeshme vitet e fundit ka shënuar dhe Gjermania, që ka dhënë gjithsej 28 mijë leje, nga të cilat 10 mijë i ka dhënë vetëm në 2018-n. Gjermania së fundmi është kthyer në destinacion të preferuar të profesionistëve shqiptarë, pasi për shkak të mungesës së fuqisë së kualifikuar punëtore, ekonomia më e madhe e Europës po josh infermierë, IT, inxhinierë (shiko grafikun më poshtë, lejet e qëndrimit dhënë nga Gjermania).

Mbretëria e bashkuar është në vend të katërt me mbi 3 mijë lejë në vit gjatë 2017-2018 (total gati 20 mijë).

Më pas renditet Franca, me 10.7 mijë leje, ku dy vitet e fundit janë dhënë rreth 2 mijë leje në vit.

Lejet e dhëna të vitin 2018 rriten me 20%

Në Bashkimin Europian vetëm për vitin 2018 janë dhënë 62,525 leje qëndrimi për herë të parë për shqiptarët, duke shënuar kështu një rritje me 20% në krahasim me një vit më parë. Në 2017-n, sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat janë dhënë rreth 51 mijë leje qëndrimi.

Në Itali dhe Greqi, shqiptarët janë popullsia e parë për nga numri i lejeve të dhëna. Kështu, Greqia në total ka dhënë për të huajt 35,571 leje qëndrimi, prej të cilave 16,900 janë dhënë për shqiptarët, apo rreth 47%. Ndërsa në vend të dytë renditen Kina me 12.7% dhe Gjeorgjia me 6.9%.

Në vendin tjetër fqinj, Itali, janë dhënë në total mbi 238 mijë leje qëndrimi, ku edhe këtu shqiptarët zinin vendin e pare me 23,147 leje qëndrimi, apo 9.7% e totalit, duke u pasuar nga marokenët me 20 mijë leje qëndrimi dhe nigerianët me gati 15 mijë leje.

Në të gjithë bashkimin Europian janë dhënë në total 3,2 milionë leje qëndrimi. Pjesa më e madhe e tyre janë dhënë për arsye familjare me rreth 28.4% të totalit, ndërsa në vend të dytë renditen arsyet e punësimit me rreth 27.5% të totalit, të ndjekur nga arsyet e shkollimit apo rreth 20%, ndërsa arsyet e tjera zinin rreth 24%.

Për sa i përket lejeve të dhëna për shqiptarët, në vitin 2018 rreth 34 mijë leje qëndrimi janë dhënë për arsye familjare, ku njerëz që punojnë dhe jetojnë në BE, marrin dhe familjarët e tyre. Në vend të dytë renditet lejet e qëndrimi për arsye punësimi, ku Be-ja dha 9900 leje, rreth 76% më shumë se një vit më parë.

Lejet e dhëna për arsye të tjera ishin në total 15597 leje qëndrimi, apo 245 e totalit. Ndërsa për arsye shkollimi në 2018-n u dhanë 2587 leje.

Rreth 65% e lejeve në total ishin në Itali dhe në Greqi, ndërsa një peshë të konsiderueshme zinin dhe lejet e dhëna nga Gjermania, përbënin rreth 17% të totalit të lejeve./Monitor

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mbërrijnë 25 mijë doza të vaksinës ruse në Shqipëri (Video)

Mbërrijnë 25 mijë doza të vaksinës ruse në Shqipëri (Video)

Publikuar më 11.06.2021
Duke nisur nga kjo e premte do të ulet fasha e vaksinimit pë...

Duke nisur nga kjo e premte do të ulet fasha e vaksinimit për grupmoshat nga +57 vjeç. Lajmin e ka dhënë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu teksa priste 25 mijë doza të reja të vaksinës ruse Sputnik në aeroportin ‘Nënë Tereza’. Ministrja bëri me dije se numri total i vaksinave që kanë mbërritur në vend […]

Lexo më shumë

Kalo më optimist se kurrë: Kemi kaluar fazën më kritike të pandemisë pas 18 muajsh

Kalo më optimist se kurrë: Kemi kaluar fazën më kritike të pandemisë pas 18 muajsh

Publikuar më 06.06.2021
Mjeku infeksionit Tritan Kalo shprehet më optimist se kurrë ...

Mjeku infeksionit Tritan Kalo shprehet më optimist se kurrë në lidhje me situatën epidemiologjike në vendin tonë. Në një postim në ‘Facebook’, mjeku sjell në vëmendje se pas 18 muajsh që nga deklarimi i rasteve të para në Wuhan, mund të pohojmë se e kemi kaluar fazën më kritike të kësaj pandemie. Që këtej e […]

Lexo më shumë

Pandemia shton depresionin në Shqipëri, rritet ndjeshëm konsumi i qetësuesve

Pandemia shton depresionin në Shqipëri, rritet ndjeshëm konsumi i qetësuesve

Publikuar më 06.06.2021
Një duzinë njerëzish qëndronin në radhë, të shkujdesur, me z...

Një duzinë njerëzish qëndronin në radhë, të shkujdesur, me zë të lartë dhe me padurimin për të kryer vizitën e tyre në Poliklinikën Qendrore në kryeqytet. Shqetësimi i të cilëve lexohet edhe poshtë maskave. “Secili ka halle të ndryshme”, më thotë mjekja psikiatër, Arjana Rreli, të cilën e prita thuajse dy orë. “Fluksi është i […]

Lexo më shumë

Ekonomia që vret/ 215 vetëvrasje, rriten tentativat në vitin e pandemisë

Ekonomia që vret/ 215 vetëvrasje, rriten tentativat në vitin e pandemisë

Publikuar më 05.06.2021
Rritja e numrit të vetëvrasjeve në Shqipëri u atribuohet fak...

Rritja e numrit të vetëvrasjeve në Shqipëri u atribuohet faktorëve ekonomikë dhe socialë. Teksa niveli i tyre vijon të jetë tre herë më i lartë se sa vrasjet, ekspertët e fushës psikologjike bëjnë thirrje për ndërtimin e mekanizmave që të parandalojnë sjelljen vetëvrasëse, e cila ka ndikim ekonomik dhe social të konsiderueshëm Vetëvrasja është një […]

Lexo më shumë

Tabela/ Shqipëria e para në Europë për nivelin e lartë të vdekshmërisë foshnjore

Tabela/ Shqipëria e para në Europë për nivelin e lartë të vdekshmërisë foshnjore

Publikuar më 04.06.2021
Shqipëria u rendit shumë keq në një nga treguesit më të rënd...

Shqipëria u rendit shumë keq në një nga treguesit më të rëndësishëm të zhvillimit të qëndrueshëm global, vdekshmërinë foshnjore. Shqipëria u rendit e para në Europë me normën më të lartë të mortalitetit për foshnjat nën 1 vjeç për vitin 2019. Eurostat raportoi sot se më 2019 në Shqipëri kishte 10.3 fatalitete në 1000 lindje […]

Lexo më shumë

Mbyllet ‘Covid 2’, “Shefqet Ndroqi’’ i rikthehet normalitetit

Mbyllet ‘Covid 2’, “Shefqet Ndroqi’’ i rikthehet normalitetit

Publikuar më 02.06.2021
“Shefqet Ndroqi”, i njohur si spitali ‘Covid 2’ i është rikt...

“Shefqet Ndroqi”, i njohur si spitali ‘Covid 2’ i është rikthyer normalitetit. Mësohet se pacientët që janë të shtruar në këtë spital, brenda 2 apo 3 ditëve do të transferohen në drejtim të Infektivit, i cili do të jetë dhe struktura që do të presë të gjithë rastet që kërkojnë trajtim spitalor. Më herët si […]

Lexo më shumë

Tumoret zbresin në moshat e reja, rritet mbi 100% vdekja te femrat 30-40 vjeç

Tumoret zbresin në moshat e reja, rritet mbi 100% vdekja te femrat 30-40 vjeç

Publikuar më 02.06.2021
Vitin e kaluar humbën jetën nga sëmundjet tumorale 3 589 per...

Vitin e kaluar humbën jetën nga sëmundjet tumorale 3 589 persona, pothuajse në të njëjtin nivel me vitin paraardhës, por të dhënat tregojnë se më të dëmtuar nga kjo sëmundje kanë qenë femrat në moshën 30 -40 vjeç. Gjatë vitit pandemik ku edhe gjithë vëmendja dhe energjitë e sistemit shëndetësor ishin përqendruar tek menaxhimi i […]

Lexo më shumë

Shqiptarët po punojnë më gjatë, por rrezikojnë pensione më të ulëta, arsyet

Shqiptarët po punojnë më gjatë, por rrezikojnë pensione më të ulëta, arsyet

Publikuar më 01.06.2021
Nga viti 2015 kur nisi zbatimi i reformës së pensioneve, mos...

Nga viti 2015 kur nisi zbatimi i reformës së pensioneve, mosha mesatare e daljes në pension arriti në 63.3 vite, me një rritje mesatare 7 muaj në harkun e pesë viteve. Por nga ana tjetër, që nga aplikimi i reformës, periudha mesatare kontributive për pensionet e reja të pleqërisë ka pësuar rënie të ndjeshme. P.sh., […]

Lexo më shumë