29-vite sot nga Lëvizja studentore e dhjetorit

29-vite shënohen sot nga Lëvizja Studentore e vitit 1990-ës. Ka qenë 8 dhjetori 1990, kur studentët marshuan nga Qyteti Studenti drejt qendrës së Tiranës për vendosjen e pluralizmit politik.

Një ditë më pas në 9 dhjetor, studentët i paraqitën kërkesat presidentit, Ramiz Alisë, ku i kërkonin vendosjen e një sistemi të ri, pluralizmin politik, lirinë e fjalës dhe përshpejtimin e reformave demokratike.

Protestat vazhduan edhe për dy ditët në vijim deri në datën 11 dhjetor në mbrëmje, kur studentët në takim me Ramzi Alinë konfirmuan edhe pluralizmin politik. Kështu filluan organizimet për themelimin e Partisë Demokratike.

Protestat vijuan edhe në ditët e para të vitit 1991 deri në ditët e grevës së urisë, deri mesditën e 20 shkurtit 1991, kur studentëve iu bashkuan edhe shumë qytetarë të tjerë, të cilët zbarkuan në sheshin “Skënderbej”, duke rrëzuar përfundimisht sistemin komunist.

Kujtojmë se sot Presidenti i Republikës, Ilir Meta, kishte paralajmëruar një tubim të madh por që u anulua pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit, i cili shkaktoi 51 viktima dhe rreth 700 të plagosur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet