×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

“A ke lëvizur fijet për ta burgosur Salianjin?”, Fatmir Xhafaj përlotet në emision: U kërkoj falje familjarëve për dhimbjen që u kam shkaktuar

Ish-ministri i Brendshëm dhe deputeti socialist, Fatmir Xhafaj, ka qenë i ftuar mbrëmë në “Opinion” për të folur lidhur me çështjen “Babale”. Ka qenë moderatori i këtij emisioni, Blendi Fevziu i cili në fillim të intervistës iu drejtua Xhafajt me pyetjen: A keni qenë influencues, apo njeriu që keni lëvizur fijet për të çuar në burg Salianjin? Kësaj pyetje Xhafaj ka vendosur t’i përgjigjet duke thënë se ka pritur 6 vite që të diltë e vërteta dhe të zbardhej kjo çështje.

Fevziu, Salianji dhe Xhafaj

Sipas Xhafajt, Salianji është dënuar sepse ka krijuar me qëllim prova të rreme për të inicuar një proces penal për vëllain e tij me synim që ta godiste atë si politikan dhe si Ministër i Brendshëm aso kohe.

“Ervin Salianji nuk është dënuar sepse tha publikisht që vëllai im ka pasur një dënim penal dhe as sepse tha se këtë dënim nuk ishte duke e vuajtur në ato momente. Është dënuar se me qëllim ka krijuar prova të rreme për të inicuar një proces penal për vëllain tim me synimin për të më goditur mua si politikan dhe si ministër i brendshëm në atë kohë”, tha Xhafaj ndër të tjera.

Blendi Fevziu: A keni qenë influencues, apo njeriu që keni lëvizur fijet për ta çuar në burg Salianjin?

Fatmir Xhafaj: Kjo është hera e parë që flas pas 6 vjetësh në një emision televiziv për këtë gjë. E rëndësishme ka qenë e vërteta në këtë proces. Kam pritur 6 vjet për t’u zbardhur e vërteta sipas drejtësisë, kam pritur të dy shkallët e gjykimit që drejtësia të bënte punën e vet.

Unë nuk do dëshiroja të shihja një politikan në burg për kallëzim të rremë. Ajo që ka ndodhur është shumë e rëndë edhe më shumë se dënimi në vetvete i një personi për efektit të dramës njerëzore, por edhe efektit që ka në politikë dhe në shoqëri. Nuk ka 2 standarde drejtësia. Ky është një shembull i mirë që tregoi që kur krijon prova të rreme, duhet të përgjigjesh për kallëzim të rremë.

Ka 6 vjet që çfarë nuk dëgjoj për këtë histori. Kam të drejtë morale në emër mbi të gjithë atyre që është hedhur baltë. Janë vrarë dhe rivrarë për fakte të pavërteta. Edhe ky është një shembull që duhet të aplikohet drejtësia. Ka plot të tilla që janë ndjekur gjyqësisht në dijeninë time. Kjo duhet të jetë rruga e vetme si duhet të zgjidhen gjërat në shoqëri.

Ervin Salianji nuk është dënuar sepse tha publikisht që vëllai im ka pasur një dënim penal dhe as sepse tha se këtë dënim nuk ishte duke e vuajtur në ato momente. Është dënuar se me qëllim ka krijuar prova të rreme për të inicuar një proces penal për vëllanë tim me synimin për të më goditur mua si politikan dhe si ministër i brendshëm në atë kohë.

Në fillim të pjesës së dytë të emisionit, Xhafaj i kërkoi disa sekonda kohë gazetarit Blendi Fevziu. I përlotur,  Xhafaj u kërkoi falje publikisht familjarëve të tij për dhimbjen që ka shkaktuar karriera e tij politike. Deputeti i PS kujtoi edhe fjalët e nënës së tij që i rëndojnë ende sot.

“Më lër 30 sekonda t’u kërkoj falje familjarëve të mi, shumë falje. Gjithë familjarëve të mi t’i kërkoj falje, nipërve dhe mbesave, edhe fëmijëve të atij vllait tim për dhimbjen që u kam shkaktuar. Të gjitha ato që vuajnë ata, vuajnë vetëm sepse unë kam qenë në politikë. Nëse unë nuk do të isha këtu ku  jam dhe nuk do të kisha bërë këto, ata nuk do t’i kishin vuajtur këto, do të ishin njerëz të zakonshëm, do të kishin ndenjur në qetësinë e tyre. Nëna ime më ka thënë një herë shumë mirë, ‘Biri im, nuk kam vetëm një fëmijë, janë edhe këta të tjerët”, tha Xhafaj.

Ish-ministri u shpreh se përgjatë gjithë këtyre viteve si pjesë e politikës shqiptare ka mbajtur detyrat e tij me nder dhe asnjëherë nuk ka përfituar nga posti i tij për të favorizuar familjarët e tij.

Madje sipas deputetit socialist në kohën kur ai ishte ministër kishte bërë një “pakt” me familjarët e tij të cilët pa çka meritave dhe punës së tyre nuk duhet të pranonin poste drejtuese.

Gjithashtu, Xhafaj tha se ndryshe nga kolegët e tij demokratë, ai pa çka se ka një sërë provash inkriminuese për familjarët e tyre asnjëherë nuk i ka përdorur dhe nuk do t’i përdorë.

“Hapeni i kam 25 vite që flas në këtë parlament. Nuk gjendet asnjë rast i vetëm që unë të kem fyer njeri. Po të them një gjë tjetër, megjithëse kam pasur prova edhe për vëllezërit e këtyre personave që më akuzojnë dhe kurrë nuk i kam përdorur. Më ka

Me hallin që më zuri mua mendonin që do i thoja 99 e tyre po unë thashë jo nuk kam punë me familjarët e tyre, unë nuk shfrytëzoj familjarët, hallin. Të ndodhë një gjë e tillë është dhimbje.

Kam 25 vite, kam qenë ministër i ndërtimit dhe turizmit, kam firmosur me dhjetëra leje, ministër i brendshëm, ministër i drejtësisë dhe të deklaroj që nuk gjendet asnjë rast që të kem shfrytëzuar postin tim për të përfituar një familjar imi. Përkundrazi familjarët tim kanë vuajtur për këtë shkak, dhe u jam mirënjohës që s’më kanë vënë në pozitë. E vetmja histori është historia e dhimbshme e një djali të ri 22 vite më parë. Nuk gjen një familjar timin të emëruar në një punë.

Kur isha unë ministër, motrën time, kunatën e kanë propozuar për drejtoreshë spitali, dhe motra ime u ka thënë që sa kohë vëllai im të jetë ministër unë s’mund të jem drejtoreshë. Jam i qetë dhe krenar për këtë që kam bërë”, tha ish-ministri Xhafaj duke theksuar më tej se si ministër i Brendshëm është larguar me dëshirën e tij, duke hedhur poshtë aludimet se është shkarkuar nga kryeministri Edi Rama pas akuzave të demokratëve për vëllain e tij.

“Nuk më ka larguar Edi Rama, kam dhënë dorëheqje me shkrim. Edi Rama e ka marrë vesh kur i ka shkuar dorëheqja me shkrim. Për dorëheqjen time e ka ditur vetëm familja dhe letrën ma ka korrigjuar vajza ime e madhe”, tha ai.

Gjithashtu gjatë kësaj interviste, ish-ministri Xhafaj ka folur edhe për dënimin e të vëllait në Itali për trafik kanabisi. Xhafaj tregoi dhe arsyet se pse ai nuk iu dorëzua autoriteteve italiane për të kryer dënimin me burg pas vendimit të Gjykatës së Aplit në Itali.

“Kjo histori ka ndodhur në vitin 2000, në 2002 është akuzuar si pjesë e një veprimtarie kriminale e trafikut të kanabisit, për një episod që kishte ai vetë. Ka qëndruar 1 muaj e gjysmë është dëbuar nga Italia, i kanë thënë italianët ik.

E përzunë nga burgu e i thanë ik. E ka iku. Si do thoshte do rri këtu. Ka vazhduar procesi gjyqësor, ai ka marrë pjesë me avokat në proces gjyqësor. Ka mbaruar vendimi, ka marrë fuqi vendimi në 2011. Ka qenë këtu. Nga Apeli u dënua me 7 vite e dy muaj.

Ju falën tre vjet, i mbetën dhe 4. Autoritetet italiane nuk e kërkuan. Në vendet e tjera të BE ka dalë dhe ka hyrë. Nuk i erdhi asnjë letër që të bënte burgun. Nëse vëllai im do të shkonte në gjykatën shqiptare do merrte vendimin e italianëve nuk do të dënohej se ishte e parashkruar. Nëse do bënte njohjen e vendimin këtu nuk do bënte një ditë, e vonoi atë dhe bëri gabim. Nuk ishte e parashkruar vepra e tij.

Vajti në Itali u paraqit me inciativën e tij. Iu është dashur italianëve ditë që të gjenin dosjen. U paraqit bëri një proces nga katër vjet s’ka arritur të bëjë as gjysmën. Ka dalë dhe është futur në punë. Ka qenë në marrëdhënie pune. Tani ka ardhur në Shqipëri pas zgjedhjeve të 2021. Zotëri mos hajde këtu se janë zgjedhjet se erdhi të merrej me zgjedhjet e vëllait. Erdhi pas zgjedhjeve të 2021. Që atëhere hyn e del normalisht në Itali e në çdo vend tjetër”, tha Xhafaj ndër të tjera.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Rama publikon fotot nga 21 Dhjetori, nxjerr “tokat e xanuna” në Tiranë dhe paralajmëron zaptuesit: Gjoba dhe ndjekje penale

Rama publikon fotot nga 21 Dhjetori, nxjerr “tokat e xanuna” në Tiranë dhe paralajmëron zaptuesit: Gjoba dhe ndjekje penale

Publikuar më 05.07.2025
Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar personat që kanë zënë...

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar personat që kanë zënë padrejtësisht hapësirat publike në Tiranë se do të përballen jo vetëm me gjoba, por edhe ndjekje penale. Duke postuar disa foto nga zona e 21 Dhjetorit në kryeqytet, Rama tha se nuk do të ketë tolerim për këto veprime. “Situatë klasike “toke të xanun” në Tiranë, […]

Lexo më shumë

Rama zhvillon një takim rrufe me drejtorët në bashkinë e Vlorës: Që nga ky moment, të gjithë jeni të shkarkuar, kryetari i Bashkisë duhet t’i firmosë menjëherë

Rama zhvillon një takim rrufe me drejtorët në bashkinë e Vlorës: Që nga ky moment, të gjithë jeni të shkarkuar, kryetari i Bashkisë duhet t’i firmosë menjëherë

Publikuar më 03.07.2025
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar mëngjesin e së enjtes një...

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar mëngjesin e së enjtes një takim urgjent në ambientet e Bashkisë së Vlorës. Në këtë mbledhje me dyer të mbyllura, të pranishëm kanë qenë kryetari i Bashkisë, Ermal Dredha, drejtues të drejtorive vendore, deputetët aktualë dhe ata të zgjedhur nga zgjedhjet e 11 majit. Top Channel raporton se takimi ka […]

Lexo më shumë

Sulmi kibernetik ndaj faqes së Bashkisë së Tiranës, shtyhet afati për regjistrimin në çerdhe, aplikimet do të lejohen deri në 30 Qershor

Sulmi kibernetik ndaj faqes së Bashkisë së Tiranës, shtyhet afati për regjistrimin në çerdhe, aplikimet do të lejohen deri në 30 Qershor

Publikuar më 24.06.2025
Pas sulmit kibernetik të ndodhur më 20 qershor ndaj sistemit...

Pas sulmit kibernetik të ndodhur më 20 qershor ndaj sistemit të Bashkisë së Tiranës, është ndërprerë funksionimi i platformës online e-femijet.tirana.al, përmes së cilës kryheshin aplikimet për regjistrimin e fëmijëve në çerdhe dhe kopshte publike. Për këtë arsye, Bashkia e Tiranës ka vendosur të shtyjë afatin e aplikimeve deri më 30 qershor 2025, duke ofruar […]

Lexo më shumë

Urdhri i kryebashkiakut Vangjel Tavo: Pezullohen ndërtimet në Himarë gjatë sezonit turistik

Urdhri i kryebashkiakut Vangjel Tavo: Pezullohen ndërtimet në Himarë gjatë sezonit turistik

Publikuar më 16.06.2025
Kryetari i Bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo, ka urdhëruar p...

Kryetari i Bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo, ka urdhëruar pezullimin e të gjitha punimeve ndërtimore në zonën turistike të qytetit nga 15 qershori deri më 15 shtator, për të ruajtur ambientin dhe pamjen gjatë sezonit turistik. Urdhri vlen për të gjitha subjektet që kanë leje ndërtimi nga Bashkia. Subjektet ndërtuese duhet të sigurojnë rrethimin dhe […]

Lexo më shumë

Nëna e 14-vjeçarit rrëfehet mes dhimbjes: Dyshoj se xhelozia çoi në vrasjen e Martin Canit. Shkolla nuk na ka kontaktuar

Nëna e 14-vjeçarit rrëfehet mes dhimbjes: Dyshoj se xhelozia çoi në vrasjen e Martin Canit. Shkolla nuk na ka kontaktuar

Publikuar më 16.06.2025
Në një rrëfim prekës për emisionin “Me Zemër të Hapur” në Ne...

Në një rrëfim prekës për emisionin “Me Zemër të Hapur” në News24, Florina Cani, nëna e 14-vjeçarit Martin Cani, i cili u vra pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë, ka folur për dhimbjen e thellë që familja po përjeton dhe për mungesën e çdo reagimi institucional pas tragjedisë. Sipas saj, ngjarja tragjike mund të jetë […]

Lexo më shumë

Natë ferri për Lindjen e Mesme, Izraeli dhe Irani në prag të luftës totale

Natë ferri për Lindjen e Mesme, Izraeli dhe Irani në prag të luftës totale

Publikuar më 16.06.2025
Një përshkallëzim dramatik ka shpërthyer në Lindjen e Mesme,...

Një përshkallëzim dramatik ka shpërthyer në Lindjen e Mesme, pasi Izraeli kreu një seri goditjesh ajrore në zemër të territorit iranian, duke vrarë krerët më të lartë ushtarakë të Gardës Revolucionare dhe disa shkencëtarë bërthamorë. Sulmet, që goditën edhe objektin kyç të pasurimit bërthamor në Natanz, janë cilësuar nga Irani si një “shpallje lufte”, ndërsa Ajatollah Khamenei […]

Lexo më shumë

Berisha nuk paraqitet në SPAK për masën e sigurisë, shkak një gjendje virale

Berisha nuk paraqitet në SPAK për masën e sigurisë, shkak një gjendje virale

Publikuar më 16.06.2025
Kryetari i PD, Sali Berisha duhej të paraqitej ditën e sotme...

Kryetari i PD, Sali Berisha duhej të paraqitej ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme, në zbatim të masë së sigurisë të vendosur ndaj tij nga gjykata, “detyrim paraqitje”. Gazetarja Klodiana Lala raporton se arsyeja e mos paraqitjes në orën 10:00, është se kryedemokrati është i sëmurë me virozë. I pranishëm ishte vetëm një nga […]

Lexo më shumë

Berisha akuzon qeverinë për farsë elektorale: U kërkoj shqiptarëve të kenë durim. Votën me kallashnikov nuk e mbrojmë, por tani fillon lufta

Berisha akuzon qeverinë për farsë elektorale: U kërkoj shqiptarëve të kenë durim. Votën me kallashnikov nuk e mbrojmë, por tani fillon lufta

Publikuar më 28.05.2025
Sali Berisha në një konferencë për media, ka parashtruar ato...

Sali Berisha në një konferencë për media, ka parashtruar ato që i cilëson dokumente që vërtetojnë se zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri, kanë qenë një farsë elektorale. Berisha, tha se votën e shqiptarëve nuk e mbrojnë dot me kallashnikov, por shtoi se zotërojnë dokumente dhe se lufta për votën e lirë është vetëm në […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda