Nikol Lekndreaj është efekivi i FNSH-së që humbi jetën si pasojë e një aksidenti në Shkodër.
52-vjeçari po kthehej në shtëpi pasi kishte pirë kafe me miqtë kur humbi kontrollin e motorit dhe ra nga ura e Bardhajve. Dyshohet se aksidenti ndodhi për shkak të stuhisë dhe erës së fortë.
Policia ka dhënë detaje nga aksidenti tragjik ku humbi jetën efektivi i FNSH-së, Nikol Lekndreaj. Sipas uniformave blu ngjarja ndodhi rreth orës 02:50, në fshatin Bardhaj dhe 51-vjeçari, punonjës policie i Forcës Kombëtare të Sigurisë në Njësinë Shkodër, ishte jashtë orarit të shërbimit.
Dyshohet se ai ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motori për shkak të motit të keq duke dalë nga rruga dhe ka rënë në një kanal.
Efektivi është marrë nga rrjedha e ujit dhe për pasojë ka humbur jetën. Trupi i tij u gjet përgjatë orëve të para të mëngjesit nga shërbimet e policisë gjatë kontrollit të kanalit që të çon në lumin Kir.
Njoftimi i policisë:
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 02:50, në fshatin Bardhaj, shtetasi N. L., 51 vjeç, (punonjës policie i Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër, i cili ishte jashtë orarit të shërbimit), duke drejtuar motomjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit, si pasojë e motit të keq, dhe për pasojë motomjeti ka dalë nga rruga, duke rënë në një kanal me ujë.
Shtetasin N. L. e ka marrë rrjedha e ujit dhe për pasojë ka humbur jetën.
Shërbimet e Policisë, përgjatë orëve të mëngjesit, gjatë kontrollit të kanalit që të çon në lumin Kir, kanë bërë të mundur gjetjen e trupit të pajetë të 51-vjeçarit.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të këtij rasti.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/