30 mjekët shqiptarë në Itali do të paguhen nga Buxheti i Shtetit, zbardhet vendimi

Është publikuar tanimë në Fletoren Zyrtare vendimi i kryeministrit për dërgimin e 30 mjekëve shqiptarë drejt Bergamos, për të ndihmuar në luftën ndaj Covid-19.

Në vendimin e qeverisë theksohet se pagesa e mjekëve do të bëhet nga Buxheti i Shtetit shqiptar.

“Shpërblimi i mjekëve dhe infermierëve, që dotë ofrojnë shërbim shëndetësor sipas pikës 1, të këtij vendimi, do të jetë në vlerën 3 000 (tre mijë) euro në muaj për mjekët dhe 2500 (dy mijë e pesëqind) euro në muaj për infermierët. Fondi prej 11 000 000 (njëmbëdhjetë milionë)lekësh për shpërblimin e personelit shëndetësor, mjekë dhe infermierë, sipas pikës 2, të këtij vendimi, të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2020”, thuhet në vendim.

Vendimi

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 3, të nenit 35, të ligjit nr.10107, datë 30.3.2009, “Për kujdesin shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.88/2019, “Për buxhetin e vitit 2020”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Dhënien e ndihmës me personel shëndetësor,mjekë dhe infermierë, në kushtet e pandemisë së shkaktuar nga COVID-19, Republikës së Italisë.

2. Shpërblimi i mjekëve dhe infermierëve, që dotë ofrojnë shërbim shëndetësor sipas pikës 1, të këtij vendimi, do të jetë në vlerën 3 000 (tre mijë) euro në muaj për mjekët dhe 2500 (dy mijë e pesëqind) euro në muaj për infermierët.

3. Fondi prej 11 000 000 (njëmbëdhjetë milionë)lekësh për shpërblimin e personelit shëndetësor, mjekë dhe infermierë, sipas pikës 2, të këtij vendimi, të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2020.

4. Ministria e Shëndetësië dhe Mbrojtjes Socialetë bëjë përzgjedhjen e mjekëve dhe infermierëve.

5. Ministria e Shëndetësisë dhe MbrojtjësSociale dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë të marrin të gjitha masat për të siguruar transportin e personelit shëndetësor, mjekë dhe infermierë, drejt Italisë.

6. Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dheMbrojtjes Sociale, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

Corrire della Sera: 30 mjekë mjekë nga Shqipëria mbërrijnë në Bergamo, marrëveshje Di Maio-Rama

“Corriere della Sera” zbulon se mjekët do të mbërrijnë sot pasdite në Romë, por do të transferohen drejt Bergamos, qytetit më të prekur nga koronavirusi.

Gazeta italiane zbulon se dërgimi i personelit shëndetësor është rezultat i një bisede që u zhvillua të premten mes Kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe Ministrit të Jashtëm Luigi Di Maio.

Ata do të dërgohen në Itali në kuadër të solidaritetit për ndihmë ndërkombëtare, sikundër ndodhi me Kinën dhe Rusinë.

Mjekët do të qëndrojnë në Itali për një muaj dhe do të paguhen nga Shqipëria. Sipas burimeve të “Corriere dellla Sera” Rama është shprehur se “nuk mund ta shihte Italinë në atë vështirësi” dhe do të ndihmojë sepse “shqiptarët e duan Italinë”.

“Mjekët po shpëtojnë jetë dhe tani ne si vend po rizbulojmë vlerën më të rëndësishme që është jeta”, komentoi Di Maio, i cili do të jetë i pranishëm në aeroport për të mirëpritur mjekët shqiptarë.

Ndonëse veprimi i Shqipërisë është në parim për t’u vlerësuar pasi Italia është një vend mik për shqiptarët, duhet theksuar që ai vjen në një kohë kur vendi ynë është në mes të betejës me Covid-19 dhe pritet nga ora në orë shtim i rasteve.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet