×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

“Gjadri bosh, policët tanë pushime luksi”, italianët acarohen me kampet pa emigrantë të Melonit

Qendrat e emigrantëve që qëndrojnë bosh në Gjadër dhe Shëngjin mbeten në qendër të debatit politik në vendin përtej Adriatikut. Ajo që i ka hedhur benzinë zjarrit së fundmi në politikën italiane ka qenë një investigim i emisionit “Piranjat” që solli pamje se si policët italianë po shijojnë “pushime luksi” në një resort të Shëngjinit.

Shpenzimet e kota të taksapaguesve italianë kanë irrituar jo vetëm politikanët e opozitës, por edhe qytetarët. Gazeta “Corriere della Sera” shkruan se policët dhe ushtarët italianë të qendrave të emigrantëve në Shqipëri po kalojnë ditë të kota mes banjave turke dhe udhëtimeve kur qeveria italiane paguan pasi gjithçka për ta është falas”.

“Në Shqipëri paratë shpërdorohen në lëkurën e qytetarëve” – thotë Elly Schlein, sekretare e PD-së duke shtuar: “Është absurde që na thonë se nuk ka lekë për të punësuar mjekë dhe infermierë, por kanë 800 milionë për të ndërtuar qendra për të deportuar të pafajshëm dhe më pas duhet t’i kthejnë sipas ligjit. Ne e denoncojmë këtë dështim”.

Gazeta italiane shkruan se masat e paraburgimit për emigrantët deri më tani janë refuzuar të gjitha nga gjykatat, kështu që objektet kanë mbetur bosh. Sipas “Corriere della sera” i skandalizuar nga “policët me pushime në Shqipëri kur do të ishin më të dobishëm në periferitë e qyteteve dhe në stacionet e policisë”, është Matteo Renzi.

Riccardo Magi i “+Europa” thotë se “qeveria italiane po u paguan pushime në Shqipëri për Krishtlindje. Fakti që të njëjtat forca policore të punësuara atje pranojnë dështimin e marrëveshjes i thotë të gjitha. Gjykata do të vlerësojë nëse ka dëme serioze për shtetin” – shprehet Magi.

ANSA” citon se policët italianë po shijojnë udhëtime në Tiranë dhe Shkodër. “Për ta ka sauna dhe banjo turke. Të gjitha falas. Qeveria italiane paguan” – citon ajo. Në shkrim thuhet se operacioni për dërgimin e emigrantëve në Shqipëri është aktualisht i bllokuar. “Dy qendrat në Shëngjin dhe Gjadër u pushtuan për vetëm dy ditë nga rreth 10 azilkërkues, të cilët u dërguan menjëherë në Itali pas vendimit të gjyqtarëve”.

“Tani jemi në pritje të vendimeve të Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Evropiane të Drejtësisë për çështjen përpara se të vazhdojmë me transferimet e reja” –citohet të ketë thënë të premten ministri i Brendshëm, Matteo Piantedosi. “Ne po presim të shohim. Kjo është një periudhë në të cilën nuk ka nevojë urgjente për të aktivizuar qendrat. Zbarkimet janë shumë të kufizuara. Le të shohim se si do të evoluojnë gjërat dhe më pas do të marrim një vendim” – citohet të ketë thënë ministri.

Sipas ANSA, në dy strukturat e ngritura pas disa muajsh punë të palodhur duhet monitorim edhe nëse janë bosh, për të shmangur dëmtimet dhe vandalizimin. Në to janë lënë 100 forca policie (kur të jenë plotësisht operacionale ata duhet të bëhen 300) që i menaxhojnë 24 orë në ditë, me turne 15-ditore për secilin.

ANSA shkruan se ata po qëndrojnë në bregdetin e Shëngjinit, në hotel Rafaelo, me 5 yje me pishinë dhe spa. “Kemi ardhur për punë, por kur nuk punojmë. Qëndrojmë si turistë, na paguajnë që të bëjmë si turistë. Dje ishim në Durrës, bukuroshe, në Shkodër para dy ditësh. Nesër dua të shkoj të vizitoj Tiranën. Paguan qeveria italiane” – citon ajo një nga policët që ka folur për “Piranjat” në kamerën e fshehtë.

Shkrimi citon edhe Alfonso Colucci nga “Lëvizja 5 yjet”: “Sigurisht nuk është faji i agjentëve që janë të dëshpëruar nga një qeveri që i dërgoi të mos bëjnë asgjë. Fajin e ka Meloni me projektin e saj propagandistik të dështuar dhe të kotë, siç thotë polici në televizionin shqiptar. Një humbje e parave të italianëve, të cilëve Meloni duhet t’u kërkojë falje” – shton ai.

“Videoja që po qarkullon aktualisht në mbarë botën – vëren Filiberto Zaratti (Avs) – e bën vendin tonë qesharak dhe përgjegjësia është e Giorgia Meloni dhe qeverisë së saj”.

Ndërsa gazeta “La Repubblica” që gjithashtu i ka bërë jehonë investigimit të gazetarëve shqiptarë “Sauna, spa dhe udhëtime. Jeta e artë e agjentëve italianë në Shqipëri. Na paguajnë që të jemi turistë” – citohet në shkrim. “Një operacion i tentuar dy herë dhe dështoi po dy herë, sipas gjyqtarëve të gjykatës së Romës, sepse rregullat evropiane nuk e lejojnë” – thuhet aty.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

“Dumani, kampion kundër korrupsionit”, Kim e Kasanof: SHBA rikonfirmoi mbështetjen e fortë për luftën e Shqipërisë ndaj korrupsionit

“Dumani, kampion kundër korrupsionit”, Kim e Kasanof: SHBA rikonfirmoi mbështetjen e fortë për luftën e Shqipërisë ndaj korrupsionit

Publikuar më 10.12.2024
Altin Dumani, kreu i SPAK, u vlerësua me titullin “Kalorës i...

Altin Dumani, kreu i SPAK, u vlerësua me titullin “Kalorës i luftës kundër korrupsionit” në një ceremoni të veçantë të organizuar nga departamenti i Shtetit. Çmimi kreut të SPAK iu dha nga Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken. Ndërkohë, zv.Ndihmës Sekretarja Kryesore Yuri Kim, ish-ambasadore e SHBA në Tiranë, dhe zv.Ndihmës Sekretari Kasanof iu bashkuan […]

Lexo më shumë

Deklarata e Berishës për bashkëshorten e Veliajt se BKH i gjeti 230 mijë euro në zyrë, reagon kryebashkiaku: Hienë e xhindosur

Deklarata e Berishës për bashkëshorten e Veliajt se BKH i gjeti 230 mijë euro në zyrë, reagon kryebashkiaku: Hienë e xhindosur

Publikuar më 10.12.2024
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar sërish n...

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar sërish në lidhje me hetimin pasuror që SPAK ka nisur ndaj tij dhe mbi kontrollet e ushtruara nga agjentët e BKH-së në ambientet e familjarëve të tij. Në një postim në rrjetet sociale, Veliaj deklaron se ndryshe nga kundërshtarët e tij politik, do të jetë bashkëpunues […]

Lexo më shumë

I përfundoi mandati si gjyqtare e Kushtetueses në 10 mars? Reagon Holta Zaçaj: Jo, do të qëndroj deri në fund të vitit 2025

I përfundoi mandati si gjyqtare e Kushtetueses në 10 mars? Reagon Holta Zaçaj: Jo, do të qëndroj deri në fund të vitit 2025

Publikuar më 10.12.2024
Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj nuk pranon të ...

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj nuk pranon të largohet nga detyra. Thirrja e Gjykatës së Lartë që e ka emëruar në atë detyrë, për të deklaruar sot (10 dhjetor 2024) vakancën, u refuzua. Përmes një deklarate për shtyp, gjyqtarja Zaçaj tha se nuk do të largohet në 10 mars, por në fund të vitit […]

Lexo më shumë

Arben Ahmetaj akuzohet se shkaktoi dëm ekonomik 7 miliardë lekë, GJKKO kthen në SPAK dosjen “Buka”

Arben Ahmetaj akuzohet se shkaktoi dëm ekonomik 7 miliardë lekë, GJKKO kthen në SPAK dosjen “Buka”

Publikuar më 10.12.2024
 GJKKO i ka dhënë 3 muaj afat Prokurorisë së Posaçme pë...

 GJKKO i ka dhënë 3 muaj afat Prokurorisë së Posaçme për të plotësuar hetimet lidhur me këtë çështje. Për dosjen “Buka” është vendosur nën hetim ish-ministri Arben Ahmetaj, i cili ndodhet në arrati, ku akuzohet për veprën penale “shpërdorim detyre”, me dëm ekonomik rreth 7 miliardë lekë. Ditën e sotme ishte seanca paraprake, ku pritej kalimi i […]

Lexo më shumë

SHBA vlerësoi edhe Altin Dumanin si kampion të Antikorrupsionit, ambasada: Mbrojtën reformat dhe hetimet. Po sjellin një botë më të drejtë për qytetarët

SHBA vlerësoi edhe Altin Dumanin si kampion të Antikorrupsionit, ambasada: Mbrojtën reformat dhe hetimet. Po sjellin një botë më të drejtë për qytetarët

Publikuar më 10.12.2024
Departamenti i Shtetit i SHBA ka theksuar rëndësin...

Departamenti i Shtetit i SHBA ka theksuar rëndësinë e luftës kundër korrupsionit si një përparësi globale dhe kombëtare. Me miratimin e Konventës së OKB-së kundër Korrupsionit (UNCAC) dhe përkushtimin për transparencë dhe llogaridhënie, SHBA ka qenë lider në përpjekjet globale për qeverisje të mirë. Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare kundër Korrupsionit, janë njohur 10 kampionë globalë për përpjekjet […]

Lexo më shumë

Pas 50 vitesh sundim, shembet regjimi në Siri, familja e Bashar al-Assad largohet me avion për në Moskë, lirohen të burgosurit dhe plaçkiten pallatet e tij

Pas 50 vitesh sundim, shembet regjimi në Siri, familja e Bashar al-Assad largohet me avion për në Moskë, lirohen të burgosurit dhe plaçkiten pallatet e tij

Publikuar më 09.12.2024
Familja Assad drejtoi Sirinë për 53 vjet me një grusht të he...

Familja Assad drejtoi Sirinë për 53 vjet me një grusht të hekurt. Sot këtij realiteti i ka ardhur fundi. Presidenti Bashar al-Assad mori pushtetin në vitin 2000, pasi babai i tij kishte sunduar për gati tre dekada. Trembëdhjetë vjet më parë, ai shtypi brutalisht një kryengritje paqësore pro-demokratike, e cila u shndërrua në një luftë […]

Lexo më shumë

BKH kontrolloi shtëpinë, zyrën e gruas dhe i sekuestroi telefonin, reagon Erion Veliaj: Hetimi pasuror nga SPAK i mirëpritur, e mbështes!

BKH kontrolloi shtëpinë, zyrën e gruas dhe i sekuestroi telefonin, reagon Erion Veliaj: Hetimi pasuror nga SPAK i mirëpritur, e mbështes!

Publikuar më 07.12.2024
Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, ka reaguar pas kon...

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, ka reaguar pas kontrolleve nga Prokuroria e Posaçme dhe agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, duke sekuestruar telefonin e Ajola Xoxës. Përmes një reagimi në rrjete sociale, Veliaj shprehet se “hetimi pasuror që po kryhet ndaj meje dhe familjarëve të mi, jo vetëm janë të mirëpritura, por edhe i […]

Lexo më shumë

E krahasoi me Taulant Ballën kur u pyet nëse ishte në listat e PD-së për deputet, Basha i përgjigjet Berishës: Pranoi të jetë patronazhist i Edi Ramës

E krahasoi me Taulant Ballën kur u pyet nëse ishte në listat e PD-së për deputet, Basha i përgjigjet Berishës: Pranoi të jetë patronazhist i Edi Ramës

Publikuar më 06.12.2024
Sali Berisha hedh poshtë çdo opsion që Lulzim Basha të jetë ...

Sali Berisha hedh poshtë çdo opsion që Lulzim Basha të jetë pjesë e listave të kandidatëve të PD për deputet, në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 11 Majit 2025. Në një konferencë për shtyp nga selia blu, i pyetur nëse Basha do të kandidojë për deputet si përfaqësues i listës së PD, Berisha dha këtë […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda