×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Serbia e cilësoi provokim aleancën ushtarake Shqipëri-Kosovë-Kroaci, reagon ministri kroat: Ka ikur koha kur pyetej Beogradi, Kosovën e kemi mike

Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë në një reagim të martën vonë e ka konsideruar “provokim” marrëveshjen për aleancën ushtarake të nënshkruar në Tiranë nga ministrat e Mbrojtjes të Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë.

Në reagim, Serbia ka thënë se do t’u dërgojë kërkesë urgjente ministrive të Jashtme të Kroacisë dhe Shqipërisë, duke kërkuar shpjegim të detajuar lidhur me nënshkrimin e memorandumit trepalësh për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes. Sipas Beogradit, me këtë marrëveshje, këto dy shtete, “së bashku me përfaqësuesin e paligjshëm të institucioneve të përkohshme të vetëqeverisjes në Prishtinë”, kanë ndërmarrë hapa që dëmtojnë stabilitetin rajonal.

Serbia, siç pretendon reagimi, si një shtet që garanton paqen dhe neutralitetin ushtarak në Ballkan, “me të drejtë kërkon përgjigje mbi natyrën dhe objektivat e këtij bashkëpunimi në fushën e sigurisë”. Veçanërisht Serbia e sheh fakt shqetësuese pse kjo aleancë ushtarake është formuar pa asnjë konsultim me Beogradin, “me përfshirjen direkte të një strukture që nuk ka legjitimitet ndërkombëtar dhe që përbën një kërcënim për popullin serb dhe për të gjithë rajonin”.

Ministrat e mbrojtjes së Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës gjatë nënshkrimit të marrëveshjes

“Nuk do të injorojmë mesazhin politik të qartë të kësaj iniciative. Është e dukshme se ky memorandum nuk është rezultat i një bashkëpunimi të rastësishëm, por një strategji e synuar për të izoluar Serbinë dhe për të forcuar struktura paramilitare në krahinën jugore të Serbisë, në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare dhe me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë.

Serbia e sheh si tepër domethënëse që dy nga fqinjët e saj, Kroacia dhe Shqipëria, kanë vendosur të nisin këtë marrëveshje dhe që një ftesë për t’iu bashkuar këtij bashkëpunimi i është dërguar edhe Bullgarisë. Nëse siç thuhet se kjo marrëveshje nuk është e drejtuar kundër askujt, atëherë Serbia kërkon shpjegim se përse është përjashtuar nga çdo negociatë për sigurinë kolektive në rajon.

Serbia pretendon se armatosja e njëanshme dhe bashkëpunimi ushtarak me struktura të paligjshme në territorin e Kosovës përbën shkelje të rëndë të rendit juridik ndërkombëtar dhe kërcënim të drejtpërdrejtë për paqen rajonale.

“Serbia nuk do ta pranojë këtë në heshtje. Si një shtet që, pavarësisht neutralitetit të tij ushtarak, është aktiv në luftën kundër terrorizmit dhe kërcënimeve moderne të sigurisë, Serbia ka qenë e gatshme të shqyrtojë mundësinë e bashkëpunimit të sinqertë me Kroacinë dhe Shqipërinë. Megjithatë, kjo iniciativë, e cila po zbatohet pa Serbinë, por me Prishtinën, përfaqëson provokim të hapur dhe shpërfillje të rëndë të realitetit në terren”, thuhet në deklaratë.

Serbia, sipas deklaratës, pret përgjigje të menjëhershme nga Zagrebi dhe Tirana mbi synimet dhe objektivat e vërteta të kësaj nisme ushtarake “të rrezikshme”.

Ministri i Mbrojtjes i Kroacisë, Ivan Anushiq, i është përgjigjur reagimit të Ministrisë së Jashtme të Serbisë, e cila njoftoi se Serbia “nuk do ta pranojë në heshtje” nënshkrimin e deklaratës që forcon bashkëpunimin trepalësh në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kroacisë, Kosovës dhe Shqipërisë.

Ndaj këtij reagimi të Beogradit është përgjigjur ministri kroat i Mbrojtjes, duke thënë se koha kur shteti fqinj Serbia ka vendosur se çfarë do të bëjë Kroacia.

“Ka kaluar koha kur Kroacia e pyeste Beogradin se çfarë do të bënte dhe si do të funksiononte. Ajo kohë është shumë prapa nesh dhe nuk do të ndodhë më kurrë. Kroacia është shtet i pavarur dhe sovran për 35 vjet, pasi ka kaluar pesë vjet agresion nga pikërisht ajo politikë e Beogradit që komunikon atë që komunikon”, tha ministri kroat, raporton Dnevnik.hr.

Kroacia, sipas tij, do të nënshkruajë memorandume me partnerët dhe aleatët e saj.

“Shqipëria është aleati ynë në NATO, kurse Kosova është vendi ynë mik të cilën ne e kemi njohur. Disa vende të tjera do t’i bashkohen memorandumit tonë. Asnjë letër në atë dokument nuk përmend Serbinë, ndonjë agresion apo ndonjë aktivitet që do të rrezikojë këdo, përfshirë Serbinë”, pohoi Anushiq.

Kroacia, shtoi ai, dëshiron të bashkëpunojë me vendet e tjera dhe të shkëmbejë njohuri me to.

“Kjo është pikërisht ajo që ne do të bëjmë dhe do të punojmë me Shqipërinë dhe Kosovën – për të asgjësuar luftën kibernetike, të cilës Kroacia i është ekspozuar prej pesë apo gjashtë vjetësh tashmë, ashtu si Shqipëria dhe Kosova. Ne do të punojmë së bashku për të parandaluar të gjitha këto kërcënime që po ndodhin në territorin e tre vendeve tona. Ky është thelbi dhe Kroacia sigurisht nuk do të kërkojë nga Beogradi se çfarë do të bëjë”, përfundoi ai.

Autoritetet serbe njoftuan më parë se Serbia ishte e gatshme të shqyrtonte bashkëpunimin në mirëbesim me Kroacinë dhe Shqipërinë.

“Mirëpo, kjo nismë, e cila po zbatohet pa Serbinë, por me Kosovën, paraqet një provokim të hapur dhe një shpërfillje të madhe të realitetit në terren. Presim një përgjigje urgjente nga Zagrebi dhe Tirana për qëllimet reale dhe qëllimet përfundimtare të kësaj loje të rrezikshme ushtarako-sigurie. Serbia nuk do të lejojë asnjë veprim të njëanshëm që mund të rrezikojë sigurinë e territorit të Serbisë”, tha ministria serbe punëve të Jashtme, përmes një deklaratë.

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, i cili e nënshkroi deklaratën e bashkëpunimit së bashku me homologun nga Shqipëria, Pirro Vengu dhe atë kroat, Ivan Anushiq, tha se tri vendet nënshkruese angazhohen për avansimin e bashkëpunimit.

“Duke u bazuar në vlerat tona të përbashkëta, në orientimet e njëjta gjeostrategjike dhe në angazhimet e ndërsjella për bashkëpunim rajonal, Shqipëria, Kroacia dhe Kosova angazhohen për forcimin e bashkëpunimit dhe avancimin e hapave për mbrojtjen e territoreve dhe popujve tanë, për të kontribuar në paqen dhe sigurinë ndërkombëtare, si dhe në zhvillimin e industrisë së mbrojtjes”, tha Maqedonci pas nënshkrimit të deklaratës.

Sipas tij, të tri shtetet do të punojnë që të rrisin ndërveprueshmërinë mes ushtrive përmes edukimit, trajnimit dhe stërvitjeve të përbashkëta, do të angazhohen që të luftojnë kërcënimet hibride si dhe do të koordinojnë politikat për integrime euroatlantike.

“Ky bashkëpunim nuk është kërcënim për askënd, por një angazhim shtesë për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit rajonal në Ballkanin Perëndimor. Bashkë me Shqipërinë dhe Kroacinë, Kosova është më e fortë, rajoni më i sigurt dhe paqja më e qëndrueshme”, tha Maqedonci.

Ministri shqiptar i Mbrojtjes, Pirro Vengu, e cilësoi deklaratën si hap të rëndësishëm drejt forcimit të aftësive mbrojtëse, zhvillimit të industrisë dhe teknologjisë së mbrojtjes, si dhe përmirësimit të ndërveprimit ushtarak në rajon.

“Shqipëria dhe Kroacia do të vijojnë të mbështesin Kosovën në aspiratën e saj për integrim të plotë në strukturat rajonale dhe euroatlantike”, shkroi ai në X.

Shqipëria dhe Kroacia janë vende anëtare të NATO-s, organizatë ku Kosova synon që një ditë të anëtarësohet.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Rama për PD: 11 maji, mundësi për të shëruar atë palo parti! Të thajmë kënetën që të rilindë diçka e re! Jo se më ha shumë meraku për ta

Rama për PD: 11 maji, mundësi për të shëruar atë palo parti! Të thajmë kënetën që të rilindë diçka e re! Jo se më ha shumë meraku për ta

Publikuar më 21.04.2025
Kryeministri Edi Rama është shprehur se zgjedhjet e 11 majit...

Kryeministri Edi Rama është shprehur se zgjedhjet e 11 majit janë një mundësi, sipas tij, për të shëruar Partinë Demokratike. Kreu i qeverisë tha se duke “tharë kënetën”, mund të rilind diçka e re. Rama iu drejtua demokratëve: “U them se është një mënyrë për të shëruar atë palo parti, se as parti nuk është […]

Lexo më shumë

“Më kujtohet kur isha lakuriq…”- Batuta mes Ramës dhe Majkos! Deputeti i PS: Ky i ka mundur kur ishte pa gjë, jo më tani që e kemi veshur ne

“Më kujtohet kur isha lakuriq…”- Batuta mes Ramës dhe Majkos! Deputeti i PS: Ky i ka mundur kur ishte pa gjë, jo më tani që e kemi veshur ne

Publikuar më 21.04.2025
Kryeministri Edi Rama ishte në Spille të Kavajës ku zhvilloi...

Kryeministri Edi Rama ishte në Spille të Kavajës ku zhvilloi një takim me të rinjtë e Partisë Socialiste, në kuadër të zgjedhjeve të 11 majit. I pranishëm ishte edhe Pandeli Majko, i cili kujtoi kohët e vjetra me Edi Ramën. Por ndërsa po fliste Majko, Rama tha: “Mua më kujtohet kur isha lakuriq se më […]

Lexo më shumë

Ndërroi jetë sot në moshën 88-vjeçare, Papa Françesku ishte i pari që nga shekulli VIII që s’kishte lindur në Europë. Qëndrimet liberale të kreut të Vatikanit

Ndërroi jetë sot në moshën 88-vjeçare, Papa Françesku ishte i pari që nga shekulli VIII që s’kishte lindur në Europë. Qëndrimet liberale të kreut të Vatikanit

Publikuar më 21.04.2025
Papa Françesku lindur si Jorge Mario Bergoglio më 17 dhjetor...

Papa Françesku lindur si Jorge Mario Bergoglio më 17 dhjetor 1936 ishte kreu i Kishës Katolike dhe sovran i Shtetit të Qytetit të Vatikanit . Ai ishte Papa i parë nga Shoqëria e Jezusit (Urdhri i Jezuitëve), i pari nga Amerika dhe Hemisfera Jugore , dhe i pari i lindur ose i rritur jashtë Evropës […]

Lexo më shumë

Ndarja nga jeta e Papa Françeskut, kreu i KMSH: Kishte vlerësim të lartë për Shqipërinë, humbëm një lider fetar që punoi për paqe

Ndarja nga jeta e Papa Françeskut, kreu i KMSH: Kishte vlerësim të lartë për Shqipërinë, humbëm një lider fetar që punoi për paqe

Publikuar më 21.04.2025
Kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Bujar Spahiu ka reagua...

Kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Bujar Spahiu ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të Papa Françeskut. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Spahiu thotë Papa e donte Shqipërinë dhe kishte një vlerësim të lartë për vendin tonë. Kreu i KMSH tha se sot “bota nuk ka humbur vetëm një Papë, por […]

Lexo më shumë

Shuhet Papa Françesku, para se të ndërronte jetë la porosi që të varrosej me një arkivol të thjeshtë dhe jashtë Vatikanit

Shuhet Papa Françesku, para se të ndërronte jetë la porosi që të varrosej me një arkivol të thjeshtë dhe jashtë Vatikanit

Publikuar më 21.04.2025
Një lajm i trishtë ka ardhur mëngjesin e këtij 21 prilli. Pa...

Një lajm i trishtë ka ardhur mëngjesin e këtij 21 prilli. Papa Françesku ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 88-vjeçare. Disa javë më parë, ai doli nga një spital në Romë pasi u trajtua për pneumoni në të dyja mushkëritë. Dy javë pasi la spitalin, Papa Françesku u shfaq para besimtarëve në Sheshin Shën Pjetër. […]

Lexo më shumë

Rama takon sipërmarrësit në Lezhë: Kemi gati planin e paqes fiskale me bizneset! U japim mundësi që të mos kenë më kontrolle

Rama takon sipërmarrësit në Lezhë: Kemi gati planin e paqes fiskale me bizneset! U japim mundësi që të mos kenë më kontrolle

Publikuar më 18.04.2025
Kryeministri Edi Rama ishte pasditen e sotme në një takim me...

Kryeministri Edi Rama ishte pasditen e sotme në një takim me biznese dhe sipërmarrës në qytetin e Lezhës. Rama foli për një plan të qeverisë me bizneset që ai e cilësoi si planin për paqe fiskale, praktikë e cila për kryeministrin pritet të lehtësojë një sërë biznesesh nga kontrollet tatimore. Nga ana tjetër, plani synon […]

Lexo më shumë

Berishën e veshin me xhamadan e qeleshe në Krujë dhe i dhurojnë një buf, kreu i PD-së akuzon ministret e qeverisë: Bënin pasarelë mode në Kuvend

Berishën e veshin me xhamadan e qeleshe në Krujë dhe i dhurojnë një buf, kreu i PD-së akuzon ministret e qeverisë: Bënin pasarelë mode në Kuvend

Publikuar më 18.04.2025
Kreu i PD-së, Sali Berisha ishte sot në Krujë, ku pati takim...

Kreu i PD-së, Sali Berisha ishte sot në Krujë, ku pati takime me qytetarë dhe biznese. Gjatë një takimi me fasonët, Berisha tha se zv.kryeministrja Balluku ka patur në duar 12 mld euro për rrugët, të cilat i ka futur në xhep së bashku me Ramën. Berisha shtoi se ato para do gjenden me ardhjen […]

Lexo më shumë

Rama bën llogaritë: Sikur një mandat më shumë ta marrim në Dibër bëhemi 75, por na duhet një shumicë për Shqipërinë në BE. Altin Dumani, i ndershëm dhe i zoti, por shpatën e drejtësisë ia dhamë ne

Rama bën llogaritë: Sikur një mandat më shumë ta marrim në Dibër bëhemi 75, por na duhet një shumicë për Shqipërinë në BE. Altin Dumani, i ndershëm dhe i zoti, por shpatën e drejtësisë ia dhamë ne

Publikuar më 17.04.2025
Kryeministri Edi Rama shprehet i bindur se më 11 maj do të f...

Kryeministri Edi Rama shprehet i bindur se më 11 maj do të fitojë për të qeverisur, por tha se i duhet një shumicë për Shqipërinë në BE.   Ai u shpreh se në asnjë vend nuk humbasin asnjë deputet, çka sipas tij 74 mandate i ka të siguruara, madje u shpreh se sikur në Dibër […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda