×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

PS propozon që të falen gjobat e “Covid-19” dhe të ndërtimeve pa leje të vendosura nga viti 2015, Berisha del kundër

Partia Socialiste ka depozituar në Kuvend draftin për t’u shqyrtuar me procedurë të përshpejtuar në Parlament për faljen e gjobave të ndërtimeve pa leje në fshat. Drafti u firmos nga 40 deputetë dhe u bë objekt debati të ashpër në seancën e sotme parlamentare ku demokratët akuzuan PS-në se në 12 vite ka vënë gjoba të pafajshmëve, Nga ana tjetër qeveria garantoi se ligji do të miratohet brenda dhjetorit.


Në Pr/ligj parashikohet që të anulohen të gjitha masat administrative të paekzekutuara, të vendosura nga data 1 janar 2015 deri në 30 nëntor 2024 në zonat rurale për sa i takon masave administrative vendosur nga Inspektoriatet Vendore të Mbrojtjes së Territorit, Inspektoriatit Qëndror i Mbrojtjes së Territorit, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit dhe Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Gjithashtu përcaktohet dhe se kush përfiton:

– Të gjitha subjektet të cilët kanë bërë ndërtime dhe ndërhyrje në shtëpi banimi në zonat rurale, ndërtime dhe ndërhyrje në objekte ku kryhen veprimtari të prodhimit, magazinimit, përpunimit, ruajtjes dhe tregtimit të produkteve bujqësore dhe blegtorale, mbajtjes të mjeteve të punës e inputeve bujqësore dhe blegtorale.

 -Të gjitha subjektet që merren me aktivitetin e prodhimit, përpunimit, ruajtjes, tregtimit të produkteve bujqësore dhe blegtorale në zonat rurale.

-Të gjithë individët dhe subjektet në territorin e Republikës së Shqipërisë që nuk kanë zbatuar rregullat e vendosura për administrimin e situatës Covid-19 gjatë periudhës së pandemisë.

Procedurat e zbatimit të anullimit së masave administrative të papaguara miratohen nga Këshilli i Ministrave me vendim të posaçëm brenda 10 ditëve nga hyrja në fuqi të këtij ligji.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar propozimin e Partisë Socialiste për një projektligj për faljen e gjobave të vendosura ndaj qytetarëve për ndërtime pa leje.

sali berisha

Berisha e ka cilësuar këtë nismë si mashtrim, ndërsa thotë se ligji për vendosjen e gjobave është rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese.

“Në çdo vend të botës çdo gjobë e venë me atë ligj duhet t’i kthehej qytetarit. Pasi i kanë mbushur valixhet me dhjetëra miliona gjoba, tani po ia falin”, tha Berisha gjatë takimit me drejtuesit e qarqeve në selinë e PD-së.

Më tej, Berisha theksoi se detyrimi i qeverisë është t’i kthejë paratë atyre qytetarëve që kanë paguar.

Berisha: Shiko çfarë hipokritësh janë, prej disa ditësh gjykata kushtetuese ka rrëzuar ligjin e viti 2014 më të cilin kanë vënë gjoba. Në çdo vend të botës çdo gjobë e venë me atë ligj duhet t’i kthehej qytetarit. Pasi i kanë mbush valixhet me dhjetëra miliona gjoba, tani po ia falin. Po atyre që i kamë paguar? Kthejuani paratë atyre. Hajde të mashtrojmë, ja po heqim gjobat. Kthejuani atyre që ja keni marr më një ligj antikushtetues, ky është detyrimi. Janë në panik të madh. Çdo vit u bien kredencialet. Çdo ditë nxijnë krimet e tyre në botë, kjo është e vërteta.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Donald Trump bëhet presidenti i 47 i Shteteve të Bashkuara

Donald Trump bëhet presidenti i 47 i Shteteve të Bashkuara

Publikuar më 20.01.2025
Donald Trump u kthye në presidencën amerikane sot me një cer...

Donald Trump u kthye në presidencën amerikane sot me një ceremoni inaugurimi në Uashington, që e bëri atë presidentin e parë i cili do të shërbejë në mandate jo të njëpasnjëshme që nga vitet 1890. Miliona amerikanë po e ndjekin në televizion ndërsa 78-vjeçari Donald Trump filloi një mandat të ri katërvjeçar në Shtëpinë e […]

Lexo më shumë

Babai i Martin Canit: Do të protestojmë çdo datë 18, djali i vogël nuk e di që i vëllai ka ndërruar jetë

Babai i Martin Canit: Do të protestojmë çdo datë 18, djali i vogël nuk e di që i vëllai ka ndërruar jetë

Publikuar më 20.01.2025
Babai i Martin Canit, 14-vjeçarit i cili u vra pranë shkollë...

Babai i Martin Canit, 14-vjeçarit i cili u vra pranë shkollës “Fan Noli”, ka përsëritur sërish thirrjen e tij për drejtësi për ngjarjen e rëndë që i mori jetën të birit. Ëngjëll Cani, ka treguar se djali i tyre i vogël, Henri, nuk është ende në dijeni se i vëllai ka ndërruar jetë.  “Jemi në […]

Lexo më shumë

Sot inaugurimi i Donald Trump si president i SHBA-ve, detajet e ceremonisë në Capitol Hill

Sot inaugurimi i Donald Trump si president i SHBA-ve, detajet e ceremonisë në Capitol Hill

Publikuar më 20.01.2025
Donald Trump mbyll sot rikthimin mahnitës në Shtëpinë e Bard...

Donald Trump mbyll sot rikthimin mahnitës në Shtëpinë e Bardhë, teksa betohet për një mandat të dytë si president i Shteteve të Bashkuara. Pas humbjes së tij në zgjedhjet e vitit 2020, shumë menduan se e ardhmja politike e Trump mori fund. Kritikët vunë në pikëpyetje trashëgiminë e tij politike, pas skandalit të protestës në […]

Lexo më shumë

“Gjermania është bërë vështirë për gjermanët, jo më për shqiptarët”, Rama fton emigrantët të kthehen: Do të shpallim mbështetje financiare për agroturizmin

“Gjermania është bërë vështirë për gjermanët, jo më për shqiptarët”, Rama fton emigrantët të kthehen: Do të shpallim mbështetje financiare për agroturizmin

Publikuar më 18.01.2025
Kryeministri Edi Rama ka nxitur emigrantët që të kthehen në ...

Kryeministri Edi Rama ka nxitur emigrantët që të kthehen në Shqipëri dhe të investojnë në vendin e tyre. Në podcastin e tij “Flasim”, gjatë bashkëbisedimit me një çift bashkëshortësh nga Tragjasi i Vlorës, të cilët kanë një agroturizëm, ai tha se nëse djali i tyre kthehet në Shqipëri dhe e zgjerojnë më tepër aktivitetin, do […]

Lexo më shumë

Baba Mondi viziton Vatikanin, Papa: Bektashinjtë, urë pajtimi dhe pasurimi të ndërsjellë ndërmjet Lindjes e Perëndimit

Baba Mondi viziton Vatikanin, Papa: Bektashinjtë, urë pajtimi dhe pasurimi të ndërsjellë ndërmjet Lindjes e Perëndimit

Publikuar më 16.01.2025
Papa Françesku ka pritur në një takim në Vatikan kreun e bek...

Papa Françesku ka pritur në një takim në Vatikan kreun e bektashinjve Haxhi Dede Edmond Brahimaj. Gjatë bisedës me delegacionin bektashi të kryesuar nga kryegjyshi botëror, Ati i Shenjtë cilësoi të rëndësishme marrëdhëniet miqësore ndërmjet Kishës Katolike dhe Komunitetit Bektashi. Në këto kohë të vështira, të gjithë jemi të thirrur ta refuzojmë logjikën e dhunës […]

Lexo më shumë

Ndahet nga jeta Sabah Bizi, legjenda e futbollit shqiptar u shua në moshën 79-vjeçare

Ndahet nga jeta Sabah Bizi, legjenda e futbollit shqiptar u shua në moshën 79-vjeçare

Publikuar më 16.01.2025
Ndërron jetë legjenda e futbollit shqiptar, Sabah Bizi. Nder...

Ndërron jetë legjenda e futbollit shqiptar, Sabah Bizi. Nderi i kombit ndërroi jetë në moshën 79 vjeçare. Ai ka lindur në Shkodër më 26 janar 1948. Duke patur shtëpinë pranë stadiumit aty, u dashurua shumë shpejt me futbollin. Vitet kalonin dhe së bashku me të dhe dëshira e tij për t’u marrë me këtë sport […]

Lexo më shumë

Qytetari i thotë se është bërë bozë duke dalë çdo ditë në ekran, Rama: Të jesh i sigurt që nuk lë pa bërë asnjë nga punët e mia! Dita nis duke menduar çfarë do bëj për vendin

Qytetari i thotë se është bërë bozë duke dalë çdo ditë në ekran, Rama: Të jesh i sigurt që nuk lë pa bërë asnjë nga punët e mia! Dita nis duke menduar çfarë do bëj për vendin

Publikuar më 16.01.2025
Ne episodin e tetë të “Sy m’Sy”, kreu i qeverisë shqiptare, ...

Ne episodin e tetë të “Sy m’Sy”, kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama ka vendosur që t’i përgjigjet një qytetari i cili është “bezdisur” nga daljet e kryeministrit nëpër rrjetet sociale, duke e kritikuar për këtë mënyrë të qeverisjes dhe duke i kërkuar “llogari. “Mirëmëngjes. U bëre bozë çdo ditë para ekranit. Me sa dimë […]

Lexo më shumë

Agron Tufa i shkruan Berishës: Zgjedhjet për kryetar në degën nr.2 në Tiranë u manipuluan! Prapë kështu do të vazhdoni? Kush do t’u besojë?

Agron Tufa i shkruan Berishës: Zgjedhjet për kryetar në degën nr.2 në Tiranë u manipuluan! Prapë kështu do të vazhdoni? Kush do t’u besojë?

Publikuar më 16.01.2025
Ish-drejtor i Institutit të Studimeve të Krimeve të Komunizm...

Ish-drejtor i Institutit të Studimeve të Krimeve të Komunizmit, Agron Tufa nga Zvicra ku dhe prej vitesh ka marrë azil politik përmes një letre publike i është drejtuar kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berishës. Zgjedhjet e së shtunës së 11 janarit në degën e Partisë Demokratike nr.2 në Tiranë, sipas Tufës kanë qenë të manipuluara, […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda