×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Erion Veliaj vijon me akuzat për prokurorin: Unë lëviz me biçikletë, Ols Dado me Range të kuq. Më hyri nga vrima e çelësit e në fustanet e gruas

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka ardhur me një tjetër reagim nga qelia e burgut në Durrës ku dhe ndodhet prej 12 shkurtit.

Njëjtë si dhe në reagimet e tjera, Veliaj sërish ka vijuar me akuzat kundrejt prokurorit të dosjes së tij, Ols Dados, për të cilin thotë se lëviz me “Range të kuq” dhe jo si kryebashkiaku i cili përdor biçikletën. 

Përpos “këshillave” që mbështetësit e tij i kanë dhënë për fjalorin e përdorur nga ai kundrejt prokurorit dhe “hakmarrjen” që ky i fundit mund të bëjë sipas Veliajt, kryebashkiaku është ndalur dhe te procesi i “Vettingut”, proces i cili u përmend mesditën e kësaj të mërkure nga gjyqtari Erjon Bani.

Sipas Veliajt shumica e njerëzve të drejtësisë nuk justifikojnë pasuritë që kanë, madje as orat që ata mbajnë, ndërkohë që ai vetë po gjykohet për një makinë që ish vjehrri kishte blerë okazion në Gjermani dhe më pas e kishte shitur në Shqipëri.

“Ndaj, ju që më doni e më besoni, kur shikoni në televizor lloj-lloj gjithollogësh, kujtohuni që këta “inkuizitorë nga divani” nuk do t’i bënin dot ballë as Vetingut të 24 orëve të fundit, le më të 20 viteve, siç m’u bë mua nga mosha 24 në 44 vjeç.

Shumica nuk justifikojnë as orën që kanë në dorë (madje më kujtohet njëri, nga më të zellshmit, që i binte në tv familjes së një “krimineli” që i kishte falur një orë) se lëri të tjerat, pasuri e vënë me deklarim të rremë rroge e me gjoba portalesh! Po s’kemi ç’bëjmë, kur as bëhet fjalë të kenë bërë një nga mijëra punët e mia për Tiranën, xhanëm të qe për ta, vazhdonin rrinin me Rolex mbi bajgat e Tiranës mesjetare”, shkruan Veliaj ndër të tjera, duke risjellë në këtë reagim të tijin edhe vendimin e freskët të Gjykatës Evropiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg e cila i dha të drejtë ish-drejtorit të Radio Televizionit Shqiptar, Thoma Gëllçi, duke e cilësuar paraburgimin e tij si të paligjshëm.

“Por, mjaft të shihni vendimin më të freskët të Strasburgut për paraburgimin pa gjyq, për të kuptuar që busulla na duhet drejt Europës, e jo drejt kënetës së Sali Bufit, Ols akrepit dhe Ban nepërkës”, thekson Veliaj.

Reagimi i Veliajt:

Mirëdita dhe mirënjohje të gjithëve për mbështetjen. Jam thellësisht i prekur nga mesazhet inkurajuese nga të katër anët!

Momentalisht, përndjekësi i familjes sime për llogari të Sali Fundërrinës, Ols Dado, fytyrën e të cilit ju e patë vetëm një fraksion minuti në replikat e turpshme në thertoren e Erion Banit, më ka ndaluar çdo takim e komunikim. Kam vetëm këto pusulla ditore me avokatët, deri ditën kur do mund t’ju përqafoj të gjithëve ju, e të merrem me zë e me figurë me këta burra të paburra.

Disa më çojnë porosi që ta ul pak gjuhën, jo se prokurori ndërtues hakmarrës nuk e meriton, përkundrazi, por që “të mos çmëndet më keq dhe ta punon më keq”. Jo se adashi kasap s’e meriton, por që “të mos të të qepet më keq se e ka ves të keq”. 

Po çfarë mund të më bëjnë më shumë? Të më dënojnë me vdekje? Se në burg jam e jam! Olsi nuk më hetoi, po më hyri nga vrima e çelësit në jetën time dhe në fustanët e gruas time, me një LETER ANONIME që s’është çudi ta ketë shkruar vetë ose ta ketë marrë të shkruar nga maniakët e Sali Fundërrinës!

Ore a e keni dëgjuar ndonjëherë vrasësin e 21 janarit dhe Remzi Hoxhës, kriminelin e Gërdecit, burgosësin e liderit të opozitës, zjarrvënësin e gazetës “Koha Jonë”, druvarin mbi kurrizin e opozitarëve dhe gazetarëve, hajdutin e zgjedhjeve të 1996-ës, 2009-ës dhe 2011-ës në Tiranë, bashkëthemeluesin e piramidave me Suden dhe Vebi Alimuçën, pompistin e naftës së Millosheviçit, besëprerin e Azem Hajdarit, gllabëruesin e Klubit Partizani, shokun e idealeve të Rezar Taçit dhe grepsin e lekëve të fëmijëve autikë, pra mender jush, Sali Këllirë Berishën, që t’i kërkojë falje ndonjërit nga 10 mijë viktimave të qenefit të gojës së tij?

Mendohuni pak! Kurrë nuk e ka bërë, përveçse në një rast. S’ka lënë burrë, grua, vajzë, baba, nënë, vëlla, motër, xhaxha, hallë, dajë, krushk, gjysh, nip, pa rrotulluar në atë halenë e gojës së tij ai kurrizo burrë, për kë i ka dalë apo i kanë nxjerrë përpara, por kurrë s’ka thënë gabova.

Tani imagjinojeni:

Ols Dados i ka kërkuar falje me zë e me figurë! E kërdisi njëherë për t’ia kujtuar se kush është tutori i Violinës dhe pastaj e përkëdheli me një ndjesë publike përpara se të ma lëshonte mua në kurriz, si ata pitbullët që bëjnë lajm me kafshimet e tyre.

Jam sot I VETMI politikan që ka kaluar në labirinthin ilegal të një VETINGU 20 vjeçar. Kam dalë nga labirinthi pa ASNJË shkelje për të përligjur burgun pa gjyq, duke më ndërprerë me dorën e një maniaku dhe thikën e një kasapi kontratën me zgjedhësit.

20 vjet VETING – asnjë biletë, asnjë hotel, asnjë apartament, madje asnjë drekë e darkë, që dikush të ketë paguar për mua në detyrë.

ASNJË! ZERO! NADA! NICHTS!

Ndaj, ju që më doni e më besoni, kur shikoni në televizor lloj-lloj gjithollogësh, kujtohuni që këta “inkuizitorë nga divani” nuk do t’i bënin dot ballë as Vetingut të 24 orëve të fundit, le më të 20 viteve, siç m’u bë mua nga mosha 24 në 44 vjeç.

Shumica nuk justifikojnë as orën që kanë në dorë (madje më kujtohet njëri, nga më të zellshmit, që i binte në tv familjes së një “krimineli” që i kishte falur një orë) se lëri të tjerat, pasuri e vënë me deklarim të rremë rroge e me gjoba portalesh! Po s’kemi ç’bëjmë, kur as bëhet fjalë të kenë bërë një nga mijëra punët e mia për Tiranën, xhanëm të qe për ta, vazhdonin rrinin me Rolex mbi bajgat e Tiranës mesjetare!

Por, pas marrëzive për lodra fëmijësh e shtëpi fakirësh në katunde, kam prapë!

Vjehrri im i ndjerë, Arben Jakov Xoxa, kishte dje 6-vjetorin e ndarjes nga jeta. Ai qe profesor, sipërmarrës, botues dhe gjahtar i apasionuar – dhe kjo, trashëguar nga i ati, shkrimtari Jakov Xoxa. Madje, qejfmbetjen e fundit me mua e kish pse qeveria jonë vendosi moratorium për gjuetinë; kush e ndan këtë pasion e kupton.

Por, në vend ta kujtonim buzagaz, Ols Violina, që njësoj si tutori i tij Sali Fundërrina, përdhunon të gjallë e të vdekur, më kërkon llogari për një makinë të cilën vjehrri e bleu para vdekjes, e që një nip i tij e paskësh shitur, pas vdekjes së tij, në portale të llojit “merr e jep” apo “shit e bli”!

Pra, vjehrri, i cili ka 6 vjet që ka vdekur, ka gjetur një makinë okazion në Gjermani dhe e ka blerë. Më pas ia ka shitur të nipit. Ky e ka rishitur në Shqipëri. Blerësi i makinës nga nipi i vjehrrit e paska shitur gjithashtu më vonë. Dhe këtu, unë paskam pastruar paratë e korrupsionit në bashki!!!

Ju betohem, nuk tallem! Eshtë për të ulëritur, po është kështu, sipas Ols Dados.

Unë kam 7 daja, 2 xhaxhallarë, 3 halla dhe nja 25 kushërinj të parë. Asnjë prej tyre as ka hyrë në Bashkinë e Tiranës në këto 10 vite dhe unë as nuk di për këta të mitë sa nipa e mbesa kanë, ku jetojnë, e ç’makina ngasin. Si mund ta di për nipat e mbesat e vjehrrit?

Nuk jam as “Xhixh Merimonga” – gomistieri ikonik i humorit – që të di çfarë llaskash, disqesh, apo marmitash ia shtojnë vlerën një makine.

Pronari i parë i makinës është në varrezat e Tufinës prej 6 vitesh – i kam thënë Olsit, le të vejë ta pyesë aty. Saliu ka eksperiencë zhvarrimesh. T’ia bëjë këtë nder pitbullit të tij. Unë vetë kam lëvizur me biçikletë, jo Range të kuq si Ols kingu, një rraqexhi vanitoz, pesanjos dhe karagjoz.

Ndaj, edhe njëherë, për të gjithë ata që “bezdisen” nga gjuha ime. Ju lus të kuptoni që jam në burg, me një letër anonime, një prokuror hajvan dhe një gjykatës taleban. Ata kanë edhe gurin, edhe arrën, edhe rrjetin e gojëve të ndyra të mëngjes-drekë-darkës.

Por, mjaft të shihni vendimin më të freskët të Strasburgut për paraburgimin pa gjyq, për të kuptuar që busulla na duhet drejt Europës, e jo drejt kënetës së Sali Bufit, Ols akrepit dhe Ban nepërkës.

Shëndet e jetë!

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Ministri i Brendshëm: 520 mijë shqiptarë jashtë vendit me ID dhe pasaporta të skaduara do të kenë të drejtë të votojnë në 11 maj

Ministri i Brendshëm: 520 mijë shqiptarë jashtë vendit me ID dhe pasaporta të skaduara do të kenë të drejtë të votojnë në 11 maj

Publikuar më 27.02.2025
Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, njoftoi se, sipas vlerësi...

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, njoftoi se, sipas vlerësimeve të autoriteteve, rreth 520 mijë shtetas shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, të cilëve iu ka skaduar afati i vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit, do të kenë mundësinë të ushtrojnë të drejtën e votës në zgjedhjet e 11 majit. Ai theksoi se është arritur një marrëveshje për […]

Lexo më shumë

Rama: Më duhet të rri edhe pak, s’mund të luaj me fatin, duhet të marrim hak! Kur Trump mori mandatin e parë më thanë “ik vetë se do të vijë të të marrë zvarrë”

Rama: Më duhet të rri edhe pak, s’mund të luaj me fatin, duhet të marrim hak! Kur Trump mori mandatin e parë më thanë “ik vetë se do të vijë të të marrë zvarrë”

Publikuar më 27.02.2025
Kryeministri Edi Rama, në rubrikën Sy më sy në Facebook u sh...

Kryeministri Edi Rama, në rubrikën Sy më sy në Facebook u shpreh sot se “më duhet rri edhe pak”, referuar largimit të tij nga politika, teksa theksoi se ka një mision para dhe është anëtarësimi në BE. Rama theksoi se kryeministrat shkojnë e vijnë, duke shtuar “më duhet ta përmund këtë mision, nuk mund të luaj me […]

Lexo më shumë

GJKKO dha 24 masa sigurie për stafin e UBT, rektori: Nuk komentojmë asnjë vendim të drejtësisë! Rama: Kjo qeveri, PS dhe unë jemi të vetmit garantë të institucioneve të reja të drejtësisë

GJKKO dha 24 masa sigurie për stafin e UBT, rektori: Nuk komentojmë asnjë vendim të drejtësisë! Rama: Kjo qeveri, PS dhe unë jemi të vetmit garantë të institucioneve të reja të drejtësisë

Publikuar më 26.02.2025
Rektori i Universitetit Bujqësor të Tiranës, Fatbardh Sallak...

Rektori i Universitetit Bujqësor të Tiranës, Fatbardh Sallaku po flet në mbledhjen e grupit parlamentar të PS në lidhje me masat e sigurisë të vendosura nga GJKKO për anëtarët e stafit të UBT. Ai ka deklaruar se pas mbledhjes së zhvilluar ditën e djeshme me stafin, është vendosur se nuk do të komentohet asnjë vendim […]

Lexo më shumë

Abuzime me tendera dhe falsfikim dokumentash, SPAK bën njoftim zyrtar për akuzat që rëndojnë ndaj pedagogëve dhe stafit të Universitetit Bujqësor

Abuzime me tendera dhe falsfikim dokumentash, SPAK bën njoftim zyrtar për akuzat që rëndojnë ndaj pedagogëve dhe stafit të Universitetit Bujqësor

Publikuar më 25.02.2025
SPAK ka publikuar njoftim zyrtar për masat e sigurisë dhe ak...

SPAK ka publikuar njoftim zyrtar për masat e sigurisë dhe akuzat që rëndojnë ndaj stafit dhe pedagogëve të Universitetit Bujqësor. Nën dyshimet për abuzime me tenderat, gjykata e Posaçme me kërkesë të SPAK firmosi sot 24 masa sigurie për dy zëvendës rerektorët e Universitetit Bujqësor të Tiranë, dy pedagogë dhe staf administrativ. Ndaj Ilir Kapaj, […]

Lexo më shumë

Rama premton se Rruga e Arbrit do të jetë falas, por më pas të gjitha do të jenë me pagesë. Flet edhe për pensionet e emigrantëve: Kemi bërë 15 marrëveshje

Rama premton se Rruga e Arbrit do të jetë falas, por më pas të gjitha do të jenë me pagesë. Flet edhe për pensionet e emigrantëve: Kemi bërë 15 marrëveshje

Publikuar më 25.02.2025
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se Rruga e Arbrit, edhe ps...

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se Rruga e Arbrit, edhe pse pjesë e një partneriteti publik-privat (PPP), nuk do të ketë pagesë për qytetarët gjatë mandatit të tij. Ai theksoi se kjo rrugë është financuar me fonde shqiptare dhe jo nga taksat, dhe paralajmëroi se në të ardhmen, siç ndodh në shumë vende të botës, […]

Lexo më shumë

Çështja Beleri dhe marrëveshja e detit/ Berisha flet për gazetën greke: Do ta zgjidhim përmes dialogut, siç bëmë në vitin 2009! Rama, i përfshirë në çdo aspekt të korrupsionit

Çështja Beleri dhe marrëveshja e detit/ Berisha flet për gazetën greke: Do ta zgjidhim përmes dialogut, siç bëmë në vitin 2009! Rama, i përfshirë në çdo aspekt të korrupsionit

Publikuar më 25.02.2025
Gjatë vizitës në Athinë ku zhvilloi një takim me shqiptarët ...

Gjatë vizitës në Athinë ku zhvilloi një takim me shqiptarët e Diasporës, kryetari i PD, Sali Berisha ka dhënë një intervistë për gazetën greke “To Manifesto”. Kryedemokrati ka treguar planin e tij për emigrantët me qëllim kthimin e tyre në atdhe. Po ashtu ai ka folur edhe për  marrëveshjen e detit me Greqinë. Ai tha […]

Lexo më shumë

Rama reagon sërish për procesin e Veliajt: Prokuroria të mësojë të respektojë “tjetrin”, të konsiderojë prezumimin e pafajësisë

Rama reagon sërish për procesin e Veliajt: Prokuroria të mësojë të respektojë “tjetrin”, të konsiderojë prezumimin e pafajësisë

Publikuar më 25.02.2025
Kryeministri Edi Rama, në rubrikën Sy më sy në Facebook, fol...

Kryeministri Edi Rama, në rubrikën Sy më sy në Facebook, foli ndër të tjera edhe për procesin që ka nisur SPAK ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Rama tha se sot SPAK ka vullnetin e pavarësisë. Sipas tij, SPAK duhet të mësojë të respektojë tjetrin. Kreu i qeverisë shtoi se gjithashtu SPAK duhet […]

Lexo më shumë

Intervista për gazetën greke, Rama flet për ligjin e luftës, çështjen Beleri, zgjedhjet e 11 majit dhe për investimet e huaja në Shqipëri

Intervista për gazetën greke, Rama flet për ligjin e luftës, çështjen Beleri, zgjedhjet e 11 majit dhe për investimet e huaja në Shqipëri

Publikuar më 24.02.2025
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për gazetën gr...

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për gazetën greke “Ta Nea”, ku ka folur për marrëdhëniet Shqipëri-Greqi, çështjen Beleri, ligjin e luftës mes dy vendeve, zgjedhjet e 11 majit dhe investimet e të huajve në Shqipëri. Intervista e plotë Pyetje: Jeni dakord me ata që thonë se sot në Bashkimin Evropian mungon lidershipi? Rama: Evropa është […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda