×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Agron Tufa i shkruan Berishës: Zgjedhjet për kryetar në degën nr.2 në Tiranë u manipuluan! Prapë kështu do të vazhdoni? Kush do t’u besojë?

Ish-drejtor i Institutit të Studimeve të Krimeve të Komunizmit, Agron Tufa nga Zvicra ku dhe prej vitesh ka marrë azil politik përmes një letre publike i është drejtuar kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berishës.

Zgjedhjet e së shtunës së 11 janarit në degën e Partisë Demokratike nr.2 në Tiranë, sipas Tufës kanë qenë të manipuluara, një ogur i zi sipas tij për zgjedhjet e 11 majit 2025 dhe zgjedhjeve në degët e tjera të kësaj partie.

“Ajo që ka ngjarë dje me zgjedhjet në degën nr. 2 të PD-së në Tiranë me megamanipulimin e vullnetit të lirë të anëtarëve të kësaj dege, me truket, falsifikimet, për të nxjerrë me doemos një fitues sipas shijeve të diktuara nga Grupi i Punës, është një ogur kobzi për perspektivën e ardhshme të zgjedhjeve nëpër degët e tjera dhe minim i rrugës së popullit demokrat drejt 11 majit 2025”, shkruan Tufa ndër të tjera, teksa më tej i kërkon publikisht liderit të demokratëve që të çrrënjosë që nga rrënjët këtë padrejtësi që po u bëhet demokratëve të ndershëm të cilët për vite me radhë kanë qënduar krah kësaj force politike si dhe të ripërsëritë zgjedhjet në këtë degë.

Duke evidentuar faktin se trukimi i zgjedhjeve brenda të djathtëve prej vitesh ka qenë problem, Tufa i kërkon Berishës t’i japë fund kësaj “sëmundje të hershme” pasi në të kundërt kjo ndërhyrje nga lart e Kryesisë Qendrore nëpër degët e PD-së, do e “shpartallojë” vullnetin e votuesve demokratë dhe askush nuk do t’i besojë më.

“Me ndjesën që ju shkruajta gjatë, sugjerimi im i vetëm mbetet ky: zgjedhjet në degën nr. 2 të PD, Tiranë, duhet të ribëhen rrënjësisht! Lakrori do ta tregojë pastaj se çfarë ka brenda petëve…”, e përmbyll Tufa këtë letër të hapur për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Reagimi i plotë:

Letër e ngutshme Kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë

I nderuar doktor Berisha,

Nisur nga një shqetësim i hershëm dhe i ri, që s’ka e s’mund të ketë kurrfarë interesi personal, përpos botëkuptimit tim të djathtë, ju sjell edhe njëherë në vëmendje, ashtu si gjatë viteve 2006-2013 fillimisht, çështjen e ndërhyrjeve në rregullat demokratike nëpër degët e PD.

Ajo që ka ngjarë dje me zgjedhjet në degën nr. 2 të PD-së në Tiranë me megamanipulimin e vullnetit të lirë të anëtarëve të kësaj dege, me truket, falsifikimet, për të nxjerrë me doemos një fitues sipas shijeve të diktuara nga Grupi i Punës, është një ogur kobzi për perspektivën e ardhshme të zgjedhjeve nëpër degët e tjera dhe minim i rrugës së popullit demokrat drejt 11 majit 2025.

Për hir të zemrës së bardhë e të përkushtuar të demokratëve të thjeshtë anembanë Shqipërisë, këtij populli të mrekullueshëm, besnik e të shumëvuajtur, ju, doktor, duhet të informoheni mirë mbi këtë çështje. Për më tepër, të ripërsëriten zgjedhjet në këtë degë, gjithë në pajtim me statutin dhe rregulloren. Përndryshe kjo teknologji e stërholluar ndër vite të gjata, e ndërhyrjes nga lart të adeptëve të Kryesisë Qëndrore nëpër degët e PD (kushdo qofshin ata), jo që e deformon, por e shpartallon vullnetin e votuesit demokrat. Si ka mundësi që ende vazhdojnë këto sëmundje të hershme, pa gjetur dot shërim?

E kam parë këtë film të neveritshëm që nga viti 2006 e në vijim në shumë degë të PD-së, po marr të Dibrës, p.sh., dhe, për këto dallavere me kumbari të të deleguarve nga Kryesia e PD, që vinin dhe trazonin kazanin, ju kam informuar i shqetësuar personalisht në bazë të fakteve, asnjëherë për as edhe një grimë interes! Nuk mund të mbyllja sytë para padrejtësisë së dhunshme e të trashë… Më vonë, për të njëjtat probleme kam vënë në dijeni dhe z. Basha (gjatë periudhës 2013-1019), gjithmonë me fakte, që gjithmonë vërtetoheshin. Dhe çfarë? Kronikë e një shpartallimi të paralajmëruar… Asgjë nuk u bë! U larguan njerëzit më të sinqertë, madje u goditën, u shpallën armiq, ikën jashtë vendit me gjithë familje dhe fëmijët e tyre të pafajshëm, që prindërit i kishin rritur me frymën e lirisë së PD-së! Ata nuk dinin si t’ua shpjegonin fëmijëve, se përse po goditeshin, përse hiqeshin nga puna, nga po ajo parti e djathtë, me frymën e të cilës i kishin rritur fëmijët e tyre. Unë e kam prekur këtë dramë, e kam parë.  Ata, doktor, u përndoqën egërsisht dhe ishin intelektualë krejt të sinqertë e të vendosur, të drejtë e të pakorruptueshëm, por u larguan duke marrë me vete brengë e hidhërim. U shpallën armiq! Dhe Dega, siç dihet, degradoi – nga një fortesë e PD, erdh e u shpërfytyrua nga humbja në humbje. Monstruoze!

A duhen dëgjuar zërat kontestues? Sidomos të atyre që nuk kanë interes, përveç botëkuptimit të tyre të djathtë? Kam përshtypjen se kësaj sëmundjeje të Ndërhyrësve nga Lart, i duhet dhënë fund, tani, duke ripërsëritur rrënjësisht zgjedhjet në degën nr.2 të PD-së, Tiranë.

Adeptët e mësuar me këto lojëra të pashëndetshme, duhet të marrin një mësim të qartë. Një tarafi të hershëm e më përvojë të gjatë burokratike në kësi dallaveresh zgjedhore i intereson më shumë konformizmi i postit humbës se sa bashkimi problematik, hapja dhe rregullat demokratike!

Lëndues e fyes konspiracioni kundër znj. Irma Marku, që ka hyrë me grupin e saj shtëpi më shtëpi nëpër gjithë lagjen, që ka kaluar me grupin e saj netë të tëra poshtë ballkonit të liderit të burgosur të Partisë Demokratike. Ajo, doktor, ajo me grupin e saj, jo fituesja, jo hunda e saj sqimatare… Dhe, siç e pohojnë, një ndër akuzat e grupit të punës ndaj znj. Marku, ka qenë se ajo “e ka mbushur degën e PD nr. 2 plot me ish-të përndjekur politikë(!!)”. Nuk do ta dekonstruktojmë këtë fjali: ajo e plotëson mjaftueshëm autoportretin e akuzuesit.

Me ndjesën që ju shkruajta gjatë, sugjerimi im i vetëm mbetet ky: zgjedhjet në degën nr. 2 të PD, Tiranë, duhet të ribëhen rrënjësisht! Lakrori do ta tregojë pastaj se çfarë ka brenda petëve…

Me respekt,

Agron Tufa

Shkrimtar, azilant politik

12.01.2025

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Deklaroi se do të shkrinte SPAK-un pasi të vinte në pushtet, Rama i përgjigjet Berishës: Noc Rrokun! Shqiptarë mos i jepni votën!

Deklaroi se do të shkrinte SPAK-un pasi të vinte në pushtet, Rama i përgjigjet Berishës: Noc Rrokun! Shqiptarë mos i jepni votën!

Publikuar më 17.02.2025
Maxhoranca socialiste dhe Kryeministri Edi Rama janë të qart...

Maxhoranca socialiste dhe Kryeministri Edi Rama janë të qartë në qëndrimin e tyre ndaj Prokurorisë së Posaçme pas zgjedhjeve të 11 majit. Një qëndrim diametralisht i kundërt me atë të opozitës dhe Sali Berishës, kreut të PD-së që thotë se nëse do të vijë në pushtet do e shkrijë SPAK këtë institucion të ri të […]

Lexo më shumë

Ish-ministri socialist: Erion Veliaj të hetohej pa u arrestuar, “fitimtarët” e përkohshëm do ta provojnë në kurriz. SPAK meriton mbështetje, përballet me mafien e krimin

Ish-ministri socialist: Erion Veliaj të hetohej pa u arrestuar, “fitimtarët” e përkohshëm do ta provojnë në kurriz. SPAK meriton mbështetje, përballet me mafien e krimin

Publikuar më 17.02.2025
Duke qenë socialist, Arben Malaj, ndjehet përgjegjës për zhv...

Duke qenë socialist, Arben Malaj, ndjehet përgjegjës për zhvillimet politike në PS, sepse prej vitesh ish-ministri i Financave ka paralajmëruar se PS-ja mund të ketë fatin e PASOK-ut, një parti me meritë në modernizimin dhe zhvillimin e Greqisë, e cila u gërrye nga korrupsioni. Z.Malaj thotë se nuk e fsheh faktin se nuk ka dashur […]

Lexo më shumë

Nën hetim nga SPAK, reagon bashkëshortja e Veliajt, Ajola Xoxa: Nuk kam lidhje me imazhin e kukullës me 800 mijë euro fustanë dhe bizhu

Nën hetim nga SPAK, reagon bashkëshortja e Veliajt, Ajola Xoxa: Nuk kam lidhje me imazhin e kukullës me 800 mijë euro fustanë dhe bizhu

Publikuar më 17.02.2025
Ajola Xoxa, bashkëshortja e Kryetarit të bashkisë së Tiranës...

Ajola Xoxa, bashkëshortja e Kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, reagoi sot në lidhje me hetimet e SPAK që çoi në arrestimin e bashkëshortit, ndërsa vetë po hetohet nën masën e sigurisë ‘detyrim me paraqitje’ Reagimi  Të gjithëve ju që më lexoni, ju kërkoj të parafytyroni vetëm faktin që unë jam e hetuar, por jo […]

Lexo më shumë

Berisha paraqitet në SPAK dhe premton: Do ta shkrijmë pas 11 majit, prokurorët do të burgosen

Berisha paraqitet në SPAK dhe premton: Do ta shkrijmë pas 11 majit, prokurorët do të burgosen

Publikuar më 17.02.2025
Sali Berisha pas daljes nga SPAK në vijim të zbatimit të mas...

Sali Berisha pas daljes nga SPAK në vijim të zbatimit të masës “detyrim paraqitje”, nuk kurseu sulmet ndaj Altin Dumanit, teksa deklaroi se nëse fiton në 11 maj Prokuroria e Posaçme do shkrihet, ndërsa prokurorët e lidhur me bandat do futen në burg. Sipas Berishës, SPAK ia tejkalon edhe drejtësisë së Enver Hoxhës dhe Hitlerit dhe shtoi se […]

Lexo më shumë

Veliaj reagon nga qelia: Shkulën lavamanet për të gjetur varëse floriri. Jetoj në një pallat të ndërtuar para 2012-ës, hyra para se bëhem kryetar bashkie

Veliaj reagon nga qelia: Shkulën lavamanet për të gjetur varëse floriri. Jetoj në një pallat të ndërtuar para 2012-ës, hyra para se bëhem kryetar bashkie

Publikuar më 14.02.2025
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar sërish nga...

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar sërish nga qelia përmes një postimi në Facebook, duke kundërshtuar akuzat ndaj tij dhe duke hedhur dyshime mbi procesin hetimor. Veliaj i është përgjigjur akuzave për pasuri të pajustifikuar dhe korrupsion, ndërsa ka ironizuar hetimet për blerjet e bashkëshortes së tij dhe kontrollet e kryera në pronat e […]

Lexo më shumë

Protesta në mbështetje të Veliajt, GJKKO kërkon hetime të menjëhershme: Gjyqtarëve dhe prokurorëve iu cenua jeta e shëndeti, automjetet u qëlluan nga protestuesit, ndërsa policia nuk ishte e pranishme

Protesta në mbështetje të Veliajt, GJKKO kërkon hetime të menjëhershme: Gjyqtarëve dhe prokurorëve iu cenua jeta e shëndeti, automjetet u qëlluan nga protestuesit, ndërsa policia nuk ishte e pranishme

Publikuar më 14.02.2025
Në një njoftim të fundit për mediat, Gjykata e Posaçme e Shk...

Në një njoftim të fundit për mediat, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ka kërkuar hetime të menjëhershme për mosveprimin e Policisë së Shtetit dhe mungesën e bashkëpunimit të saj me Gardën e Republikës, gjatë protestës që u zhvillua më 12 shkurt 2025 para Gjykatës së Posaçme, […]

Lexo më shumë

Arrestimi i Erion Veliajt, kryeministri Edi Rama shkon për të tretën herë në Bashki, takohet me nënkryetarët

Arrestimi i Erion Veliajt, kryeministri Edi Rama shkon për të tretën herë në Bashki, takohet me nënkryetarët

Publikuar më 13.02.2025
Kryeministri Edi Rama ka shkuar sërish në Bashkinë e Tiranës...

Kryeministri Edi Rama ka shkuar sërish në Bashkinë e Tiranës për t’u takuar me nënkryetarët. Kjo është hera e tretë që kreu i qeverisë shkon në institucionin vendor pas vendosjes në pranga të kryebashkiakut Erion Veliaj më 10 shkurt në zyrën e tij me urdhër të SPAK. Pas arrestimit, kryebashkiaku Veliaj i kaloi firmën nënkryetares Anuela […]

Lexo më shumë

GJKKO lë në burg Erion Veliajn dhe biznesmenin Elman Abule, detyrim paraqitje për Ajola Xoxën dhe biznesmenët

GJKKO lë në burg Erion Veliajn dhe biznesmenin Elman Abule, detyrim paraqitje për Ajola Xoxën dhe biznesmenët

Publikuar më 12.02.2025
Arrest me burg Erion Veliajt, detyrim me paraqitje për Ajola...

Arrest me burg Erion Veliajt, detyrim me paraqitje për Ajola Xoxën!  Ky është vendimi i gjyqtarit Erjon Bani pas 2 orëve në dhomën e këshillimit. Asaj i është ndaluar edhe dalja jashtë vendit. Masat e tjera të sigurisë për biznesmenët nuk kanë ndryshuar.  REPUBLIKA E SHQIPËRISË GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda