Kuvendi i Shqipërisë ka gjobitur disa nga deputetët e opozitës, pas incidenteve të shkatuara me djegien e karrigeve gjatë seancave plenare.
Sipas faturës, dëmet e shkaktuara janë në shumën 764.922 mijë lekë.
Përgjegjës për dëmet janë deputetët Gazmend Bardhi, Flamur Noka, Bledion Nallbati dhe Elda Hoti, të cilët do paguajnë si më poshtë:
-Gazment Bardhi duhet të zhdëmtojë dëmet me vlerë 209.175 lekë.
-Flamur Noka duhet të zhdëmtojë dëmet me vlerë 187.455 lekë.
-Bledion Nallbati Nallbati duhet të zhdëmtojë dëmet me vlerë 187.455 lekë.
-Elda Elda Hoti duhet të zhdëmtojë dëmet me vlerë 180. 837 lekë.
Deputetët demokratë kanë afat për pagimin e tarifës deri në datë 20 nëntor, në të kundërt lekët do t’u mbahen nga rroga.
Deputetët e Partisë Demokratike dogjën karriget e Kuvendit më 30 shtator, në shenjë proteste pas dënimit me burg nga Gjykata e Apelit të kolegut të tyre, Ervin Salianji. Një javë më pas, opozita organizoi edhe një protestë kombëtare në Tiranë.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/