×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

27.3 milionë USD për 2019 nga AlbChrome në Bulqizë, hapet pusi nr 9, investimi më i madh në sektorin minerar

Me investime që kapin vlerën 27.3 milionë USD, AlbChrome, ka shënuar një rekord investimesh për vitin 2019 në minierën e Bulqizës, që administrohet nga kompania.

Së fundmi ka nisur funksionimin “Kali i Betejës” i një vargu të tërë investimesh, Pusi numër 9, investimi më i madh në sektorin minerar në Shqipëri gjatë 30 viteve të fundit, një investim gjigand që nuk ngjen të ngjarë as në epokën e komunizmit.

Drejtori Ekzekutiv i AlbChrome, Luan Saliaj shpjegon se “Ndërtimi i pusit 9, së bashku me të gjitha instalimet e tjera tekniko teknologjike bashkëkohore me vlerë gati 20.5 milion USD, Traverbanku i Klosit me vlere rreth 5,2 milion USD dhe montimi i makinës së re ngritëse në Pusin nr. 3 me vlerë 1.6 milion USD do të bëjnë të mundur vazhdimin e aktivitetit minerar në këtë minierë në kushte të sigurta pune”.

Hapja e Pusti nr. 9 pritet të sjellë realizimin e një prodhimi vjetor të minierës prej 100 mijë ton mineral kromi, çka do tia rrisë jetëgjatësinë asaj me të paktën 20 vite, gjë që premton hapjen e vendeve të reja të punës.

Ky projekt gjigand, për të cilin punimet kanë nisur që në vitin 2014, u finalizua me sukses dhe është një nga projektet më të jashtëzakonshme dhe më të rëndësishme, jo vetëm për Minierën e Bulqizës, por për të gjithë ekonominë e Shqipërisë, pasi një investim strategjik i tillë rrit ndjeshëm kapacitetin prodhues të minierës, duke ulur kostot e prodhimit të ferrokromit.

Hapja e pusit 9, së bashku me gjithë të tjerat të kryera që nga viti 2013, bën që vlera totale e investimeve të AlbChrome në sektorin minerar në Shqipëri të prekë shifrën e 55.6 milionë USD, shifër kjo e cila do t’i kalojë 70 milionë USD brenda vitit 2021.

Kompania është gjithashtu një punëdhënës mjaft i madh.

Që kur AlbChrome mori në zotërim minierën kryesore të Bulqizës, numri i punonjësve të saj është shtuar me mbi 400, kryesisht me të punësuar të rinj nga qyteti i Bulqizës. Në fakt, aktualisht janë të punësuar mbi 1200 punonjës, nga 841 që kanë qenë më 2013, dhe pritet që numri i personelit të shtohet me të paktën 200 profesionistë të tjerë në subjektet e Minierës së Kromit në Bulqizë, në Traverbankun e Klosit, në Impiantin e seleksionimit në Klos, në Uzinën e Ferrokromit në Burrel, në Uzinën e Ferrokromit në Elbasan dhe në zyrat qendrore në Tiranë. Deri më tani për të gjithë këta punonjës alokohet një fond pagash vjetore prej rreth 12 milionë dollarësh, ndërkohe qe Grupi Balin ka patur një fond total pagash prej 49,6 milionë euro për vitin e kaluar. Punësimi dhe këto të ardhura janë një proces zinxhir që ndikojnë në rritjen e konsumit, të mirëqenies dhe në pagimin e më shumë taksave në të gjitha lokalitetet ku kompania vepron.

Vetëm vitin e fundit, AlbChrome ka hapur mbi 100 vende të reja pune dhe kjo shifër pritet që të rritet me investimet në pusin nr. 9.

Në vitin 2020, Albchrome ka planifikuar të investojë 10 milionë USD. Investimet do të jenë të fokusuara në: hapjen e vendburimit të Qafë Buallit, zhvillimin e projektit të thellësise të Minierës së Bulqizës, zbatimin e projektit të sistemit të pluhurkapjes në UFK Elbasan, në drejtim të teknologjisë dhe automatizimit të uzinave dhe minierës, si dhe në remontin e furres nr. 3 në UFK Elbasan.

(Shkrim Promocional)

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

NJOFTIM/Liga Profesioniste e Futbollit kërkon një sponsor gjeneral për tre sezonet 2021-2024 të Kategorisë Superiore

NJOFTIM/Liga Profesioniste e Futbollit kërkon një sponsor gjeneral për tre sezonet 2021-2024 të Kategorisë Superiore

Publikuar më 23.04.2021
NJOFTIM Liga Profesioniste e Futbollit njofton se po kërkon ...

NJOFTIM Liga Profesioniste e Futbollit njofton se po kërkon një sponsor gjeneral për tre sezonet në vijim të Kampionatit të Futbollit “Kategoria Superiore” 2021/22/23/24. Sponsori Gjeneral përfiton ndër të tjera të drejtën e emrit të Kategorisë Superiore (Superligës) dhe shumë përfitime të tjera të cilat janë pjesë e një pakete të kompletuar sponsorizimi. Kompanitë e […]

Lexo më shumë

S’ka më vuajtje për motrat Çokaj në Malësinë e Madhe, ja kush do t’i bëjë me shtëpi të re

S’ka më vuajtje për motrat Çokaj në Malësinë e Madhe, ja kush do t’i bëjë me shtëpi të re

Publikuar më 03.04.2021
Vuajtjet e tre motrave Çokaj, të cilat jetojnë në një godinë...

Vuajtjet e tre motrave Çokaj, të cilat jetojnë në një godinë të shkatërruar, të sëmura dhe në varfëri ekstreme, në Grudë-Fushë të Gruemirës, në Malësi të Madhe, duket se do të marrin fund. Ato i kishin bërë thirrje bashkisë së Malësisë së Madhe, institucioneve shtetërore, shoqatave të ndryshme dhe shoqërisë civile, në mënyrë që t’i […]

Lexo më shumë

Bli një vilë në Green Coast Resort&Residences, për të pushuar gratis në destinacionet më interesante nëpër botë

Bli një vilë në Green Coast Resort&Residences, për të pushuar gratis në destinacionet më interesante nëpër botë

Publikuar më 03.04.2021
Media ndërkombëtare, jehonë për përfshirjen e Green Coast Re...

Media ndërkombëtare, jehonë për përfshirjen e Green Coast Resort & Residences në Interval International. Interval International ka promovuar me entuziazëm anëtarësimin e Green Coast Resort & Residences në një prej dy platformave më të mëdha në botë të shkëmbimit të pushimeve. Lider në industrinë e turizmit, Interval International përfshihen një rrjet prej 3200 resortesh e […]

Lexo më shumë

NJOFTIM/ Liga Profesioniste e Futbollit hap konkurrimin për kryetarin e ri, kriteret dhe dokumentet për aplikantët

NJOFTIM/ Liga Profesioniste e Futbollit hap konkurrimin për kryetarin e ri, kriteret dhe dokumentet për aplikantët

Publikuar më 26.03.2021
NJOFTIM PËR PËRZGJEDHJEN E KANDIDATËVE PËR KRYETAR TE LIGËS ...

NJOFTIM PËR PËRZGJEDHJEN E KANDIDATËVE PËR KRYETAR TE LIGËS PROFESIONISTE TË FUTBOLLIT Në bazë të vendimit të Mbledhjes së Pëgjithshme të Anëtarëve të datës 18.03.2021, Liga Profesioniste e Futbollit njofton se pas dorëheqjes së Kryetarit aktual, mirëpret kandidaturat për pozicionin e Kryetarit të ri të Ligës. Konkurrimi është i hapur për personat që plotësojnë disa […]

Lexo më shumë

Kryeministri maqedonas viziton qendrën tregtare më të madhe në Ballkan që po ndërtohet nga BALFIN

Kryeministri maqedonas viziton qendrën tregtare më të madhe në Ballkan që po ndërtohet nga BALFIN

Publikuar më 11.03.2021
Përfaqësues të lartë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë...

Përfaqësues të lartë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, të udhëhequr nga Kryeministri, z. Zoran Zaev, Zëvendës Kryeministri për Çështjet Ekonomike dhe Koordinimin me Sektorët Ekonomikë, z. Fatmir Bytyqi, Ministri i Ekonomisë, z. Kreshnik Bekteshi, Ministri i Transportit dhe Rrugëve, z. Blagoj Bochvarski, si dhe Kryetari i Komunës Gazi Baba, vizituan dje East […]

Lexo më shumë

Tirana Bank thotë “PO”

Tirana Bank thotë “PO”

Publikuar më 08.03.2021
Sot, më 8 Mars, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, Tirana Bank...

Sot, më 8 Mars, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, Tirana Bank ka zgjedhur të përcjellë një mesazh konkret, me shpresën se do të nxisë shoqërinë, të reflektojë për cështje që lidhen me botën femërore, me mundësitë e barabarta dhe hapat e ndërmarra për të kapërcyer boshllëqet që ende ekzistojnë. Si një institucion me 75% të […]

Lexo më shumë

Njoftim për punë/ “Abissnet” kërkon të punësojë një dizajner

Njoftim për punë/ “Abissnet” kërkon të punësojë një dizajner

Publikuar më 27.02.2021
Shoqëria “ABISSNET” sh.a. është shoqëri në fushë...

Shoqëria “ABISSNET” sh.a. është shoqëri në fushën e komunikimeve elektronike dhe ofron lidhje të shërbimit të internetit, telefonisë së palevizsshme dhe shërbimeve audiovizive nëpërmjet internetit. Për fuqizimin e personelit dhe zhvillimin e njësive, ne kërkojmë të punësojmë: Dizajner. Detyrat Kryen prodhimin e reklamave, koopertinave të librave, modeleve grafike, imazheve, logove, broshurave, posterave dhe materialeve të […]

Lexo më shumë

Njoftimi për punë/ “Abissnet” kërkon specialistë për marketingun dixhital

Njoftimi për punë/ “Abissnet” kërkon specialistë për marketingun dixhital

Publikuar më 25.02.2021
Shoqëria “ABISSNET”sh.a. ofron shërbime në fushë...

Shoqëria “ABISSNET”sh.a. ofron shërbime në fushën e komunikimeve elektronike, në lidhje me ofrimin e shërbimit të internetit, telefonisë së palëvizshme dhe shërbimeve audiovizive nëpërmjet internetit. Për fuqizimin e personelit dhe zhvillimin e njësive, ne kërkojmë të punësojmë: Specialistë për Marketingun Dixhital. Detyrat – Planifikon dhe ekzekuton të gjithë marketingun dixhital, përfshirë SEO/SEM, bazën e të […]

Lexo më shumë