Altin Dumani, kreu i SPAK, u vlerësua me titullin “Kalorës i luftës kundër korrupsionit” në një ceremoni të veçantë të organizuar nga departamenti i Shtetit.
Çmimi kreut të SPAK iu dha nga Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.
Ndërkohë, zv.Ndihmës Sekretarja Kryesore Yuri Kim, ish-ambasadore e SHBA në Tiranë, dhe zv.Ndihmës Sekretari Kasanof iu bashkuan Sekretarit Blinken për të uruar drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme shqiptare Altin Dumani për çmimin Kampion kundër Korrupsionit.
Zyrtarët në Uashington rikonfirmuan mbështetjen e fortë për luftën e Shqipërisë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Në ceremoninë e organizuar një ditë më parë, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se “ne vlerësojmë 10 individë të rëndësishëm që kanë bërë luftë të jashtëzakonshme kundër korrupsionit dhe ti mbështesim ata. Ne e dimë që në momentin që qeveritarët bëjnë korrupsion, qytetarët humbin besimin te qeveria. Kjo krijon edhe kushte për kriminelët dhe terroristët që të jenë më aktivë. Ndaj ne kemi dhënë mbështetje të jashtëzakonshme për të trajnuar për të dhënë ndihmë për këto vende që kanë probleme”.
Në vijim Blinken tha se “Altin Dumani drejton një agjenci të re (SPAK). Ka goditur politikanë të lartë, por edhe grupe të rëndësishme kriminale, duke bërë punë të jashtëzakonshme dhe një nga njerëzit më të besueshëm dhe institucion me të besueshme në Shqipëri”.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/