×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

“The Guardian” flet për dështimin e marrëveshjes Meloni-Rama për emigrantët në Shëngjin dhe Gjadër, media italiane: Do të sillen të burgosurit shqiptarë në Itali

“Policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria pas boshatisjes së qendrave të emigrantëve”. E përditshmja britanike “The Guardian” i ka kushtuar vëmendje “dështimit” të marrëveshjes Rama – Meloni për qendrat e emigrantëve në Gjadër dhe Shëngjin. Sipas shkrimit të medias britanike që lapsi.al e sjell të plotë më poshtë “qendrat qëndruan hapur për më shumë se një muaj, por pranuan vetëm 24 azilkërkues, ndalimi i të cilëve u konsiderua i paligjshëm”.

Dhjetëra oficerë policie dhe punonjës socialë italianë të vendosur nga qeveria e ekstremit të djathtë të Italisë në qendrat e emigrantëve në Shqipëri janë kthyer në shtëpi, pasi rezultoi se objektet, e vlerësuara si një model për të reduktuar ardhjet e refugjatëve, kanë qenë bosh prej javësh.

Pak më shumë se një muaj pas hapjes së shumë-publikuar të qendrave të paraburgimit që kushtuan miliona euro për azilkërkuesit në Shqipëri, të cilat supozohej të pranonin deri në 3 mijë persona në muaj, më shumë se 50 oficerë policie u kthyen në Itali dy javë më parë, ndërsa dhjetëra punonjës socialë janë larguar gjatë fundjavës, pasi prania e tyre në Shqipëri është cilësuar si “të panevojshme”.

Që nga hapja e tyre më 11 tetor, vetëm 24 azilkërkues janë dërguar në qendrat në Shqipëri, me qëllim riatdhesimin e tyre në vendet e origjinës. 5 kaluan më pak se 12 orë në një nga qendrat e paraburgimit ndërsa pjesa tjetër qëndruan për pak më shumë se 48 orë.

Të gjithë u transferuan në Itali pasi gjyqtarët italianë e konsideruan të paligjshme ndalimin e tyre në Shqipëri përpara riatdhesimit në vende, si Bangladeshi dhe Egjipti, të konsideruara si “të sigurta” nga Roma. Duke vepruar në këtë mënyrë, gjyqtarët u mbështetën në një vendim të 4 tetorit nga gjykata e drejtësisë e BE-së (GJED) se një vend jashtë bllokut nuk mund të shpallej “i sigurt” nëse i gjithë territori i tij nuk konsiderohej “i sigurt”.

Si rezultat, qendrat, të prezantuara nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, si një model i ri për krijimin e qendrave të përpunimit dhe ndalimit për azilkërkuesit jashtë BE-së, janë bosh prej më shumë se një muaji.

Në një kohë kur qeveria italiane po përpiqet të balancojë buxhetin – duke shkurtuar fondet për arsimin, shëndetësinë dhe sigurimet shoqërore – partitë opozitare e kanë përshkruar marrëveshjen, që do të kushtojë rreth 1 miliard euro gjatë 5 viteve, si një “katastrofë financiare”. 

“Misioni u krye!” – tha Riccardo Magi, presidenti i partisë së majtë opozitare “Più Europa” (Më shumë Evropë). “Qeveria ka pasur sukses në përpjekjet për riatdhesim. Emigrantët? Jo, operatorë italianë të dërguar në Shqipëri, të cilët do të kthehen në shtëpi brenda fundjavës. Qeveria fillimisht shpenzoi një shumë të madhe fondesh publike, më pas me qendrat e zbrazura, solli disa punonjës policie në Itali dhe tani edhe punonjësit socialë po kthehen në shtëpi. Ky është një dështim epokal.”

Skema ka çuar në një përplasje mes qeverisë italiane dhe gjyqtarëve, të cilët janë akuzuar nga partitë e ekstremit të djathtë për pengim të projektit.

Nicola Gratteri, kryeprokurori i Napolit dhe një nga gjyqtarët më autoritarë në Itali, tha në një intervistë televizive këtë javë: “Ne duhet të ndalojmë së sulmuari gjyqtarët vetëm sepse nuk na pëlqen një vendim. Nuk dua të jap një gjykim politik, por them se në këtë moment në Shqipëri janë 250 oficerë ligjzbatues që mezi po bëjnë asgjë. Është humbje të mbash 250 oficerë policie në një mision në Shqipëri, ndaj mendoj se ata duhet të kthehen në Itali ku po luftojmë me mungesën e personelit për mijëra policë”.

Qeveria italiane ka thënë se qendrat në Shqipëri “do të mbeten të hapura dhe funksionale” dhe se transferimet në Itali janë bërë sipas nevojave të personelit. Megjithatë, besueshmëria e kryeministres së Italisë, Giorgia Meloni, është në rrezik pasi ajo e bëri emigracionin një çështje qendrore të fushatës. Në të kaluarën ajo ka kritikuar paraardhësit për shpenzimin e parave publike për menaxhimin e krizës së migracionit. Transporti nga deti në një anije ushtarake italiane me vetëm 8 burra që mbërritën në Shqipëri gjatë një fundjave në mes të nëntorit kushtoi 250,000 €, më shumë se 31,000 € për një azilkërkues në bord.

Elisabetta Piccolotti, një deputete e partisë së Aleancës së Gjelbër dhe të Majtë, u shpreh: “Qeveria ka dështuar duke e ditur se do të dështonte. Ata kanë shpenzuar një mal me para dhe kanë luajtur me të drejtat e njerëzve. Kjo do të mbetet në histori si një faqe e turpshme për vendin tonë.” 

Mediat italiane i ka kushtuar mjaft vëmendje ditët e fundit boshatisjes së kampit të Gjadrit dhe atij të portit të Shëngjinit nga administrata italiane. Goditjet që i dhanë gjykatat italiane marrëveshjes Rama – Meloni kanë bërë që pas dy dërgesave të para të emigrantëve, qeveria e Romës ka vendosur të bëjë një hap pas. Për momentin nuk do të ketë dërgesa të reja emigrantësh derisa të shprehet Gjykata Europiane e Drejtësisë.

Gazeta italiane “Il Tempo” raporton se qeveria e Giordia Melonit është duke menduar që tani një “plan B” për të justifikuar shpenzimet për ngritjen e qendrave. Sipas saj në qeverinë italiane është duke u diskutuar mundësia që kampi i Gjadrit të kthehet në një burg ku do të dërgohen shqiptarët që vuajnë dënimet e tyre në burgjet italiane.

Në këtë mënyrë sipas gazetës qeveria italiane shpreson të lehtësojë mbingarkesën në burgjet italiane që tashmë janë në 130% të tyre si dhe të reduktojë kostot që ka për mbajtjen e këtyre të burgosurve. Sipas të njëjtave burime janë rreth 2800 të dënuar shqiptarë që qëndrojnë në burgjet italiane. Në shkrim flitet gjerësisht për bashkëpunimin në rritje të autoriteteve shqiptare dhe atyre italiane në fushën e drejtësisë.

“Nisur nga ky bashkëpunim, bisedime të vazhdueshme konfidenciale po bëhen lidhur me hipotezën e rizhvillimit të qendrave për emigrantët në burgje, në mënyrë që të lehtësohet sistemi ynë penitenciar, i cili është gjithnjë e më i mbushur me njerëz dhe më pak i menaxhueshëm.

Ideja bazohet në një protokoll efektiv tashmë në përdorim që nga koha e kryeministrave Fatos Nano dhe Silvio Berlusconi, për të mos përmendur që Italia dhe Shqipëria janë përfshirë prej vitesh në marrëveshje ministrore dhe në departamentin e burgjeve, aq sa Italia në të shkuarën ka financuar ndërtimin e dy burgjeve në Shqipëri” – thuhet ndër të tjera në shkrim.

“Përballë mbipopullimit të burgjeve italiane, që e kalon 130% dhe me gjithnjë e më shumë vetëvrasje të të burgosurve kanë dalë propozimet për të përdorur zonën e Lezhës, në veri të qytetit të dy shqiponjave, për të burgosurit shqiptarë të dënuar në Itali” – citon shkrimi.
Ndërsa për ndërtesat e ngritura në Portin e Shëngjinit thuhet se ato mund të vijojnë të përdoren për të pritur emigrantë që kapen përgjatë rrugës ballkanike, në bashkëpunim me Bashkimin Evropian.

“Këto ndërhyrje do të përfaqësonin një “win-win” për të dy vendet në anët e kundërta të Adriatikut. Autoritetet shqiptare do të donin gjithashtu të shfrytëzonin këtë mundësi për t’u pozicionuar në qendër të vëmendjes evropiane, ndoshta në funksion të procesit të anëtarësimit në BE” – citon shkrimi.

Marrëveshja e nënshkruar vitin e kaluar midis Romës dhe Tiranës parashikonte që Shqipëria të priste deri në 3 mijë emigrantë në vit me një kosto prej të paktën 670 milionë euro për 5 vjet. “Tani Italia po përpiqet të korrigjojmë situatën, duke parandaluar që një projekt ambicioz dhe i guximshëm të kthehet në një Titanik politik” – shkruan “Il Tempo”.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Ish-presidenti deklaroi se toka e klubit “Partizani” ishte blerë nga italianët, dhëndri i Berishës padit Alfred Moisiun për shpifje në gjykatë

Ish-presidenti deklaroi se toka e klubit “Partizani” ishte blerë nga italianët, dhëndri i Berishës padit Alfred Moisiun për shpifje në gjykatë

Publikuar më 14.07.2025
Pas deklaratave të ish-presidentit Alfred Moisiu, mbrëmjen e...

Pas deklaratave të ish-presidentit Alfred Moisiu, mbrëmjen e djeshme në emisionin “Off the Record” në A2 CNN, për rastin “Partizani”, ka reaguar sot Jamarbër Malltezi, i cili thotë se do ta padisë ish-presidentin në gjykatë për shpifje. Në një postim në Facebook, ai i cilëson shpifje deklaratat e ish-kreut të shtetit, i cili tha se toka […]

Lexo më shumë

Ndërtimet pa leje, kryeministri Rama: Çdo godinë do të rrafshohet, nuk është aksion, por reformë

Ndërtimet pa leje, kryeministri Rama: Çdo godinë do të rrafshohet, nuk është aksion, por reformë

Publikuar më 14.07.2025
Nga Thethi e deri te ndërtimet pa leje në Jug e në të gjithë...

Nga Thethi e deri te ndërtimet pa leje në Jug e në të gjithë Shqipërinë, Kryeministri Edi Rama pohoi se çdo godinë do të rrafshohet. Gjatë takimit me deputetët e zgjedhur dhe kandidatët e 11 majit për Tiranën, Rama tha se ky nuk është një aksion por reformë që do të vijojë gjatë. Kërkoi sërish […]

Lexo më shumë

Vijon prishja e ndërtimeve pa leje në Theth, banorët hedhin molotovë ndaj fadromave të IKMT-së dhe tentojnë të djegin urën e drurit (VIDEO)

Vijon prishja e ndërtimeve pa leje në Theth, banorët hedhin molotovë ndaj fadromave të IKMT-së dhe tentojnë të djegin urën e drurit (VIDEO)

Publikuar më 11.07.2025
Thethi, që duhej të ishte një nga destinacionet më të vizitu...

Thethi, që duhej të ishte një nga destinacionet më të vizituara të verës për bukuritë e tij natyrore, këto ditë është shndërruar në epiqendrën e një kaosi të vërtetë. Aksioni i IKMT-së për shembjen e ndërtimeve pa leje ka përshkallëzuar përplasjet me banorët, duke kulmuar ditën e sotme me përdorimin e molotovëve ndaj mjeteve të […]

Lexo më shumë

Kryeministri Edi Rama ultimatum kryetarëve të bashkive: Deri ditën e hënë të gjithë kryetarët e njësive administrative të jenë të shkarkuar

Kryeministri Edi Rama ultimatum kryetarëve të bashkive: Deri ditën e hënë të gjithë kryetarët e njësive administrative të jenë të shkarkuar

Publikuar më 11.07.2025
Kryeministri Edi Rama, në mbledhjen me Kryebashkiakët në Dur...

Kryeministri Edi Rama, në mbledhjen me Kryebashkiakët në Durrës, ka dhënë ultimatum që të gjithë kryetarët e njësive administrative duhet të jenë të shkarkuar deri ditën e hënë. “Shpresoj që ditën e hënë të gjithë kryetarët e njësive administarive të jenë të shkarkuar”, tha Rama. Kreu i qeverisë u shpreh se të gjithë kryetarët e njësive administrative […]

Lexo më shumë

U mbyt në Liqenin e Shkodrës pasi shpëtoi 2 turistët izraelitë, qeveria shpall “Dëshmor të Atdheut” kapitenin Arben Anamali

U mbyt në Liqenin e Shkodrës pasi shpëtoi 2 turistët izraelitë, qeveria shpall “Dëshmor të Atdheut” kapitenin Arben Anamali

Publikuar më 10.07.2025
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me një mesazh në rrjetin so...

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me një mesazh në rrjetin social Facebook, duke nderuar Kapiten Arben Anamalin, i cili humbi jetën gjatë një aksioni heroik për shpëtimin e dy turistëve në Liqenin e Shkodrës. “U prehsh në paqe, dëshmor i atdheut,” shkruan Kryeministri në postimin e tij, duke e cilësuar kapitenin si një hero të […]

Lexo më shumë

Deputetja e PS-së mbron ndërhyrjen e qeverisë në Theth: U prek një plagë që po thellohej, natyra dhe historia nuk falin. Banori: Turistët po largohen nga frika, aksioni duhet të kryhej në një periudhë tjetër 

Deputetja e PS-së mbron ndërhyrjen e qeverisë në Theth: U prek një plagë që po thellohej, natyra dhe historia nuk falin. Banori: Turistët po largohen nga frika, aksioni duhet të kryhej në një periudhë tjetër 

Publikuar më 10.07.2025
Marjana Koçeku e cila fitoi mandatin e deputetes në zgjedhje...

Marjana Koçeku e cila fitoi mandatin e deputetes në zgjedhjet e 11 majit nën siglën e Partisë Socialiste, ka reaguar në rrjete sociale në lidhje me përplasjen e banorëve të Thethit me policinë dhe IMKT-në, të cilët kanë zbarkuar për të shembur ndërtimet pa leje në zonë. Marjana Koçeku shprehet në rrjete sociale se në […]

Lexo më shumë

Myslim Murrizi: Me këta mender drejtues e deputetë bythecë të PD, që i urrejnë dhe në lagjet e tyre, “revolucioni” do të ndryshket me mendjen e çdo idioti apo debili politik qe i mendon njerëzit si ushtarë

Myslim Murrizi: Me këta mender drejtues e deputetë bythecë të PD, që i urrejnë dhe në lagjet e tyre, “revolucioni” do të ndryshket me mendjen e çdo idioti apo debili politik qe i mendon njerëzit si ushtarë

Publikuar më 10.07.2025
Myslim Murrizi ka “uruar” për fillimin e pushimeve, drejtues...

Myslim Murrizi ka “uruar” për fillimin e pushimeve, drejtuesit e Partisë Demokratike. Sipas tij, në shtator ata di rikthehen në Kuvend e do bëjnë shou, ngjasme po “vriten” për demokracinë, siç bënë katër vitet e shkuara. “Asnjeri nuk pipëtin, nuk belbezon e nuk flet më per “masakren” zgjedhore qe do gjenin gjate “rinumerimit” nga patronazhistet […]

Lexo më shumë

Rama reagon sërish për zaptimin e hapësirave publike, në Theth banorët përleshen me policinë. Banori shpërthem në lotë: Ikën kursimet e një jete! Ishte e vetmja mënyrë për të mbijetuar

Rama reagon sërish për zaptimin e hapësirave publike, në Theth banorët përleshen me policinë. Banori shpërthem në lotë: Ikën kursimet e një jete! Ishte e vetmja mënyrë për të mbijetuar

Publikuar më 09.07.2025
Kryeministri Edi Rama ka reguar sërish lidhur me aksionin nd...

Kryeministri Edi Rama ka reguar sërish lidhur me aksionin ndaj zaptimit të hapësirave publike në të gjithë vendin, ku ka paralajmëruar reforma të reja ligjore. Rama njofton se problemet për “tokat e xanuna në kurriz të komunitetit”, do të adresohen rrënjësisht me një reformë të re ligjore të kontrollit e të zhvillimit të territorit. Po ashtu, kreu […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda