×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Dash Sula: Humbëm shansin për mandatin e 6-të në Elbasan, Lapaj të parin! Nëse Berisha e mban peng, PD ikën me të në arkivol

Në një intervistë për Report Tv,  Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula zbulon prapaskenat e heqjes së emrit të tij nga lista e kandidatëve të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, ku u strehua përkohësisht por dhe negociatat me PD-në dhe kushtin që i vendosi Berishës për të qenë në lista.

Sula tha se PD mund të marrë 4 mandate, ndërsa Sula nëse do të ishte në lista do i garantonte mandatin e 6 demokratëve në Elbasan. Në fillim PD nuk i ofroi atij as për të qenë në lista të mbyllura dhe as për të qenë në lista të hapura.

Pyetje: Dua një përgjigje të sinqertë. Shumë e intepretuan mos futjen tënde tek lista e Shqipëria Bëhet’ me deklaratën e zotit Berisha që tha ‘je ende në kohë’

Pata ftesë nga ‘Nisma Shqipëria Bëhet’ e vlerësoj qoftë nga Shabani, Pano Soko e Lapaj por ishte momenti i fundit i afatit të regjistrimeve. E vendosa ti bashkohem të mos humbja afatin kohor që të rrija jashtë gare.

Por çfarë ndodhi. Unë ika nga listat e PD-së për shkak të një padrejtësie që mu bë. 

“Nuk më është ofruar as lista e mbyllur as lista e hapur në PD. Nëse del një burrë, duke nisur nga Sali Berisha i pari që të ketë kontaktuar me mua qoftë për listë të hapur apo të mbyllur unë them jam unë i pafytyrë. Për mua ka nisur kontaktimi ditën e nesërme. E këtë e ka bërë I pari  Flamur Noka, sekretari i përgjithshëm i PD-së që më mori në telefon.

Pas asaj kritike që kam  bërë sërish më ka telefonuar Noka. Më telefonoi edhe në një kohë që u mor vesh që unë nuk isha dakord me sjelljen e qasjen e Lapajt i cili u tha e u përfol nga drejtuesit që lista e mbyllur janë persona të afërm të tyre, janë listë kot që nuk pretendojnë të qenë deputet”
Prapaskenat e negociatave me Adriatik Lapaj, zbulon si i provokoi

Për Report Tv zbulon prapaskenat e negociatave me Adriatik Lapajn e ‘Shqipëria bëhet’ që e nxitën të tërhiqet, por dhe prapaskenat më pas me PD-në për ta bindur atë të ishte në listat e demokratëve.

Në një kohë që unë kërkova garanci meqë këto janë kot,persona të afërm tuaj, a nuk mund të lind e drejta mua që të kem, unë personin tim aty meqë do të jem në listë të hapur sit ë gjithë të tjerët dhe mekanizmi I tyre ishte që do të tërhiqeshin.

Unë i bëra provokim. Meqë janë personat kot të tërhiqen që sot. Jo thanë nuk i tërheqim kot. Pra ata nuk tërhiqeshin sot që nuk kishin mandat, imagjino nesër që do merrnin mandatin. Isha njeriu i vetëm që kisha garantuar 99% për të marrë mandatin në Elbasan ku mbështetja do të ishte e madhe.

Për humor i thashë ore mund të thotë dhe vajza ime nipi im, pse të mos jem unë deputet? Të paktën ta gëzonte nipi im, jo halla xhaja e tjetrit.

Pse Lapaj është kurthi i Berishës?

Sula konfirmon dhe një herë bindjen e tij se partia e Lapajt është kurth i Berishës për të marrë votat e djathta 

“Rama e sulmon Lapajn. A ka ndonjë moment që Berisha flet për Lapajn? Zero. Në momentin që më ftuan, më regjistruan e më bënë fresk dhe ka humbur shansin e vet të jetës politike që mandatin e parë do ta kishte në Elbasan, e do të kishte dhe votat e demokratëve, 80 % e 20 % të tij.

Shtrohet pyetja nga se erdhi? Sali Berisha, njerëzit e Berishës, financuesit? Se njërit iu prish interesi, se po të ishte aq budalla politik të humbte një mandat? Do të jetë një forcë shumë e madhe që të humbë një mandat.”

PD në Elbasan nuk merr as 4 mandate

Sula thotë se lista e PD-së në Elbasan është një ndër listat më të papërfaqësuara që nuk do i sjellin kësaj force politike as 4 mandate

Lista më papërfaqësuese e Elbasanit është këtë herë. Nga 7 bashki që ka Elbasani 6 janë të papërfaqësuar. 2 nga Tirana jabanxhi e 3 nga qyteti i Elbasanit.  

Për herë të parë komuniteti i nderuar I krishterë ortodok dhe katolikë janë të papërfaqësuar. Kanë pasur një zonjë grua si Zheni Gjergji dhe e gjeti veten jashtë liste. Unë e di që individë të caktuar në PD, jo Berisha drejtëpërdrejtë por njrëz të afërt të tij e ngritën pluhurin ndaj meje dhe Gjergjit që të mos jemi ne në listat e kandiatëve. Do flas pas datës 11 majit, kush janë personat.

Në Elbasan nuk diskutohet humbja. Siç I kam thënë Lulzim Bashës. Sot Elbasani është 4.5 deputetë për PD-në e druaj që do të shkojë tek 4, 6-ta nuk diskutohet të flejnë gjumë.  
Prapaskenat e negociatave 2 me Flamur Nokën dhe kushti që vuri për të qenë në listë të mbyllur

Pasi hoqi dorë nga lista e koalicionit “Shqipëria Bëhet’, negociatat me PD-në për të qenë pjesë e listave kanë vijuar. Sula zbulon se negociatat me Flamur Nokën kanë vijuar deri dje pra më 17 mars, ndërsa shton

“Që të mos mendojnë demokratët e Peqinit, Elbasanit që unë nuk kam pranuar të jem në listë të mbyllur. Po unë kam pranuar të jem në listë të mbyllur pasi nuk pranova të shkoj tek ‘Nisma Shqipëria bëhet’ dhe i kam vendosur vetëm një kusht.

Kam kërkuar largimin e një individi, të një kandidati që ishte shënuar në këtë listë, në Peqin, ku unë kam bazën më të madhe dhe sjell mbi 6 mijë vita ndërkohë që zotëria apo PD në 11 maj nuk i kalon kurrë 3 mijë vota, ndërsa unë i sjell dyfishin. Garantova zotin Noka nëse unë nuk kaloj votat 10 mijë vota personale dhe të mbroj mandatin e gjashtë nuk e dua mandatin. E dua këtë kusht.

Pse?

Nuk mund të ndodhë që në Peqin të ishin 3 kandidatë të dhjathtë të Bashës e 2 të Berishës. Që do të thotë ishin turp. Njerëzit e mi do të thonin ore ju do të ndani votat. Kjo nuk u plotësua. Dje (17 mars) në orën 12: 30 ka qenë komunikimi I fundit I Nokës me mua të isha në listë të hapur. I thashë. Kushti është i panegociueshëm. Më bëni këtë. Më regjistroni në zgjedhje, unë të garantoj 10 mijë vota e mandatin e 6-të. Nuk duan, çfarë bëj unë”.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Rama për PD: 11 maji, mundësi për të shëruar atë palo parti! Të thajmë kënetën që të rilindë diçka e re! Jo se më ha shumë meraku për ta

Rama për PD: 11 maji, mundësi për të shëruar atë palo parti! Të thajmë kënetën që të rilindë diçka e re! Jo se më ha shumë meraku për ta

Publikuar më 21.04.2025
Kryeministri Edi Rama është shprehur se zgjedhjet e 11 majit...

Kryeministri Edi Rama është shprehur se zgjedhjet e 11 majit janë një mundësi, sipas tij, për të shëruar Partinë Demokratike. Kreu i qeverisë tha se duke “tharë kënetën”, mund të rilind diçka e re. Rama iu drejtua demokratëve: “U them se është një mënyrë për të shëruar atë palo parti, se as parti nuk është […]

Lexo më shumë

“Më kujtohet kur isha lakuriq…”- Batuta mes Ramës dhe Majkos! Deputeti i PS: Ky i ka mundur kur ishte pa gjë, jo më tani që e kemi veshur ne

“Më kujtohet kur isha lakuriq…”- Batuta mes Ramës dhe Majkos! Deputeti i PS: Ky i ka mundur kur ishte pa gjë, jo më tani që e kemi veshur ne

Publikuar më 21.04.2025
Kryeministri Edi Rama ishte në Spille të Kavajës ku zhvilloi...

Kryeministri Edi Rama ishte në Spille të Kavajës ku zhvilloi një takim me të rinjtë e Partisë Socialiste, në kuadër të zgjedhjeve të 11 majit. I pranishëm ishte edhe Pandeli Majko, i cili kujtoi kohët e vjetra me Edi Ramën. Por ndërsa po fliste Majko, Rama tha: “Mua më kujtohet kur isha lakuriq se më […]

Lexo më shumë

Ndërroi jetë sot në moshën 88-vjeçare, Papa Françesku ishte i pari që nga shekulli VIII që s’kishte lindur në Europë. Qëndrimet liberale të kreut të Vatikanit

Ndërroi jetë sot në moshën 88-vjeçare, Papa Françesku ishte i pari që nga shekulli VIII që s’kishte lindur në Europë. Qëndrimet liberale të kreut të Vatikanit

Publikuar më 21.04.2025
Papa Françesku lindur si Jorge Mario Bergoglio më 17 dhjetor...

Papa Françesku lindur si Jorge Mario Bergoglio më 17 dhjetor 1936 ishte kreu i Kishës Katolike dhe sovran i Shtetit të Qytetit të Vatikanit . Ai ishte Papa i parë nga Shoqëria e Jezusit (Urdhri i Jezuitëve), i pari nga Amerika dhe Hemisfera Jugore , dhe i pari i lindur ose i rritur jashtë Evropës […]

Lexo më shumë

Ndarja nga jeta e Papa Françeskut, kreu i KMSH: Kishte vlerësim të lartë për Shqipërinë, humbëm një lider fetar që punoi për paqe

Ndarja nga jeta e Papa Françeskut, kreu i KMSH: Kishte vlerësim të lartë për Shqipërinë, humbëm një lider fetar që punoi për paqe

Publikuar më 21.04.2025
Kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Bujar Spahiu ka reagua...

Kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Bujar Spahiu ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të Papa Françeskut. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Spahiu thotë Papa e donte Shqipërinë dhe kishte një vlerësim të lartë për vendin tonë. Kreu i KMSH tha se sot “bota nuk ka humbur vetëm një Papë, por […]

Lexo më shumë

Shuhet Papa Françesku, para se të ndërronte jetë la porosi që të varrosej me një arkivol të thjeshtë dhe jashtë Vatikanit

Shuhet Papa Françesku, para se të ndërronte jetë la porosi që të varrosej me një arkivol të thjeshtë dhe jashtë Vatikanit

Publikuar më 21.04.2025
Një lajm i trishtë ka ardhur mëngjesin e këtij 21 prilli. Pa...

Një lajm i trishtë ka ardhur mëngjesin e këtij 21 prilli. Papa Françesku ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 88-vjeçare. Disa javë më parë, ai doli nga një spital në Romë pasi u trajtua për pneumoni në të dyja mushkëritë. Dy javë pasi la spitalin, Papa Françesku u shfaq para besimtarëve në Sheshin Shën Pjetër. […]

Lexo më shumë

Rama takon sipërmarrësit në Lezhë: Kemi gati planin e paqes fiskale me bizneset! U japim mundësi që të mos kenë më kontrolle

Rama takon sipërmarrësit në Lezhë: Kemi gati planin e paqes fiskale me bizneset! U japim mundësi që të mos kenë më kontrolle

Publikuar më 18.04.2025
Kryeministri Edi Rama ishte pasditen e sotme në një takim me...

Kryeministri Edi Rama ishte pasditen e sotme në një takim me biznese dhe sipërmarrës në qytetin e Lezhës. Rama foli për një plan të qeverisë me bizneset që ai e cilësoi si planin për paqe fiskale, praktikë e cila për kryeministrin pritet të lehtësojë një sërë biznesesh nga kontrollet tatimore. Nga ana tjetër, plani synon […]

Lexo më shumë

Berishën e veshin me xhamadan e qeleshe në Krujë dhe i dhurojnë një buf, kreu i PD-së akuzon ministret e qeverisë: Bënin pasarelë mode në Kuvend

Berishën e veshin me xhamadan e qeleshe në Krujë dhe i dhurojnë një buf, kreu i PD-së akuzon ministret e qeverisë: Bënin pasarelë mode në Kuvend

Publikuar më 18.04.2025
Kreu i PD-së, Sali Berisha ishte sot në Krujë, ku pati takim...

Kreu i PD-së, Sali Berisha ishte sot në Krujë, ku pati takime me qytetarë dhe biznese. Gjatë një takimi me fasonët, Berisha tha se zv.kryeministrja Balluku ka patur në duar 12 mld euro për rrugët, të cilat i ka futur në xhep së bashku me Ramën. Berisha shtoi se ato para do gjenden me ardhjen […]

Lexo më shumë

Rama bën llogaritë: Sikur një mandat më shumë ta marrim në Dibër bëhemi 75, por na duhet një shumicë për Shqipërinë në BE. Altin Dumani, i ndershëm dhe i zoti, por shpatën e drejtësisë ia dhamë ne

Rama bën llogaritë: Sikur një mandat më shumë ta marrim në Dibër bëhemi 75, por na duhet një shumicë për Shqipërinë në BE. Altin Dumani, i ndershëm dhe i zoti, por shpatën e drejtësisë ia dhamë ne

Publikuar më 17.04.2025
Kryeministri Edi Rama shprehet i bindur se më 11 maj do të f...

Kryeministri Edi Rama shprehet i bindur se më 11 maj do të fitojë për të qeverisur, por tha se i duhet një shumicë për Shqipërinë në BE.   Ai u shpreh se në asnjë vend nuk humbasin asnjë deputet, çka sipas tij 74 mandate i ka të siguruara, madje u shpreh se sikur në Dibër […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda